Vala e re e emigracionit masiv që ka përfshirë vendin po reflektohet në numrin e lartë të shtetësive që po marrin shqiptarët në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se për shtetasit shqiptarë u dhanë 48 mijë shtetësi nga vendet e BE-së ku ata jetonin, duke i renditur ata të tretët, pas Sirisë dhe Marokut, dy shtete me një popullsi shumë më të lartë sesa Shqipëria.
Italia është vendi që ka dhënë më shumë shtetësi për shqiptarët, me 66% të totalit, e ndjekur nga Greqia, me 22.3, Gjermania 6.6%, Suedia 1.6% dhe të tjerat 3.8%.
Në Greqi, shqiptarët renditen të parët për marrjen e shtetësisë, dhe në Itali po ashtu.
Eurostat njoftoi se në vitin 2024, pothuajse 1.2 milionë persona fituan shtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin, një rritje prej 11.6% (+122 700 persona) krahasuar me vitin 2023. Numri i shtetësive të dhëna u rrit me 54.5% krahasuar me vitin 2014, kur u dhanë gjithsej 762 100 shtetësi.
Pjesa më e madhe e këtyre shtetësive të reja u dha nga Gjermania (288 700; 24.5% e totalit të BE-së), Spanja (252 500; 21.4%) dhe Italia (217 400; 18.5%).
Shumica e përfituesve (88.0%) ishin nga vende jashtë BE-së, ndërsa shtetasit e vendeve të tjera të BE-së përbënin 10.6%.
Në vitin 2024, ashtu si edhe një vit më parë, shtetasit sirianë përbënin grupin më të madh të qytetarëve të rinj të BE-së, me 110 100 shtetësi të dhëna. Shtetasit marokenë ishin grupi i dytë më i madh, me 97 100 shtetësi të dhëna, të ndjekur nga shqiptarët (48 000).
Norma e natyralizimit tregon numrin e personave që fitojnë shtetësinë në një vend gjatë një viti, në raport me numrin total të banorëve jo-shtetas në fillim të atij viti.
Në vitin 2024, Suedia regjistroi normën më të lartë të natyralizimit ndër vendet e BE-së, me 7.5 shtetësi të dhëna për çdo 100 banorë jo-shtetas, e ndjekur nga Italia (4.1) dhe Spanja dhe Holanda (secila me 3.9).
Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në Lituani (0.1), Bullgari dhe Estoni (secila me 0.3).
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
27 Mars16:47
A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve theksoi faktin që të dy grupimet janë vëllezër me njëri tjetrin dhe besimtarët duhet...
SOCIALE
27 Mars10:07
Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%; Importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër
Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, e ndikuar nga sh...
SOCIALE
26 Mars22:34
Presioni në tregun e punës, bizneset rrisin pagat, por sakrifikojnë shpërblimet dhe trajnimet
Tregu i punës në vendin tonë po kalon një fazë, ku mungesa e krahut të punës po detyron sipërmarrjet të ndryshojn&e...
SOCIALE
26 Mars22:26
“Po na “rrjepin” në Shqipëri”/ Denoncimi: Shihni sa kushton litri i naftës në Slloveni
Një qytetar shqiptar që po udhëton nëpër Evropë ka ndarë një mesazh, duke nxjerrë në pah realitetin e hidhur...
SOCIALE
26 Mars21:10
Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe dëmton murin e shkollës
Era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorë, duke sjellë edhe dëme materiale pranë shkollës 'Marigo Posio'.
Sipas i...
SOCIALE
26 Mars20:12
Nga konfliktet verbale te plagosja me thikë/ Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës
Sherr për një fjalë dhe… një nxënës në spital. Kjo nuk është skenë filmi. Është një dit&...
SOCIALE
26 Mars17:37
Qeveria lë gratë pa raportet e lejeve të lindjes, pasi nuk punon sistemi
Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në vend që t’i nxisë ato, po pengon me burokraci dhe ato femra q&eum...
SOCIALE
26 Mars17:00
Prishet sera e fermerit në Dimal, tensione në Samaticë mes pronarit dhe IMT
Situatë e tensionuar është regjistruar në fshatin Samaticë mes një fermeri dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ...
SOCIALE
26 Mars14:08
Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia
Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind viti...
SOCIALE
25 Mars21:10
561 milionë euro për një vit, të huajt po blejnë Shqipërinë
Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të katërtin vit radhazi.
Sipas të dhënave...