Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

IZRAEL- Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të ligjeve të luftës dhe nuk janë kujdesur të mbrojnë jetët e civilëve në fushatën e tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha të mërkurën zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Raporti i publikuar sot u kritikua nga Izraeli, që për nëntë muaj po vazhdon operacionin kundër Hamasit.
Në një raport që shqyrton gjashtë sulme izraelite që shkaktuan numër të madh viktimash dhe shkatërruan infrastrukturën civile, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike ligjet e luftës”, përfshirë parimin për të bërë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve, masat paraprake dhe shkallën e forcës së përdorur në sulm.
Misioni i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë i cilësoi si të gabuara gjetjet e këtij raporti dhe metodologjinë e përdorur.
Raporti analizon hollësitë e gjashtë incidenteve që ndodhën mes 7 tetorit dhe 2 dhjetorit.
OKB pati mundësinë të vlerësojë armët, qëllimet dhe mjetet e përdorura në këto sulme.
“Menduam se është me rëndësi nxjerrja e këtij raporti tani, veçanërisht duke e ditur se kanë kaluar rreth tetë muaj nga disa prej këtyre sulmeve dhe ende nuk kemi parë hetime të besueshme dhe transparente”, thotë Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.
Ajo u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të nisin një proces hetimor dhe shtoi se në mungesë të një procesi transparent është i domosdoshëm veprimi ndërkombëtar.
Ndërkohë, në Jeruzalem ndodhet një delegacion dypartiak i Kongresit amerikan i udhëhequr nga ligjvënësi Steny Hoyer.
Në takimin me anëtarët e Komitetit Amerikano-Izraelit për çështjet publike, presidenti i Izraelit Isaac Herzog u shpreh “mirënjohës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara krah Izraelit”, ndërsa bëri thirrje që mosmarrëveshjet të diskutohen me qetësi.
“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen dypartiake që tejkalon të gjitha ndasitë dhe konfliktet e shoqërisë amerikane, në betejën tonë për një botë të lirë kundër Perandorisë së Djallit”, thotë zoti Herzog.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dërgimin e armëve të nevojshme për luftën në Gazë, duke lënë të kuptohet se kjo po ngadalëson ofensivën e Izraelit në qytetin jugor Rafah.
Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se është pezulluar vetëm dërgimi i disa municioneve të kalibrit të madh.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë është në muajin e nëntë.
Sulmi ajror dhe tokësor i Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 37,400 personave, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, kur u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng mbi 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite./VOA
KOREJA E VERIUT- Vladimir Putin e çoi mikpritësin Kim Jong Un për një xhiro nëpër rrugët e Phenianit me një limuzin&...
SELANIK- Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik. Rsasti i rëndë &eum...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë siriane u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit më ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Forcat izraelite në mënyrë të përsëritur mund të kenë shkelur ligjet e luftës ...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se angazhimi i Kosovës është i palëkundur që ...
Takimi KORE E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan një marrëv...
Foto ilustruese KOSOVË- Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. Përve&ccedi...
Ushtari amerikan RUSI- Një gjykatë në Lindjen e Largët të Rusisë ka dënuar një ushtar të ushtrisë amerika...
Josep Borrell KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, u ka ...
pamje nga varri egjiptian EGJIPT- Fansat e serialit vizatimor 'The Simpsons' kanë vënë re se seriali ka një aftësi për t...