SOCIALE

Pafshi ëndrra me turizëm!

Dosja.al Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 18:09

Pafshi ëndrra me turizëm!

Unë personalisht nuk kam asgje kundra turizmit dhe ç’do lloj forme tjetër të zhvillimit ekonomiko-social, por një këndvështrim pak më I thelluar dhe ndoshta “kritik-pozitv”, mund ti vijë në ndihmë atyre që duan të shohin. Them atyre që duan të shohin sepse nuk ka opinion apo mendim të dhënë mbase edhe nga Albert Einstein, Warren Buffett apo Bill GATES që mund të zbehë histerinë kolektive që shpesh kaplon popujt entuziaste dhe pa memorie.

Në çdo dy tavolina apo njerëz dëgjoj ide biznesi që kanë të bëjnë me turizmin, ku kryefjala është AIR B&B. Un nuk e di se çpo ndodh këtu në këtë vend të bukur nga natyra por me njerëz të veçantë në llojin e tyre. Më vjen si deja-vu kur po  të njëjtët njerëz nguteshin të hapnin bingo, lloto, lojra fati, parukeri e locale. Të parët tanë kanë qenë krijues e shumë më të zotë se ne. Se këta të parët tanë na lanë Krujën, Beratin, Gjirokastrën, fshatrat e Tropojës, Dardhën e Voskopojën, Thethin, Lezhën etj etj, por ata nuk harruan të merreshin edhe me bujqësi e blegtori. Se me thënë të drejtën në bujq e blegtorë kemi qenë or vëllezër. Po këta na lanë edhe gatimet tradicionale, po veshjet po muzikën po doket e zakonet, por gjëja më e bukur që ata na lanë ishte natyra e paprekur. Ndryshe nga të parët tanë ne ç’po bëjmë po shkatërrojmë natyrën, po zhdukim zakonet traditat, zejet gatimet etj etj dhe po ndërtojmë resorte, pallate, komplekse e cdo gjë tjetër prej betoni. E gjitha kjo nën udhëheqjen e një qeverie, që pasi ka ezauruar të gjitha shpresat ekonomike, tani po i mbush shqiptarët entuziastë me ëndrra për turizëm. Shpresuan Shqiptarët të nafta e Shpiragut po ajo u dogj, shpresuan te baza e Nato në Kuçovë por edhe aty kokërr leku spo shohin banorët vërdallë, shpresuam të aeroporti i Kukësit, i Vlorës, shpresuam të miliardat që do hidheshin te Durrës Marina të cilat na u katandisën pak miliona por duke shitur e duke ndërtuar për rreth nja 10 vite, Arabi do bentë mrekulli me lekët e blerësve shqiptar. Pra shpresë shpresë dhe vetëm shpresë për popullin e së ardhmes të cilit si demagogji e rradhës po I serviret turizmi. Edhe njëherë dua të theksoj që sigurisht që duhet ta zhvillojmë turizmin por jo të fokusohemi vec aty sepse do deshtojmë me sukses.

Nuk shikon dot lajmet se Korca turistike, Librazhdi turistik, POgradeci turistik, Berati turistik, Gjirokastra turistike, Vlora Turistike, Lushnja turistike ore edhe Fieri, Laçi e Përrenjasi turistik! Disa nga këto qytete e kanë potencialin dhe mundësinë për të qenë të tilla por boll i groposët emigrantët e shkretë nëpër kredira për bujtina e agroturizme se morët jetën.  Çdo njeri që takoj ose po merret me turizëm, ose pret lekë nga turizmi, ose AIR B&B, ose pret të shesë një kullotë në jug nja 4 – 5 milion euro, ose të kërkon lekë borxh për një paketë cigare.

Po pse un mendoj se turizmi jonë nuk është efikas. Së pari cdo mjet, send dhe asortiment që konsumohet nga turistët është mall importi. Kemi arritur deri aty sa edhe frutat perimet në tregun shqiptar por edhe ato që u serviren turistave janë mallra importi. Bulmeti edhe nëse mban logo prodhim shqiptar, nuk është I tillë sepse qumështi po vjen nga inporti. E njëjta gjën vlen edhe për mishin dhe ushqime të tjera. Së fundmi edhe krahun e punës nuk e kemi vendas. Pra lekët ne sic ja marrim turistëve ja japim mbrapsht po Greqisë, Italisë, Maqedonisë dhe Serbisë sepse këto furnizojnë tregun tonë. Ndaj ky bum turistik nuk është përkthyer në rritje ekonomike sepse pervec disa Dhërmiasve dhe disa oligarkëve me hotele, leku nuk shpërndahet te shqiptarët e tjerë. Nuk shkon te bujku, te blegtori, te punëtori, por del jashtë vendit.

Ngërçi tjetër që kjo situatë po krijon është edhe rritja e cmimeve në turizmin shqiptar duke bërë kështu që pjesa dërrmuese e shtresës së mesme shqiptare të shkojnë jashtë vendit për pushime. Shikojini shifrat e shqiptarëve që ikin jashtë pushime janë tmerrësisht të larta. E pra me njërën dorë i marrim e me tjerën I japim ato lekë, nuk na qëndrojnë në xhep. Por duhet të mbajmë parasysh që kjo shtresë është shtresa më vitale dhe e qëndrueshme e shoqërisë dhe një klient i sigurtë, të cilin nuk kemi luksin ta humbim masivisht.

Një tjetër problematikë që ky lloj turizmi po krijon është edhe fakti se ne nuk jemi të pregatitur për këtë lloj fluksi. Nuk jemi te pregatitur si nga makroinfrastruktura si rrugë, pastërti, siguri etj ashtu edhe nga mikroinfrastruktura si shërbimi në strukturat akomoduese, ushqimi, pastërita, komunikimi, siguria etj. Dhe e gjitha kjo mund të kthehet në një boomerang pra një valë më efekte negative e cila nuk dihet se kur na vjen.

Për këtë temë mund të shkruhen libra të tërë por ajo që dua të them është shikoni vëndet e tjera ajo që spikat është se vendet që kanë turizëm dhe nuk kanë lëvruar fushat e tjera nuk janë fort të zhvilluara ekonomikisht. Sepse shikoni Gjeramaninë , Anglinë, Suedinë, Danimarkën të cilat janë vende me turizëm aspak të zhvilluar apo të dëgjuar e krahasoji me Spanjën, Italinë, Portugalinë e Greqinë. Pra nuk të zhvillon vetëm turizmi or mik, por të zhvillon industria, prodhimi, bujqësia, informatika elektronika. Kështuqë o ju që bëni politika e ju dëgjohet zëri orientojini njerëzit sic duhet dhe mos i bëni të ëndërrojnë për lekë të thjeshta nga turizmi elitar në rrugët më gropa të shoqëruar nga aroma e plehrave, në hotelet me probleme pronësie dhe me pronarë analfabetë funksional. Por orientojini të diversifikohen të shkollohen të zhvillohen në sfera të ndryshme duke ja hequr turpin për bujqësinë e blegtorinë, por edhe duke i edukuar pak e duke i treguar se det te kaltër, histori e ushqime nuk kemi vetëm ne! 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan