E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të njëjtin ritëm.
Bosnja dhe Hercegovina kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7%, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit me 60% në 892.3 euro.
Në Republikën Srpska, paga minimale arriti 1,023.5 euro nga rreth 687.4 euro që ishte më parë, pavarësisht nga niveli arsimor i punonjësve.
Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën me përkatësisht 13.2 dhe 8.1% për vitin 2025. Paga minimale më e lartë në rajon mbetet në Mal të Zi pas rritjes së vitit të kaluar, e cila gjithashtu i diferencon punonjësit bazuar në nivelin e tyre të arsimit.
Ndërkohë, paga minimale në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro, ndërsa paga minimale e Kosovës, me 350 euro me diferencë të larta nga rajoni.
Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, me 9.1%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 9.0%. Shqipëria, dhe Bosnja dhe Hercegovina regjistruan një rritje mesatare të pagave reale prej rreth 8%, ndërsa Mali i Zi pasoi me një rritje prej 6.9%.
Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit.
Banka Botërore sugjeron se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor mund të rrisin perspektivat e tyre duke përshpejtuar zbatimin e reformave strukturore. Vendet vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme, të tilla si pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e larta të informalitetit dhe rritja e ngadaltë e produktivitetit.
Këto çështje pengojnë progresin ekonomik dhe kufizojnë potencialin për zhvillim të qëndrueshëm.
Zhvillimi i sektorit privat vendas është thelbësor për gjenerimin e mundësive të punësimit dhe nxitjen e inovacionit, të cilat janë thelbësore për rritjen afatgjatë.
Pavarësisht progresit në uljen e papunësisë gjatë dekadës së fundit, rajoni ende përballet me sfida të rëndësishme strukturore.
Në vitin 2024, papunësia ishte mesatarisht 10.1%, me ndryshime të dukshme midis vendeve (duke filluar nga 8.6% në Shqipëri dhe Serbi, në 12.6% në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Punësimi i të rinjve mbetet një shqetësim kritik, me një shkallë mesatare papunësie prej 25%, ndërsa pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore është vetëm 45%, krahasuar me 64.2% për meshkujt. Inaktiviteti arrin mesatarisht 45.4% të popullsisë në moshë pune.
Shkallët e larta të informalitetit dhe emigrimi i jashtë i punëtorëve të kualifikuar kufizojnë më tej perspektivat e rritjes.
Rritja e rreziqeve nga moti, siç janë nxehtësia ekstreme, thatësira, përmbytjet dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve zvogëlojnë më tej produktivitetin e punonjësve, rrisin rreziqet e shëndetit në punë, dëmtojnë asetet prodhuese dhe prishin sektorët kryesorë ekonomikë që varen nga kushtet e qëndrueshme të motit, siç janë bujqësia, ndërtimi dhe turizmi./Monitor
Dashi Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse k...
SPANJË- Disa skenarë janë paraqitur nga ekspertët si një shkak i mundshëm pas ndërprerjes së madhe të energjis&eu...
ZVICËR- Influencerja shtatzënë Ardiana Lekaj është përfshirë në një aksident në autostradë. Gruaja nga ...
SHBA- Hollivudi nderoi regjisorin ikonë Francis Ford Coppola me Çmimin e Arritjes së Jetës, nderimi më i lartë ...
FRANCË- Nicole Kidman bëri një fotosesion në Francë. Madje, aktorja ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale nj&eum...
ANGLI- Meghan Markle tregoi rreth familjes mbretërore, duke iu referuar drejtpërdrejt përvojës së saj në Mbretërin&eum...
SHBA- Tom Cruise shpesh mund të quhet "ylli i fundit i madh i filmit" dhe njeriu që shpëtoi industrinë e argëtimit gjat&eum...
SHBA- Jason Isaacs ka thënë se është krenar për rolin e tij si Lucius Malfoy në serinë e filmave "Harry...
REPUBLIKA ÇEKE- 45 vjetori i ndërtimit të Murit Lennon në qendër të Pragës po përkujtohet me aksione dhe n...
SHBA- Hailey Bieber thuhet se është lodhur nga sjellja e çrregullt dhe e paparashikueshme e bashkëshortit të saj Jus...