Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në serra ka hyrë në kulmin e tij. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importi i zarzavateve në vlerë u rrit në 73% në 4-mujorin e parë të vitit 2024, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje me 25% kishte edhe importi i frutave në të njëjtën periudhë.
Në anën tjetër, eksportet e zarzavateve shënuan rritje vjetore në vlerë me 12% në janar-mars 2024, ndërsa frutat shënuan rënie me 5.5%. Eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 4,2 miliardë lekë janar-prill 2024 dhe importi i tyre ishte 2,1 miliardë lekë.
Ekspertët në sektorin e bujqësisë pohojnë se zhvillimet brenda sektorit janë duke konsoliduar bujqësinë në ferma të mëdha, teksa bujqësia e ngastrave dhe tufave të vogla po shkon drejt zhdukjes.
Më herët, fermat e vogla familjare kanë furnizuar tregun e brendshëm, ndërsa serrat kanë prodhuar kryesisht për eksport. Të gjithë fermerët e serrave me sipërfaqeve mbi 2 dynymë janë të lidhur me eksportin, teksa serrat e vogla dhe prodhimet e fushës sa po vijnë e po reduktohen si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale të vendit.
Pothuajse nuk ekzistojnë më tregjet e fshatarëve që më parë shisnin prodhimet e bujqësore dhe blegtorale, duke bërë që tashmë shumë bujq të kthehen nga prodhues në konsumatorë. Rritja e turizmit, në anën tjetër, po shton nevojën për perimet dhe frutat e stinës, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës dhe në më shumë importe në këtë kategori.
Shqipëria ende ka suficit në tregtinë e zarzavateve, por importet po rriten me shpejtësi, në krahasim me eksportet, duke sinjalizuar shumë shpejt se do të jemi me deficit. Të dhënat tregojnë se rritja e importeve të zarzavateve u bë më agresive gjashtë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024.
Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022, dhe gjithashtu importi i frutave për të njëjtën periudhë u rrit me 55%. Ky trend po qëndron i lartë edhe në prill, ndonëse sezoni i prodhimit vendas për zarzavatet në serra është në kulmin e tij.
Në tërësi, importet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm këtë vit. Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend. Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit.
Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona rrezikojnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.
Marrë nga Monitor
Camila Cabello SHBA- Këngëtarja e njohur Camila Cabello ka folur për eksperiencën e saj të parë seksuale dhe ...
Foto ilustruese DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tje...
Katy Perry SHBA- Këngëtarja e njohur Katy Perry i dha lamtumirën e saj "American Idol" pas shtatë sezonesh. Në finalen e sezo...
Harry Styles SHBA- Këngëtari i njohur Harry Styles është ndarë nga e dashura e tij aktore Taylor Russell pas 14 muajsh lidhje...
Adele SHBA- Këngëtarja e njohur Adele ndau me publikun dëshirën e madhe për t'u bërë sërish nën&eum...
Ben Affleck SHBA- Mes thashethemeve të shumta në lidhje me divorcin e mundshëm të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ky i fundit b&eu...
Katy Perry SHBA- Gjatë “American Idol”, ku merr pjesë si gjyqtare, këngëtarja Katy Perry bëri një ...
Diddy Combs SHBA- Reperi Sean "Diddy" Combs ka kërkuar falje për dhunën brutale ndaj ish-të dashurës së tij Cassandra "...
Chris Hemsworth SHBA- Aktori i njohur Chris Hemsworth do të marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame. I njo...
Cillian Murphy SHBA- Aktori i njohur Cillian Murphy do të rikthehet në serinë e filmave “28 Years Later" nga i cil...