Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
GJERMANIA- Shqipëria është përshëndetur nga Kampionati Evropian i Futbollit 2024 në Gjermani, pasi u mposht 1:0 nga Spanja në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit B të hënën mbrëma në Dyzeldorf. Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria mori pjesë në një evropian, pas debutimit dhjetë vjet më parë, kur gjithashtu kishte dështuar të kalonte në fazën e eliminimit direkt. Me gjithë përpjekjet dhe faktin se Spanja vendosi në fushë tërë ekipin e dytë, duke i pushuar titullarët, Shqipëria nuk ia doli ta marrë një fitore që do të kishte qenë historike për të, për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2024.
Ferran Torres shënoi pas vetëm 13 minutave lojë në Dyzeldorf, kur e mposhti Thomas Strakoshën me një goditje të përkryer nga afërsia pasi u shërbye nga Dani Olmo, duke i dhënë furisë së kuqe fitoren e tretë në po aq ndeshje në grup – një rekord i përkryer. Shqipëria e mbylli grupin në vendin e fundit me vetëm një pikë, pas dy humbjeve dhe një barazimi. Spanja si lidere e grupit dhe Italia kalojnë në rrethin e ardhshëm të garës, ndërsa Kroacia i bashkohet Shqipërisë si dy kombëtaret e eliminuara nga Grupi B.
Shqipëria, e drejtuar nga ish-futbollisti i Brazilit, Barcelonës dhe Arsenalit, Sylvinho, shkoi në Euro 2024 shumë më e përgatitur se dhjetë vjet më parë dhe pas një fushate kualifikuese shumë më të mirë. Por, ajo nuk e pati fatin që do ta kishte dëshiruar në shortin e fazës grupore, pasi shorti e vuri përballë tri herë kampiones, Spanjës, dy herë kampiones Italisë, dhe një Kroacie të fuqishme në vitet e fundit.
Me gjithë këtë, Shqipëria shfaqi lojën e saj të përmirësuar, pavarësisht se ajo ishte e pamjaftueshme për ta mbajtur atë më gjatë në garën e Euro 2024. Kuqezinjtë gëzuan një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët në Gjermani. Shqipëria pati mbështetjen edhe të shumë shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht të atyre në diasporë. Por, tifozëria e saj solli edhe polemika, pasi Federata e Futbollit e Shqipërisë u dënua me dy gjoba dhjetëra mijëra euroshe për shkak të sjelljes së tifozëve të saj në dy ndeshjet e para.
Shqipërisë i mungoi edhe sulmuesi i saj kosovar, Mirlind Daku, në ndeshje kundër Spanjës, pasi ai u pezullua për dy ndeshje në fundjavë, për shkak se UEFA gjeti se ai bëri sjellje të pahijshme pas barazimit 2:2 me Kroacinë në ndeshjen e kaluar, duke nxitur kritika nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut./ REL
GJERMANI- Shqipëri-Spanjë 0:1 Gazeta Marca: "I ashtuquajturi 'Plan B' u vu në jetë me trimëri nga një Dani Olmo i fry...
GJERMANI- Shqipëria i dha lamtumirën Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani, pasi u mposht 1:0 nga Spanja në sfidën ...
Foto ilustruese Dashi Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni ...
Stadiumi GJERMANI- Më pak se një orë na ndan nga startimi i përballjes së rëndësishme të kombëtares ...
pamje nga ngjarja GJERMANI- Tifozët kuqezi janë mbledhur sërish ditën e sotme në rrugët e Duseldorfit, në pritje t&...
Ben Affleck SHBA- Aktori Ben Affleck u pa teksa po hante një drekë me vajzën e tij Violet në Los Angeles të shtunën. Ajo...
Suri dhe Katie SHBA- Vajza e aktorit të njohur Tom Cruise, Suri është diplomuar zyrtarisht nga gjimnazi. Vajza e Katie Holmes dhe Tom C...
Sabrina Carpenter PARIS- Këngëtarët e njohur, supermodelet dhe yjet e sportit zbritën në Paris ndërsa Vogue World pushto...
GJERMANI - Spanja luan ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Shqipërisë, tashmë të kualifikuar në...
GJERMANI - Dy gjigantë në prag të eliminimit. Nga njëra anë, Kroacia, finaliste në Botërorin 2018 dhe gjysmëfinaliste ...