Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023. Kjo do të thotë që nga vendi dolën rreth 5.6 miliardë euro, kryesisht për blerjen e produkteve të importin, ndërsa hynë rreth 5 miliardë euro në formën e transfertave të emigrantëve, eksporteve, prurjeve të turistëve, të ardhurave nga puna jashtë vendit etj. Në vitin 2024, deficiti kishte zbritur në vetëm 263 milionë euro (4.53 miliardë euro valutë e dalë dhe 4.27 mld euro valutë e hyrë).
Edhe tremujori i fundit 2024 rezultoi me një rritje të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efektin kryesor në rritjen e deficitit të llogarisë korrente për 2024 e dha thellimi i deficitit tregtar në mallra. Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në pothuajse 5.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë.
Bilanci tregtar në shërbime u përmirësua përsëri në 2024, por në përmasa të pamjaftueshme për të mbushur “gropën” e deficitit në tregtinë e mallrave. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 3.9 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me vitin 2023. Por, ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasioneria pësuan rënie. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët ranë në 662 milionë euro, 14% më pak krahasuar me një vit më parë.
Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013. Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.
Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.045 milardë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.
Pavarësisht se bilanci i llogarisë korrente u përkeqësua ndjeshëm vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien. Kursi mesatar i këmbimit ra me 7.4% krahasuar me një vit më parë. Një euro u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në 2024-n, nga 108.7 lekë një vit më parë, duke zbritur në nivelin m ëtë ulët historik. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024.
Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Por edhe këto blerje nuk arritën të frenojnë rënien e euros.
Megjithatë, deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Dashi Do jeni shumë të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni disi më tolera...
SHBA- Netflix ka njoftuar në rrjetet sociale se ka filluar prodhimi i serialit live-action “Scooby-Doo”. Në prill të vitit 2024, u ...
ANGLI- Harry Styles është parë në Londër duke dëgjuar muzikë me kufje me tela, duke nxitur spekulime për albumin e tij...
SHBA- Gjatë turneut të saj në Amerikën Latine, Shakira dha një intervistë në të cilën foli se si ndihet pothuajse...
SHBA- Dua Lipa nuk ka më nevojë të dëshmojë se nuk ka bërë plagjiaturë nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sand...
AUSTRALI- Dua Lipa 'ngriti temperaturat' teksa pozoi me një fustan të vogël ngjyrë lejla të hapur për një sërë fo...
SHBA- Cassandra "Cassie" Ventura po kthehet përsëri në qendër të vëmendjes më shumë se një vit pasi hoqi kapakun ...
SHBA- Ishte një 'shuplakë' e parë shumë nëpër botë dhe Will Smith nuk po i shmanget asaj. Aktori dhe reperi ka publikuar al...
SHBA- Vajza e Jeremy Renner, Ava, të cilën ai e kishte me ish-bashkëshorten e tij, Sunny Pacheco, ka festuar ditëlindjen e saj t...
SHBA- Denzel Washington ndau një moment të veçantë personal në dokumentarin e ri "Number One on the Call Sheet", duke zbu...