Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan rritje vjetore me 11.6%, por të dhëna të detajuara nga treguesit fiskalë referojnë se një kontribuues i madh ishin taksat lokale ndaj pushtetit vendor. Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2024, në buxhet janë arkëtuar në zërin taksa lokale 11,1 miliardë lekë, një vlerë kjo 60% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Vlera e arkëtimeve ka shënuar rekord historik, është më e larta në historinë e tranzionit.
Burimi kryesor në të ardhurat e bashkive nga taksat lokale është taksa e ndikimit në infrastrukturë (që vilet ndaj lejeve për ndërtimet e reja). Një tjetër faktor lidhet me ndryshimin e çmimeve të referencës në korrik të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve për Tiranën, jo vetëm shtoi detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, por dha efekt të menjëhershëm te kostot e aktivitetit të ndërtimit, pasi mbi këto çmime përcaktohet vlera e taksës në infrastrukturë.
Së fundmi, Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë që do të jetë publike është përcaktuar të zhvillohet më 18 qershor 2024.
Gjatë 2023, rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në 2022. Në total, të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, dhe të ardhura vendore të tjera) për 2023 arritën 350 mln euro. Në raport me 2022, të ardhurat u rritën 11%.
Më tepër arkëtime për vitin 2023 ka pasur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë që arritën në vlerën e 13 mld lekëve për 2023. Krahasuar me 2022, të ardhurat nga kjo taksë u rritën 28.3%. Ndikimi i çmimeve të referencës u reflektua edhe në të ardhurat e tatimit mbi ndërtesat me rreth 43% në 4-mujorin e parë 2024 në raport me atë të 2023.
Ministria e Financave raportoi se, në janar-prill 2024 se janë grumbulluar 3,1 miliardë lekë, ose rreth 960 milionë lekë (9,4 milionë euro) më shumë se viti i kaluar në 4-mujorin e parë. Bashkitë përfaqësojnë nivelin e qeverisjes më pranë qytetarëve, me ndikim potencial në identifikimin dhe zgjedhjen e nevojave të komuniteteve që përfaqësojnë.
Por me gjithë Reformën e re Territoriale, e cila transferoi një seri shërbimesh dhe financash tek vendorët, shërbimet ndaj komuniteteve janë përkeqësuar në disa raste, teksa administrimi financiar dhe buxhetimi janë bazuar te një model jo i qëndrueshëm zhvillimi dhe të ardhurat e bashkive kanë krijuar varësi nga lejet e ndërtimit.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese Dashi Më shumë se kurrë ju do doni të mbylleni brenda guaskës tuaj dhe do qëndroni në heshtje. Nës...
Ben Affleck SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck u kap nga paparacët teksa shijonte një darkë me miqtë e tij në Santa Monica, Ka...
Priyanka Chopra ITALI- Aktorja e njohur Priyanka Chopra vuri një gjerdan që vlen miliona dollarë. Aktorja 41-vjeçare vuri nj&eum...
Kelly Rowland FRANCË- Këngëtarja Kelly Rowland ka ecur në tapetin e kuq të Kanës, ku ka shkuar për premie...
Elvis Presley SHBA- Një botim i Biblës që dikur i përkiste Elvis Presley-t tashmë ka dalë në ankand. Oferta pë...
Foto ilustruese TIRANA- Institucionet financiare jobanka në Shqipëri duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere...
Elvis Presley SHBA- 47 vite pas vdekjes së Elvis Presley-t, shtëpia e tij legjendare, Graceland, vazhdon të tërheqë fansa ng...
Rihanna SHBA- Kënëgtarja Rihanna doli në rrugët e NYC e veshur me ato që në fillim dukeshin si një palë &cced...
Diddy SHBA- Një ish-modele akuzoi së fundmi reperin Sean "Diddy" Combs për ngacmim seksual ndaj saj në studion e tij të regji...
foto me AI SHBA- Jeremy Pomeroy, një krijues i përmbajtjes dixhitale, prezantoi me një postim në Instagram se si mund të duke...