Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert Gjenerali
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...
Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një tran...
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 649, datë 16 tetor 2024, “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të hapësirave bregdetare dhe forcimin e rolit të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Ndryshimet parashikojnë, ndër të tjera, krijimin e një tipologjie të re, atë të plazhit publik të tarifuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV), i cili do të administrohet nga bashkitë ose ente të krijuara prej tyre dhe ku ndalohet delegimi i menaxhimit te subjektet private. Këto hapësira do të ofrojnë kushte të përcaktuara sigurie dhe higjiene për pushuesit.
Vendimi zgjeron gjithashtu fushën e zbatimit të rregullores duke përfshirë, krahas detit dhe liqeneve, edhe lumin, si hapësirë ku mund të ushtrohet veprimtaria e stacionit të plazhit.
Një risi e rëndësishme është edhe përcaktimi i çmimeve maksimale për shërbimet e plazhit. Sipas vendimit, këshillat bashkiakë, përpara fillimit të çdo sezoni turistik, mund të miratojnë çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare. Në mungesë të një vendimi të tillë, çmimi do të dakordësohet mes bashkisë dhe subjektit privat, duke respektuar parimet e konkurrencës dhe interesin publik. Tejkalimi i çmimeve maksimale do të konsiderohet shkelje kontraktore.
Po ashtu në vendim, çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës, standardin e shërbimit dhe interesin publik. Çmimet maksimale të dakordësuara bëhen pjesë përbërëse dhe detyruese e kontratës së nënshkruar ndërmjet njësisë së vetëqeverisjes vendore, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe subjektit privat e nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kontratës.
Tejkalimi i çmimeve maksimale përbën shkelje kontraktore dhe shkak për vendosjen e masave administrative dhe/ose zgjidhjen e kontratës.
Ndryshimet prekin edhe përbërjen dhe funksionimin e Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, i cili do të kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe do të përfshijë përfaqësues të disa ministrive kryesore, si dhe pushtetin vendor.
Subjektet e parashikuara nga ligji, paraqesin kërkesën për aplikim pranë portalit “e-Albania”, së bashku me dokumentacionin, që vërteton plotësimin e kritereve të parashikuara në këtë rregullore. Numri maksimal i çadrave, që vendosen në stacionin e plazhit pranë strukturës së shërbimit, është 50.
Subjekti që disponon një strukturë akomoduese të marrë me qira, në rast zgjidhjeje të saj, ka detyrimin për njoftimin e menjëhershëm të AKB-së dhe përbën shkak për zgjidhjen e kontratës.
Për kontratat e lidhura me subjektet private për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazhit, njësia e vetëqeverisjes vendore mund të negociojë me subjektin privat çmimet maksimale, që do të aplikohen për shërbimin e çadrave dhe të shezlongëve, në përputhje me karakteristikat specifike të zonës bregujore përkatëse.
Vendimi parashikon gjithashtu rregulla më të qarta për nivelin e zhurmave në plazhe, duke detyruar njësitë e vetëqeverisjes vendore të publikojnë plane të detajuara për secilin plazh përpara nisjes së sezonit veror.
Për disa zona të caktuara bregdetare, përfshirë plazhe në Fier, Divjakë, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Shkodër, janë parashikuar përjashtime nga disa kritere, për stacionet e plazhit që nuk kanë struktura akomoduese pranë.
Ngarkohen ministria përgjegjëse për turizmin, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, strukturat inspektuese dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Indonezia po lëviz drejt zgjerimit të mundësive të punësimit jashtë vendit për qytetarët e saj, duke eksploruar marr&eum...
Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ...
Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja trepalëshe më vonë këtë javë, tha presiden...
Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç me fshatin Vërçun, në territorin e Bashkisë Maliq, ka pësuar dëmtime të k...
Një raport i OECD mbi çmimet dhe subvencionet e energjisë në Ballkanin Perëndimor vë në dukje se rritjet e mundshme t&eum...
Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos fur...
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pr...
Shpartallimi i rrugës së florinjtë Qukës-Qafë Plloc dhe çedimi në seri thuajse i të gjitha veprave të mëdha ...
Teksa kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet në Durrës, asnjë nga instancat nuk është kujtuar për të ndihmuar ...
Në Spitalin Rajonal të Lezhës është vënë re kohët e fundit një rritje e ndjeshme e numrit të vizitave mjek&e...