Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës miratoi në mbledhjen e kësaj jave disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare Jobanka”. Ndryshimet synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës dhe rregullon procedurat për likuidimin e portofolave të tyre të kredive.
Rregullorja e re parashikon se Banka e Shqipërisë, në rast të revokimit të licencës së subjektit financiar jobankë, fillon menjëherë procesin e likuidimit të portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës. Kjo rrugë do të ndiqet për të menaxhuar kreditë në portofolin e dy institucioneve financiare jobanka (MicroCredit Albania dhe Final) për të cilat Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës në fund të muajit maj.
Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë për emërimin e likuidatorit nga lista e administratorëve të falimentimit, ose persona të tjerë të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenet 112 dhe 113 të Ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”. Departamenti i Mbikëqyrjes dhe grupi i punës i krijuar me urdhër të Guvernatorit do të kenë si detyrë kryesore të mbështesin likuidatorin në procesin e likuidimit, duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin me informacionet e disponueshme nga raportimet e subjektit në Bankën e Shqipërisë, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim.
Likuidatori do të raportojë pranë Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të likuidimit në baza periodike, minimalisht një herë në muaj dhe sa herë të kërkohet nga Banka e Shqipërisë. Likuidatori gjithashtu duhet të kryejë ose autorizojë përditësimet e kredimarrësve të subjektit financiar jobankë në Regjistrin e Kredive. Likuidatori ka të drejtë që pas revokimit të licencës dhe me fillimin e likuidimit të administrojë portofolin e kredive të subjektit financiar jobankë. Në rast shitjeje të portofolit, shitja duhet të kryhet nëpërmjet ankandit.
Likuidatori duhet të marrë të gjitha masat për likuidimin e portofolit të kredive të subjektit financiar jobankë, përfshirë dhe ruajtjen e evidencave (elektronikisht ose të mbajtura në formate të tjera).Likuidimi i portofolit të kredive të krijuar në bazë të licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë duhet të bëhet në përputhje me planin e likuidimit. Plani i likuidimit hartohet duke mbajtur në konsideratë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe hartohet nga likuidatori brenda afatit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
Plani i likuidimit depozitohet për miratim në Bankën e Shqipërisë. Departamenti i Mbikëqyrjes mund të paraqesë komente dhe vërejtje për planin e likuidimit, brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të tij në Bankën e Shqipërisë. Pas likuidimit të portofolit të kredive, likuidatori njofton Bankën e Shqipërisë për përfundimin e tij./ Monitor
Celine Dion SHBA- Këngëtarja e njohur Celine Dion rrëfeu për herë të parë se si sindroma e personit të ngurt&e...
Ariana Grande SHBA- Këngëtarja Ariana Grande “zaptoi” skenën e ‘The Tonight Show’ me moderator Jimmy Fallon. K&...
Meghan Trainor SHBA- Këngëtarja Meghan Trainor është rikthyer me muzikë të re. Kantautorja 30-vjeçare publikoi di...
Khloe Kardashian SHBA- Ylli i “Kardashians” Khloe ka shokuar plotësisht fansat me veshjen dhe paraqitjen e saj të fundit. Të...
Beyonce SHBA- Industria e muzikës ka vënë alarmin lidhur me zhdukjen e pashpjegueshme të këngëtares Beyonce nga syri i p...
Foto ilustruese TIRANË- Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në nivelin 46 miliard lekë në fund të vitit të kal...
Foto ilustruese TIRANË- Huamarrja e ndërmarrjeve shtetërore këtë vit është në nivelet më të ulëta t&...
Justin Timberlake SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake surprizoi tre nga fanset e tij rastësisht në rrugë. Vajzat ...
Sydney Sweeney SHBA- Aktorja Sydney Sweeney është pronarja më e re e një kompleksi në Florida buzë oqeanit. Ylli i "Anyo...
Sabrina dhe Barry SHBA- Këngëtarja Sabrina Carpenter publikoi klipin e ri muzikor të këngës “Please Ple...