Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, në fokus të takimit ishte analiza e situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, projeksionet për të ardhmen, si dhe diskutimi mbi politikat e ndjekura.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vlerësoi se trendet e zhvillimit ekonomik dhe financiar të vendit kanë qenë dhe mbeten pozitive, edhe përballë një ambienti botëror sfidues. Po ashtu, Guvernatori theksoi se përditësimi i parashikimeve sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Guvernatori diskutoi lidhur me qëndrueshmërinë e sektorit bankar, i cili paraqet tregues të stabilizuar apo në përmirësim të kapitalit, të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë. Ai u shpreh se ky sektor ka vijuar të ofrojë fondet e nevojshme për rritjen e konsumit dhe të investimeve, duke u kujdesur – në të njëjtën kohë – të ruajë dhe kursimet e familjeve shqiptare.
Në vijim, ai shtoi se normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare gjatë periudhës 2022 – 2023 bëri të mundur reduktimin e presioneve inflacioniste, pa dëmtuar perspektivat afatmesme të rritjes ekonomike. Nga ana e saj, shefja e Misionit të FMN-së konfirmoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë e financiarë të vendit.
Më tej, Guvernatori Sejko theksoi se rënia e inflacionit në tremujorin e dytë 2024 ishte relativisht e shpejtë, e diktuar nga rritja e ofertës së artikujve ushqimorë në tregjet rajonale dhe në tregun vendas, ndaj Banka e Shqipërisë vlerësoi se lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare pritet të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve.
Shefja e Misionit të FMN-së u shpreh se ky qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm dhe konsistent me respektimin e objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend. Gjithashtu, ajo nënvizoi se politika monetare duhet të vijojë të mbetet fleksibile, duke u udhëhequr në vazhdimësi nga informacioni i ri mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend.
Zj. Weber shtoi se progresi i mëtejshëm i reformave financiare të ndërmarra në vite do të sofistikojë më tej strukturën mbikëqyrëse dhe rregullatore, duke nxitur zhvillimin e tregjeve financiare, duke fuqizuar mbrojtjen e konsumatorit, si dhe duke garantuar mbrojtjen e sistemit bankar. Megjithatë, ajo theksoi se moscënimi i pavarësisë së institucionit të Bankës së Shqipërisë mbetet në çdo rast një parakusht esencial për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar të vendit.
Së fundmi, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë është e angazhuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit bankar, nëpërmjet garantimit të një rregullimi dhe mbikëqyrjeje të kujdesshme të tij, nxitjen e formalizimit dhe rritjen e shkallës së edukimit dhe të përfshirjes financiare, dhe mbështetjen e integrimit evropian e ndjekjen me rigorozitet të reformave që imponon ky proces.
Në një këndvështrim më afatgjatë, Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i ritmit të zhvillimit të vendit dhe i qëndrueshmërisë së tij kërkon vazhdimin e reformave strukturore.
Të dy palët theksuan rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës ekonomike dhe financiare, si dhe të koordinimit të kujdesshëm të politikave nga autoritetet shqiptare, duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Asgjë dhe askush nuk do mund t'iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve q...
Rita Ora SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Elvis Duran Show&rdqu...
Foto ilustruese Dashi Edhe pse shumë do tentojnë të prishin planet gjatë kësaj dite, nuk do ia dalin dot. Pa shumë përp...
Lamine Yamal dhe Messi SPANJË- Në vitin 2007, futbollisti i njohur Lionel Messi pozoi me një fëmijë në dhomën e zhv...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit me ritme më të shpejta vitin e kaluar. Sipas shifrave të Bankë...
Johhny dhe Paul SHBA- Detektivi privat i aktores Amber Heard, Paul Barresi, pranon se ishte i befasuar nga mbështetja e publikut pë...
Gotye SHBA- Ju kujtohet kënga "Somebody That I Used To Know"? Kjo është një nga hitet më të mëdha të viteve 20...
Jolie dhe Pitt SHBA- Aktori i njohur Brad Pitt mësohet se praktikisht nuk ka asnjë kontakt me fëmijët e tij të rritur, sipas ...
foto ilustruese Dashi Në këtë periudhë ju jeni fjalë për fjalë të pandalshëm. Një qiell si juaji ës...
Kesha SHBA- Këngëtarja Kesha ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, me të cilin i...