U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane u ka kursyer klientëve të sektorit bankar rreth 100 milionë euro deri më sot. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënvizoi në ceremoninë e hapjes së Javës së Parasë rolin e Bankës së Shqipërisë në uljen e kostos së transfertave bankare. Ai shtoi se nga zerimi i komisioneve për transfertat e vogla, deri në 20 mijë lekë, janë kursyer afërsisht 7 milionë euro.
“Krahas rolit klasik të bankave qendrore për operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të madhe, Banka e Shqipërisë është përfshirë edhe në operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël. Në këtë drejtim, kemi krijuar Sistemin e Pagesave me Vlerë të Vogël (AECH) dhe, së fundmi, edhe atë AIPS EURO. Falë politikave të Bankës së Shqipërisë për rregullimin e komisioneve, ky evolucion ka gjeneruar kursime të konsiderueshme.
Kështu, vetëm nga zerimi i komisioneve për pagesat deri në 20,000 lekë, u janë kursyer konsumatorëve dhe bizneseve përafërsisht 700 milionë lekë, që prej vitit 2020. Nga ana tjetër, operimi i sistemit AIPS Euro ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten të jenë rreth 100 milionë euro. Ndërkohë, impakti jo-monetar vlerësohet të jetë shumëfish më i lartë, nëpërmjet promovimit të pagesave elektronike të cilat reduktojnë përdorimin e cash-it dhe rrisin formalizimin e ekonomisë,” tha Sejko.
Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e sistemeve të pagesave, nga reformat e para të pas viteve ’90, te krijimi i Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare (AIPS), si një nga sistemet më avangard të kohës në nivel rajoni dhe më gjerë, sa i përket operimit të tij. Ky sistem mundësoi qarkullimin e shpejtë dhe efikas të parasë të emetuar nga Banka e Shqipërisë në ekonomi dhe krijoi bërthamën për zhvillimin e tregjeve të parasë dhe atyre të kapitalit, si dhe implementimin efikas të politikës monetare. Në ditët e sotme, ai proceson një total pagesash rreth 5 herë më të lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Guvernatori foli përsëri lidhur me një tjetër project të rëndësishëm, atë të pagesave të shpejta.
“Së fundmi, ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor. Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari.
Përtej inovacionit që do të promovojë ky sistem, ai pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm si në kursimet e gjeneruara ashtu edhe në përfshirjen dhe familjarizimin e publikut me shërbimet inovative financiare,” tha aji.
Ai shtoi se të rinjtë duhet të kuptojnë se stabiliteti monetar dhe zhvillimi i infrastrukturave moderne financiare janë rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve publike dhe sektorit privat.
“Një aspekt thelbësor i edukimit financiar është gjithashtu aftësimi për të dalluar informacionin e besueshëm nga ai i rremë. Historia na tregon raste të shumta kur mungesa e informacionit të saktë dhe mashtrimet financiare kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme për qytetarët. Po ashtu, në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ndikimi i mediave sociale është i madh, është e lehtë të biesh pre’ e këshillave të paverifikuara financiare.
Investimet dhe vendimet financiare duhen bazuar në analiza të mirëfillta dhe burime të besueshme, për të shmangur humbjet dhe pasojat e rënda ekonomike. Për të gjitha këto është e domosdoshme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të mbështeten te burime të sigurta informacioni, si Banka Qendrore, institucionet financiare, shoqatat që punojnë në fushën e edukimit financiar, institucionet e dijes etj.,” tha Sejko./ Monitor
SHBA- Edhe pse mediat sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në industrinë e argëtimit,...
SHBA- Justin Bieber ka shkaktuar sërish shqetësim te fansat e tij me një postim enigmatik në Instagram, ku ka folur për v&e...
ANGLI- Meghan Markle po akuzohet sërish për kopjim, vetëm disa ditë pas akuzave se ajo vodhi idetë nga emisioni i Pamela An...
Dashi Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mir...
EUROPA- Pasi arriti kulmin në vitin 2022 me 11% në bazë vjetore, inflacioni në vendet e pasura ka rënë vazhdimisht. Ose të ...
Dashi Për shkak të ndikimit jo të mirë të Hënës, sot nuk do jeni shumë të hapur dhe nuk do ruani një...
Horoskopi Akrepi Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vë...
SHBA- Sharon Stone ka zbuluar se ajo u përfshi në filmin thriller të Paul Feig 'Another Simple Favor', por në fund u hoq nga pro...
SHBA- Taylor Hasselhoff, vajza e madhe e David Hasselhoff, ka thyer heshtjen në lidhje me vdekjen tragjike të nënës së saj,...
SHBA- Më 15 korrik 1997, industria globale e modës u trondit nga vrasja tragjike e Gianni Versace. Dizajneri 50-vjeçar, një nga kri...