SOCIALE

Shoqata: Sistemi i primeve mbi bazë riskun sjell çmime më të drejta për sigurimin e mjeteve

M.B. Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 22:34

Shoqata: Sistemi i primeve mbi bazë riskun sjell çmime më

TIRANA- Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi të premten një komunikim për mediat, për të komentuar zhvillimet kryesore të tregut dhe sfidat për vitin 2025. Kryetari i Shoqatës, Kadri Morinaj, tha se ky vit ka nisur me një zhvillim të rëndësishëm për tregun: diferencimi i primeve për kategorinë e autoveturave bazuar në faktorët e riskut. Sipas tij, ky zhvillim ka në themel ka kujdesin ndaj klientit, por dhe qëndrueshmërinë e tregut. Sipas tij, shoqëritë e sigurimit e kanë mirëpritur këtë skemë të re të llogaritjes së primit mbi bazën e faktorëve të riskut, që aplikohet prej vitesh nga shoqëritë homologe në Europë.

“Ky model parashikon përfshirjen e faktorëve të riskut mbi primin e sigurimit për kategorinë autovetura. Janë edhe rreth 7-8 kategori të tjera sigurimi të përgjegjësive ndaj palëve të treta (TPL), për të cilat nuk janë konsideruar faktorët e riskut. Është krijuar një ide që faktori i riskut është vetëm bonus-malus. Gjë që nuk është e vërtetë. Kjo është e përcaktuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, neni 8, ku përcaktohet që bonus-malus bazohet në historikun e dëmeve dhe është një ndër faktorët e riskut.

Gjithashtu, në zbatim të parimeve juridike, por dhe për t’i ardhur në ndihmë konsumatorëve, për vitin 2025 ky faktor është konsideruar 1. Që do të thotë se nuk ka ndikim dhe janë të lutur të gjithë përdoruesit e rrugës të rrisin kujdesin në mënyrë që të bëjnë sa më pak dëme dhe të përfitojnë bonusin në vitin 2026.

Si qëllim kryesor ka ndërgjegjësimin e klientëve të jenë të përgjegjshëm në përdorimin e rrugës. Klientët që sigurohen për herë të parë përsëri këtë koeficient e kanë 1. Makinat me kubikazh të ulët deri në 1800 cc përfitojnë ulje të primit nga 3%-10%.

Klientët që nuk kanë dëme do të përfitojne bonus 2%-5%, duke filluar nga viti 2026. Mosha e përdoruesve të mjeteve ka ndikim, duke evidentuar përdoruesit në moshë të re dhe pa përvojë të mjetit. Edhe këtu është bërë kujdes që të mos penalizohen dy herë drejtuesit e rinj, pasi faktori i moshës te të siguruarit dhe eksperienca në drejtimin e mjetit nuk kanë mbivendosje.

Mosha e makines ka ndikim, pasi është synuar mbështetja për makinat e reja, përfshirë edhe ato elektrike apo hibride,” u shpreh kryetari i Shoqatës së Siguruesve. Sipas tij, AMF dhe shoqëritë e sigurimit kanë marrë të gjitha masat për zhvillimin e sistemeve, sigurinë e bazave të të dhënave dhe informacionit, kontraktimin me aktoret e tjere ne Shqiperi për te marre te gjitha te dhënat e duhura për një përllogaritje të koeficientëve të rrezikut në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe realiste.

Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma Vienna Insurance Group u shpreh se ligji i ri, i vitit 2021, kishte në thelb të tij mbrojtjen e konsumatorit dhe tarifimin sa më të drejtë të individit. Sipas tij, u rrit limiti maksimal i dëmshpërblimit për të dëmtuarit nga aksidentet rrugore çdo vit. Në vitin 2025 ky nivel ka shkuar në 28 milionë nga 20 milionë që ka qenë para katër vitesh.

Sipas këtij ligji, ndryshoi rregullorja e përllogaritjes së dëmeve, duke ndryshuar koeficientët dhe duke bërë që dëmet e paguara të rriten. Me ligjin e ri, edhe të dëmtuarit nga mjetet e pasiguruara, tashmë mund të aplikojnë për dëmshpërblim tek kompania e tyre e sigurimit.

“Është rritur transparenca ndaj publikut dhe shpejtësia e pagesës së dëmeve. Rritja e transparencës në këto vite, ka bërë që dëmet të paguhen. Lidhja e sistemit të dëmeve me AMF, bën që ne të jemi në kontroll të vazhdueshëm nga AMF, duke krijuar kështu edhe një databazë qendrore të dëmeve. Kjo është edhe në vazhdën e digjitalizimit që po aplikohet në këto vite.

Para disa vitesh, kompanitë e sigurimit ndryshuan tarifat për Kartonin Jeshil në Malin e Zi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, duke e ulur atë nga 40 Euro në 15 Euro. Duke pasur një databazë të saktë dhe të mjaftueshme, do të bëhet edhe tarifimi sipas riskut që ato prodhojnë. Kështu, digjitalizimi shumë i mirë dhe databaza e saktë, lidhja me AMF dhe DPSHTRR në kohë reale, do të kemi mundësi që të tarifojmë klientët në mënyrë më të drejtë, në bazë të riskut që paraqesin,” tha z.Çitozi.

Në komunikimin për mediat, Shoqata evidentoi se një drejtim i rëndësishëm që ka patur vëmendjen e shoqërive të sigurimit është pagesa e dëmeve.

Rreth 20 % me shumë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024, ose mbi 70 mije klientë. Pagesa e dëmeve në vlerë është rritur rreth 25% më shumë se në vitin 2023. Pagesa e dëmeve motorike është rritur me rreth 35%. Shoqëritë e sigurimit, megjithëse fokusin kryesor kanë pagesën e dëmeve të të siguruarve, një vlerësim po kaq të madh kanë patur dhe ndaj pagesës se dëmeve të Fondit të Kompensimit për kategoritë e të pasiguruarve, apo atyre qe shkaktojnë dëm dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Këto pagesa janë rritur me rreth 40%, duke ulur kështu volumin e dëmeve pezull me rreth 17% dhe duke realizuar të gjithë fondin e planifikuar për vitin 2024”, thuhet në deklaratën e Shoqatës. Siguruesit nënvizuan edhe zhvillimet në fushën digjitale dhe punën për përafrimin e standardeve të tregut të sigurimeve në Shqipëri me parimet dhe standardet e Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS)./ Monitor

sigurimet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan