Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu financiar, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Fillimisht, Ministria e Financave pati hyrë në proces me një yield indikativ fillestar prej 5.5%, por kërkesa e madhe e tregut ka favorizuar një yield më të ulët se pritshmëritë.
Emetimi i sotëm ishte Eurobondi i dytë me maturim 10-vjeçar i qeverisë shqiptare, pas atij të vitit 2021. Edhe në vitin 2021 shuma e huasë kishte qenë 650 milionë euro. Yield-i pati rezultuar më i ulët, me 3.75%, por normat e interesit në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta. Procesi u zhvillua në nëntor 2021, para fillimit të valës inflacioniste dhe nisjes së ciklit rritës së nomrave të interesit nga bankat qendrore. Norma bazë e Bankës Qendrore Europiane për euron në periudhën ishte ende 0 (norma e depozitave -0.5%).
Aktualisht, norma baze e interesit për Euron qëndron në nivelin 2.9% (ajo e depozitave 2.75%). Kthimi normave të interesit në kahun rënës e ka shtyrë Ministrinë e Financave t’i rikthehet afatit 10-vjeçar të maturimit, pasi në emetimin e fundit, të vitit 2023, doli me ofertë për një Eurobond 5-vjeçar. Në përgjithësi, në emetimet e fundit investitorët e tregjeve financiare kanë shfaqur kërkesë të lartë për Eurobondet shqiptare, që duket se ofrojnë një raport të kënaqshëm mes përfitimeve dhe rreziqeve.
Ulja e borxhit publik në vitet e fundit (55.45% në fund të shtatorit 2024, sipas vlerësimit paraprak të Ministrisë së Financave) dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar. Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.
Përmirësimi i vlerësimit të borxhit Sovran duket se ka ndikuar më tej pozitivisht në interesin e investitorëve për titujt e borxhit të qeverisë shqiptare. Madje, për herë të parë vitin e kaluar, edhe tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në lekë ka tërhequr investitorë institucionalë nga jashtë. Eurobondi prej 650 milionë eurosh do të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.
Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë prej 133.3 milionë eurosh u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (blerje mbrapsht), të vitit 2023. Shuma e mbetur prej 366.7 milionë eurosh, do të shlyhet në maturim, në vjeshtën e këtij viti, me fondet e siguruara nga Eurobondi i këtij viti. Pjesa e mbetur, prej 283.3 milionë eurosh, do të shkojë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti./ Monitor
Dashi Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojn...
TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin...
Parashqevi Simaku SHBA - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka treguar së fundmi se këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë...
Horoskopi Dashi Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i...
SHBA- Reperi Sean “Diddy” Combs pritet të përballet me më shumë se 10 padi të reja civile në ditët në viji...
TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit d...
Hoorskopi Dashi Diçka tepër e veçantë mund t’ju bjerë në sy gjatë blerjeve, dhe do të jetë e vë...
Bianca Censori SHBA - Gruaja e Kanye West, Bianca Censori vazhdoi të shkaktonte bujë me një kërcim të vlerësu...
Horoskopi Dashi Saturni dhe Hëna do jenë planetë shumë aktivë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do jeni më...
GREQI- Këngëtari shqiptar Kristos Mastoras është arrestuar nga policia greke për shkak të gjendjes së dehur. ...