Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

TIRANA- Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-së. Ai është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Parafinancimi, me vlerë 64.5 milionë Euro, do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, si dhe angazhimet që ka marrë Shqipëria me të.
Me këtë parafinancim, Shqipëria mori 30 milionë Euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave të vendit. Parafinancimi i mbetur prej 34.5 milionë Eurosh në grante dhe hua koncesionare do t’i injektohet drejtpërdrejt WBIF-it (Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.
“Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes e ndihmon Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe për ta afruar ekonominë shqiptare me atë të Bashkimit Evropian përpara se Shqipëria të bëhet anëtare. Ne po e mbështesim Shqipërinë që të konsolidojë shtetin e saj të së drejtës, të zhvillojë infrastrukturën, ekonominë e saj të gjelbër, kapitalin njerëzor dhe biznesin e saj privat. Evropa është këtu për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe kohezionin social ndërsa Shqipëria përgatitet për të hyrë në tregun unik të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
“Ne e vlerësojmë këtë si një shenjë të qartë besimi nga BE-ja në rrugën e reformave të Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Ne e kuptojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet e ardhshme, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen e zellshme të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë Euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë digjitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
Pagesat e ardhshme në kuadër të Mekanizmit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformës të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Agjendën e Reformave. Ndërsa Shqipëria përparon me zbatimin e Agjendës së Reformave, BE-ja do të zhbllokojë pagesat.
Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ofron një udhërrëfyes për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu lehtëson qasjen graduale në tregun unik, duke u mundësuar qytetarëve në Ballkanin Perëndimor të korrin disa përfitime të hershme nga integrimi në BE, si dhe mbështet integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal.
Plani i Rritjes ofron 6 miliardë Euro ndihmë financiare shtesë për të mbështetur reformat socio-ekonomike dhe themelore, si dhe investimet përkatëse. Pagesat kushtëzohen me arritjen e reformave të specifikuara në Agjendat e Reformave të përgatitura nga secili përfitues ( https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/commission-implementing-decision-approving-reform-agendas-and-multiannual-work-programme-under_en ).
Komisioni Evropian aktualisht po punon për vlerësimin e grupit të parë të hapave të reformës. Përmbushja e këtyre hapave do t’i japë Shqipërisë të drejtën për të marrë disbursimin korrespondues në kuadër të Mekanizmit./ Monitor
SHBA- Kris Jenner së fundmi është shfaqur me një model flokësh të ri, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re, jo ...
SHBA- Pavarësisht se kishte shumë vite në industrinë e argëtimit, Amanda Seyfried e kufizoi veten për sa i përket...
SHBA- Një nga figurat më të shquara të BBC Radio Merseyside, Graham Whyte, ka ndërruar jetë. Graham ishte një figurë e...
SHBA- Aktori Brennan Elliott është në zi për gruan e tij Camilla Row, e cila thotë se vdiq pas një beteje shumëvjeça...
SHBA- Vittoria Ceretti, partnerja e Leonardo DiCaprio, ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë të fund...
SKOCI- Lewis Capaldi duket se do të rikthehet së shpejti pasi mori një pushim për shkak të diagnozës së...
SHBA- Blake Lively dhe Ryan Reynolds duket se kanë prioritete të tjera përveç Met Gala. Çifti nuk do t&e...
SHBA- Fotot e publikuara së fundmi të Pedro Pascal duke lënë darkën me Jennifer Aniston ndezën thashethemet...
SHBA- Blanco, producenti i disa prej hiteve më të mëdha të industrisë muzikore, ka një projekt të ri me dashurinë...
SHBA- Mund të kenë kaluar njëzet e tre vjet që kur Alec Baldwin dhe Kim Basinger u divorcuan, por aktori 66-vjeç...