Organizatat ndërkombëtare dhe lokale të mbrojtjes së mjedisit reaguan të martën, disa ditë pas finalizimit të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, e cila lëshoi 33 urdhër-arreste lidhur me skandalin e eksportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, Basel Action Network (BAN), EARTH Thailand dhe Milieukontakt Shqipëri vlerësuan veprimet e organit të akuzës si një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies, duke theksuar se hetimi konfirmoi dyshimet e ngritura prej muajsh se kontejnerët me mbetje nga industria e çelikut ishin toksikë.
Por kërkuan masa të menjëhershme për të ndaluar përsëritjen e situatës dhe ndryshime ligjore që do të pengonin trafikun e mbetjeve të rrezikshme.
“Aktakuzat e shpallura nga Prokuroria e Durrësit tregojnë se trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme mund të luftohet në mënyrë efektive,” tha Jim Puckett, themelues i Basel Action Network.
“I nxisim autoritetet ta trajtojnë këtë rast si një pikë kthese, jo vetëm për të ndëshkuar shkeljet e së kaluarës, por për ta vendosur Shqipërinë dhe Tajlandën si vende që nuk do të tolerojnë më të bëhen burim apo pikë tranziti për tregtinë e paligjshme të mbetjeve të rrezikshme”, tha Puckett.
Organizatat propozojnë miratimin e ndalimeve të qarta ligjore që sigurojnë se Shqipëria nuk do të eksportojë më mbetje të rrezikshme ose të Aneksit II të Konventës së Bazelit drejt vendeve në zhvillim. Po ashtu, kërkohet një ndalim paralel për importin e këtyre mbetjeve nga çdo vend tjetër, si dhe ndalimi i plotë i eksporteve të mbetjeve elektronike dhe plastike. Për të garantuar zbatimin e ligjit, organizatat sugjerojnë inspektime më rigoroze portuale.
Ndërkohë, përtej arrestimeve, organizatat kanë parashtruar një sërë kërkesash për transparencë publike. Ato kërkojnë nga autoritetet shqiptare publikimin e analizave dhe testeve kimike të kryera mbi mbetjet, për të kuptuar nëse “gjurma” e tyre përputhet plotësisht me mbetjet e gjeneruara nga impiantet e çelikut të Kurum. Gjithashtu, OJQ-të ngrenë pikëpyetje mbi shtrirjen kohore të këtij trafiku.
Kontrabandimi i mbetjeve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 shkaktoi një alarm ndërkombëtar, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” e akuzoi Shqipërinë se po shkelte konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.
Hetimet e prokurorisë, edhe pse morën kohë, zbuluan një skemë komplekse të trafikimit të mbetjeve, shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit doganor, duke çuar në urdhër-arreste ndaj drejtuesve të lartë të kompanisë “Kurum International”, drejtuesve të kompanisë eksportuese “Sokolaj” si dhe zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësve të disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.
Organizatat e mjedisit e vlerësuan punën e prokurorisë, por thanë se hetimet duhej të thelloheshin për t’i dhënë publikut një histori të plotë. “Është shumë e rëndësishme që publikut t’i tregohet historia e plotë se si u krye kjo vepër penale, përfshirë se kush e mundësoi atë, dhe që Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar ndalimin e eksporteve dhe importeve të mbetjeve të rrezikshme nga dhe drejt Shqipërisë”, tha Valbona Mazreku, Drejtoreshë Ekzekutive e Milieukontakt Shqipëri. /Birn/
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
8 Shkurt14:07
Denoncimi për “Piranjat”: Punonjësit e spitaleve pa paga! Nuk janë deklaruar as në e-Albania
Punonjësit shëndetësor në Shqipëri nuk kanë marrë ende pagën e muajit, duke u përballur me vonesa për të ...
SOCIALE
8 Shkurt12:51
Një tjetër shkolle i vihet dryni në Gjirokastër!
Godina që dikur gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, sot qëndron e heshtur dhe e mbyllur.
Shkolla e fshatit Lazarat, e investuar n&eu...
SOCIALE
8 Shkurt08:34
Lezhë, moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vësht...
SOCIALE
7 Shkurt20:40
Prodhimi vendas në krizë! Qindra kuintalë misër, grurë e qepë, stok në Maliq
Qindra kuintal prodhime bujqësore të pa shitura nga fermerët në fushën e Maliqit, kryesisht misër, patate, qepë e grurë ...
SOCIALE
6 Shkurt19:18
Nxënësit në shkolla deri në orën 16:00? Ja projekti pilot që do aplikohet në vend
Duke nisur nga viti akademik 2026–2027, 30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur, duke u ofruar nxënësve q&e...
SOCIALE
6 Shkurt13:21
Studimi/ 40% e studentëve shqiptarë të punësuar jashtë profilit
Studentët shqiptarë të sapodiplomuar e kanë të vështirë të integrohen menjëherë në tregun e punës,...
SOCIALE
5 Shkurt23:32
Blendi Fevziu shkon te "Kardiologjia": Kushtet të tmerrshme! 1 banjo për 40 dhoma. Të renë se hapin se nuk kanë shtretër (VIDEO)
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se k...
SOCIALE
5 Shkurt18:55
Rihapja e TikTok në Shqipëri, çfarë ndryshoi dhe çfarë pritet për të rinjtë?
Pas vendimit të Këshillit të Ministrave më 3 shkurt 2026, TikTok rikthehet në Shqipëri. Pas një periudhe ndalimi që fill...
SOCIALE
5 Shkurt18:22
Raporti i Gallup: Shqipëria përkrah vendeve afrikane. Ja shqetësimi kryesor për shqiptarët
Gallup publikoi raportin më të fundit, “The World’s Most Important Problem: What People Need Leaders to Hear in 2026”.
Sipas stud...
SOCIALE
5 Shkurt18:11
Kanceri shënon rritje në Shqipëri, mbi 7 mijë raste të reja në vit; e dyta për vdekshmëri
Sëmundjet kancerogjene po regjistrojnë rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Gjatë vitit të fundit, mbi 7 mijë persona jan&...