Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Shpenzimet buxhetore për financimin e skemës publike të pensioneve shënuan në 9 mujorin 2024 nivelin më të ulët së paku që nga viti 2012, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Skema publike paguan për pensionet me shumë se sa arkëton nga pagesat e sigurimeve shoqërore prej punonjësve aktualë. Diferenca është deficit që mbulohet nga buxheti, dmth nga taksat dhe tatimet e tjera që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Kjo diferencë në vend që të zgjerohet prej rritjes gjithnjë e më shumë të numrit të pensionistëve nga plakja e popullsisë, po vjen në ulje.
Në fund të 9 mujorit 2024 deficiti i skemës së pensioneve shënoi një vlerë prej 29,1 miliardë lekësh, më e ulëta së paku që nga viti 2012, (shiko grafikun e mëposhtëm). Qeveria po shpenzon më pak para për financimin e skemës së pensioneve në një kohë që të ardhurat buxhetore në vlerë janë rritur me ritme dyshifore vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave që nga viti 2014 deri më 2024 të ardhurat buxhetore u rriten me 98 për qind, ndërsa deficiti i skemës së pensioneve në të njëjtën periudhë u ul me 10%. Kjo do të thotë, se pesha e shpenzimeve për pensionet që përballohen nga buxheti i shtetit është shumë më e ulët se 10 vite më parë.
Psh në vitin 2014 buxheti grumbullonte gjithsej 266,7 miliardë lekë të ardhura dhe 12.2 për qind të tyre i çonte për financimin e deficitit të skemës së pensioneve, ndërsa në 9 mujorin 2024 qeveria çoi për financimin e deficitit të skemës vetëm 5.5% të të ardhurave. Kjo situatë është në favor të qeverisë, por në disfavor të pensionistëve, erdhi kryesisht për dy arsye kryesore. E para të ardhurat nga kontributet e sigurimeve janë përmirësuar për shkak të rritjes së pagave si në sektorin privat dhe atë publik me një ritëm më të shpejtë pas pandemisë Covid-19. Rritja e pagës minimale me rreth 30 për qind në harkun e një viti që nisi në vitin 2022 ndikoi pozitivisht të ardhurat nga kontributet.
Nga ana tjetër shpenzimet për pagesat e pensioneve nuk u rritën sipas parashikimeve. Pensionistët që dolën në pension vitet e fundit nuk plotësojnë kriterët për pagesa të plota. Për rrjedhojë shumica e pensionistëve përfitojnë pension social ose të pjesshëm. Humbja e dokumentacionit për vitet e punës dhe puna në të zezë në 30 vitet e fundit kanë bërë që pjesa më e madhe e atyre që dalin në pension aktualisht të mos përmbushin kriterin për vitet e punës që është rreth 39 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë.
Nga njëra anë ka rritje të shpenzimeve më pak se parashikimet dhe nga ana tjetër rritja e arkëtimeve nga kontributet më shumë se pritshmëritë e ka zvogëluar barrën e buxhetit për pensionet. Në fillim të këtij viti qeveria mori mbrapsht mbi 7 miliardë lekë nga kursimi i deficitit të skemës dhe i çoi ato për investime në infrastrukturë nëpërmjet një akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2024. Ndërkohë shumica e pensionistëve shqiptarë marrin pagesa mujore poshtë nivelit relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë të përcaktuar nga Banka Botërore./ Monitor
TIRANA- Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua për rreth një...
Dashi Nuk do gjykoni ashtu si duhet gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gabime. Shmangni marrjen e vendimeve sido që t’iu v...
EUROPA- Pse çmimet e pronave mund të vazhdojnë të rriten për vite me radhë, shkruan The Economist. Pas krizës financiare ...
Dashi Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që...
TIRANË- Antonela Berisha duket se i është rikthyer jetës normale dhe punës pas dhunimit të Klea Prengës dhe ...
SHBA- Disa foto të reja janë publikuara nga viktimat e supozuara të Sean 'Diddy' Combs gjatë festave të tij të shthuru...
FERIZAJ- Pronarja e një ferme në Kaçanik shprehet se iu lëshojnë muzikë lopëve, për t'i qetë...
Liam Payne SHBA- Moshat nën 18 vjeç nuk duhet të shtyhen drejt grupeve të pop-it, ka thënë një nga kantautorët kr...
BRITANI- Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë të 'One Direction', Liam Payne, ka thyer heshtjen pas vdekjes së ti...
Dashi Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite dhe as moti jo i mirë nuk do ju trishtojë. Marsi do ju b&...