Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 0.25% normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për sektorin bankar. Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të marrë këtë muaj nga Guvernatori, Gent Sejko, thuhet qartë që, nëse kreditimi do të vazhdojë të zgjerohet me ritmet e muajve të fundit, rritja e mëtejshme e kësaj norme në fund të vitit 2024 ka një probabilitet të lartë.
Në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.
Edhe analizat e fundit kanë treguar një përshpejtim të ndjeshëm të ritmit rritës të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme, si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme arriti në 47.2% për tremujorin e dytë, nga 20.9% që është rritja mesatare historike (e llogaritur afërsisht për 20 vitet e fundit).
Rritja e kësaj kredie mbetet shumë më e shpejtë se rritja e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare dhe se rritja nominale e PBB-së. Në të njëjtin kah, sipas Bankës së Shqipërisë, kanë qenë edhe zhvillimet në indeksin e çmimit të banesave, i cili ka përshpejtuar ritmin e rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke regjistruar vlera mbi mesataren historike. Edhe ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave.
Këta dy nëntregues, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, po monitorohen me vëmendje nga Banka e Shqipërisë. Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme shoqërohet me rritje të rrezieve sistemike.
Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, vlera e indeksit të paralajmërimit të hershëm (ku përfshihen treguesit e mësipërm) mbetet mbi mesataren historike dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021. Ky zhvillim, sipas Bankës së Shqipërisë, sinjalizon një situatë në të cilën ritmi i kreditimit është mjaft i shpejtë dhe ku rreziqet eventuale nisin të akumulohen.
Në përfundim, të dhënat e monitoruara konfirmojnë vijimin e rritjes se shpejtë të kreditimit, e cila, mbështet një rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike. Megjithatë, duke konsideruar që një rritje u realizua në tremujorin e mëparshëm dhe për të siguruar një mbështetje më të mirë të vendimmarrjes mbi të dhëna sa më të qëndrueshme, Banka e Shqipërisë ka vendosur që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit të konfirmohet edhe këtë tremujor në nivelin 0.25%.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson që, nëse të dhënat e rritjes së shpejtë të kreditimit do të konfirmohen edhe në muajt e ardhshëm, rritja e mëtejshme e shteës kundërciklike në fund të vitit ka një probabilitet të lartë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit së sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 19.3%, nga 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kërkesa minimale e këtij raporti lëviz në intervalin mes 15% dhe 21%, në varësi të detyrimeve rregullatore që kanë bankat individuale. Kërkesat e kapitalizimit janë më të larta për grupin e bankave me rëndësi sistemike./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë...
Dashi Nëse nuk mundoheni të reflektoni gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme serioze. Nga ana tjetër mos lejoni ask&...
DUBAI- Antonela dhe motra e saj, Mariela Berisha prej 2 muaj vijojnë të mbeten në arrati në lidhje me sulmin brutal që i bën&eum...
SHBA- Reperi i famshëm, Eminem ka bërë të ditur që së shpejti do të bëhet gjysh. Eminem e bëri njoftimin e &...
Dashi Humori juaj do jetë i zi gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot ta përmbani veten sado të mundoheni. Nëse keni një l...
Diddy Combs SHBA-Themeluesi i ‘Bad Boy Records’, Diddy Combs ka kundërshtuar akuzat e fundit për abuzimit seksual duk...
Dashi Gjithçka ka për t’iu ecur më së miri sot dhe do merrni frymë lirisht. Çdo çast do jetë fantastik. J...
SHBA- Një modele braziliane dhe shoqja e saj janë zhdukur në det pasi një skaf që i transportonte në breg nga një jaht luks...
Dashi Gjatë kësaj dite do ecni me prioritete dhe nuk do keni një ditë aspak të trazuar. Pozitiviteti do ju shoqëroje gjithë...
PARIS- Gigi Hadid bëri një paraqitje mbresëlënëse në Javën e Modës në Paris. Modelja e njohur nga Pales...