Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me 35%. Shifrat po zbresin drejt pragut psikologjik të 20 mijë.
Pas pandemisë, rënia u thellua dhe u bë më e qëndrueshme, jo vetëm nga fertiliteti, por nga mungesa e prindërve.
Brezat e rinj janë më të paktë, ndërsa emigracioni vazhdon, duke krijuar një zinxhir rëniesh që ushqen vetveten.
Grupmoshat e reja të vajzave në moshë riprodhimi po pakësohen më shpejt se popullsia totale. Edhe kur dëshira për fëmijë ekziston, nuk ka kush t’i lindë.
Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës e rëndojnë trendin. Qarqet po humbasin forcën riprodhuese më shpejt se kryeqyteti, teksa sektori i arsimit po hyn në një fazë tkurrjeje të fortë
Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u ndalur. Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit.
Demografët shpjegojnë se kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt (sidomos grupmoshat 20–39 vjeç), pra mosha riprodhuese, tkurrja priret të përshpejtohet. Ky fenomen që, në gjuhë teknike, quhet moment demografik në kah negativ, tregon se edhe sikur fertiliteti të mos bjerë më, fakti që ka më pak gra dhe burra në moshat e lindjes e ul numrin absolut të lindjeve, dhe pastaj kjo ushqen një cikël tjetër tkurrjeje.
Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i grave në kulmin e riprodhimit 20-34 vjeç ra me 32%. Qarqe të tëra kanë humbur mbi gjysmën e grave në moshën e lindjes në dekadën e fundit. Popullsia e re në moshë riprodhimi u tkurr dy herë më shpejt se popullsia e përgjithshme, duke garantuar përkeqësim të fortë të lindjeve në vijim.
Vitin e kaluar lindën 21,425 bebe në të gjithë vendin, ose 8% më pak se vitin paraardhës. Ritmi i rënies është thelluar pas pandemisë me rreth 26% gjatë 2021–2025.
Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh ndjek zhvillimet demografike në vend, thekson se numri i lindjeve nuk po ulet vetëm nga niveli i lartë i emigrimit te të rinjtë dhe as nga ndryshimi i stilit të jetesës që i çon ata më shumë drejt karrierës, por edhe nga kostot e larta që përballet një familje e re.
“Vrojtimet tona kanë gjetur se çiftet e reja në Tiranë lindin më pak se sa bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë në emigracion. Kemi vënë re që sapo dy të rinj ikin nga Shqipëria lindin dy apo më shumë fëmijë”, tha z. Gëdeshi. Demografët thonë se ende ka një hendek mes dëshirës për të lindur fëmijë dhe atyre që lindin në realitet.
Në vitin 2018, në anketën e shëndetit, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.
Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.
Demografët pohojnë se qeveria, me politikat e saj, duhet të korrektojë pikërisht këtë hendek, që të mundësojë ambientin që gratë të lindin të gjithë fëmijët që duan.
Skenarët, 13 mijë bebe në vitin 2035
Nëse zhvillimet demografike ecin me ritmet aktuale, emigracion të fortë te të rinjtë dhe rënie të normave të fertilitetit, lindjet do të zbresin gradualisht drejt 13 mijë deri në vitin 2035, për shkak të rënies potenciale të prindërve të ardhshëm. Në kushtet kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt, kjo do të sillte rreth 10 mijë lindje në vit në 2040.
Jemi në momentin ku rritja e lindjeve nuk vjen më nga dëshira për të pasur fëmijë, por se nuk ka kush t’i lindë. Vendi ka hyrë në një cikël ku tkurrja po kalon nga rënie lineare në rënie të përshpejtuar, sepse tani nuk po bie vetëm norma e lindshmërisë, por po tkurret vetë popullsia që sjell lindje.
Nëse në vitin 2015, Shqipëria numëronte mbi 124 mijë vajza të moshës 20–24 vjeç, në vitin 2025 ky numër ka rënë në rreth 72 mijë, një rënie drastike prej rreth 42%.
E njëjta tendencë ndiqet edhe në grupmoshën 15–19 vjeç, ku rënia prej rreth 49 mijë personash paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë për balancat demografike të vendit.
Nga ana tjetër, rënia është më e moderuar në moshat e vjetra të fertilitetit (45–49 vjeç), ku rezultuan mbi 72 mijë, relativisht më i lartë krahasuar me vajzat e reja.
Kjo përmbysje e strukturës, ku ka më shumë gra që po dalin nga mosha e riprodhimit sesa vajza që po hyjnë në të, konfirmon se momenti demografik është kthyer në një kah negativ të pakthyeshëm për momentin.
Në vitin 2015, struktura e grave në moshë riprodhimi ishte e orientuar drejt të rejave, me mbi 117 mijë vajza në grupin 15–19 vjeç. Sot, ky grup është reduktuar në rreth 68 mijë. Ky reduktim me pothuajse gjysmën e popullsisë riprodhuese brenda 10 viteve shpjegon arsyen pse shifrat e lindjeve në rang kombëtar po pësojnë dhe do të pësojnë rënie dyshifrore vit pas viti.
Emigracioni masiv i moshave të reja po lë pas një gropë që nuk mund të mbushet me politika sociale afatshkurtra.
Shqipëria përfaqëson një histori tipike të tranzicionit demografik, ku rënia e lindjeve nuk ndodh në mënyrë lineare, por me valë të ndryshme në kohë.
Në periudhën 1993–2004 vërehet rënie shumë e fortë e lindjeve, me −33%. Kjo fazë përkon me ndryshimin e madh shoqëror dhe ekonomik pas viteve 1990. Shqipëria kaloi nga një sistem i mbyllur në një ekonomi tregu që shkaktoi emigracion masiv, pasiguri ekonomike dhe ndryshim të menjëhershëm të stilit të jetesës.
Familjet kaluan nga modeli tradicional me shumë fëmijë drejt familjeve më të vogla, ndërsa emigrimi i të rinjve në moshë riprodhuese uli menjëherë numrin potencial të lindjeve. Në këtë periudhë, rënia është kryesisht rezultat i shokut të tranzicionit, ku një pjesë e madhe e popullsisë iku menjëherë.
Në vitet 2004–2015, ritmi i rënies u ngadalësua ndjeshëm në −12.7%. Frenimi i rënies u ndikua në këtë periudhë nga stabilizimi i emigracionit te të rinjtë dhe vala e kthimit të emigrantëve nga kriza greke.
Modeli i ri familjar tashmë ishte konsoliduar në këtë periudhë, me martesat që bëhen më vonë, gratë hyjnë më shumë në tregun e punës dhe kostot e fëmijës në rritje. Lindjet ishin në rënie, por me ritëm më të ulët.
Të dhënat zyrtare tregojnë se periudha 2015–2020 shënon përshpejtim të ri të rënies, me −34.5%, madje më të fortë se në vitet ’90. Kjo është faza e valës së dytë demografike.
Tani nuk kemi më vetëm ndryshim sjelljeje, por edhe mungesë strukturore të popullsisë në moshë riprodhuese. Brezat e lindur pas viteve ’90 janë më të ulët në numër dhe një pjesë e madhe e të rinjve vazhdojnë të emigrojnë.
Në të njëjtën kohë rritet mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë, shtyhet prindërimi dhe rritet pasiguria ekonomike, veçanërisht pas 2015-s. Si pasojë, rënia bëhet më agresive, pasi ka më pak gra në moshë lindjeje dhe ato që mbeten lindin më pak fëmijë.
Vendi ka hyrë në zonën e rrezikut demografik afatgjatë (2023–2025). Të dhënat tregojnë se kishte rreth 21 mijë lindje më 2025, shumë pranë pragut të ri psikologjik të 20 mijë lindjeve. Në këtë fazë po përjetojmë skenarë të tkurrjes së fortë të popullsisë, plakjes së shpejtë dhe presionit mbi sistemet sociale dhe tregun e punës./Monitor
Ditën e diel moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura n&eum...
Disa ditë pas kësaj deklarate të ministre së Shëndetësisë Evis Sala, Spitali Onkologjik nuk ka barin abiraterone apo ila&cced...
Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë rënie të kërkesës për dado vendase, por vihet re një trend në rritj...
Situata për fermerët në juglindje vijon të mbetet e vështirë. Edhe pse çdo vit punojnë tokën dhe investojnë ...
Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike mbeten ndër sfidat më serioze mjedisore në Tiranë. Të dhënat e monitorimit të kryera...
Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, do të sillte kosto shtesë për...
Çmimet e mishit po rriten ndjeshëm në shumë vende të Evropës, duke ndikuar tek xhepat e konsumatorëve ndërkohë q&...
3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sektorit t&...
Kujdesi shëndetësor në banesë është një nevojë jetike për mijëra të moshuar dhe pacientë kronikë...
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për li...