
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Efektin kryesor në uljen e dëmeve të paguara e ka dhënë tregu i jo-jetës dhe fondi i kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ndërkohë, dëmet janë rritur vetëm për kompanitë e sigurimit të jetës, me 23% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tregut të jetës në strukturën e dëmeve ngelet modeste, me 5% të totalit, duke patur një ndikim të vogël në ecurinë e përgjithshme të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve në vend.
Në tregun e jo-jetës, struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me pothuajse 69% të dëmeve të paguara bruto. Dëmet në sigurimin e brendshëm motorik janë rritur me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë, por ndërkohë një efekt balancues ka luajtur rënie me më shumë se 50% e dëmeve të paguara për Kartonin Jeshil. Mes sigurimeve vullnetare, në rënie të ndjeshme janë dëmet nga sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, ndërsa në rritje janë dëmet e lidhura me sigurimin Kasko të mjeteve dhe sigurimin e shëndetit.
Nga ana tjetër, dëmet pezull këtë vit janë në rritje. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, dëmet pezull janë rritur me 18% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për kompanitë e sigurimit të jetës dëmet pezull janë rritur me 8%. Në krahun e primeve, tregu i sigurimeve vazhdon të shfaqë një ecuri modeste edhe këtë vit. Për katër muajt e parë të vitit, primet e shkruara bruto u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po shënon ritme më të larta rritjeje, me 10.6%, ndërsa tregu i jo-jetës paraqitet në rritje me 7.9%. Në tregun e Jetës, rritja vazhdon të vijë kryesisht nga produkti dominues, sigurimi i jetës së debitorit, që tashmë sjell afërsisht 80% të primeve të këtij tregu.
Në tregun e jo-jetës, rritja po vjen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme motorike. Primet nga këto sigurime për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 14.3%. Ato sjellin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës. Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
M.B.
SOCIALE
29 Maj07:38
Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plo...
m.l
SOCIALE
28 Maj15:43
Kevin Costner dhe disa producentë po përballen me një padi nga kaskaderja Devin LaBella, akuzohen se e detyruan të marrë pjesë në një skenë përdhunimi
SHBA- Kevin Costner dhe producentët e filmit "Horizon: An American Saga - Chapter 2" po përballen me një padi nga kaskaderj...
m.l
SOCIALE
28 Maj14:45
"Jemi optimistë për shërimin e tij"/ Gruaja e Billy Joel falenderon fansat për mbështetjen që i dhanë këngëtarit për diagnozën në tru
SHBA- Alexis Rodrick, gruaja e Billy Joel, falënderoi publikun në një postim në rrjetet sociale për dashurinë dhe mb&e...
m.l
SOCIALE
28 Maj14:20
"Ai shkoi në shtëpinë e tij me armë"/ Ish-asistentja e Diddy-t dëshmon se reperi u përpoq të vriste Kid Cudi
SHBA- Ish-asistentja e Diddy-t dhe mikesha i Cassie Ventura-s, Capricorn Clark, përshkroi një shpërthim të dhunshëm xh...
m.l
SOCIALE
28 Maj14:06
"Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë"/ Gwen Stefani shpreh dashurinë teksa uron djalin e saj për ditëlindjen e 19-të në një postim në Instagram
SHBA- Djali i Gwen Stefani-t, Kingston, mbushi 19 vjeç dhe ajo i dërgoi atij urimet e saj publikisht. Këngëtarja 55-vjeç...
m.l
SOCIALE
28 Maj13:47
"Është pjesë e anatomisë sime unike"/ Miley Cyrus zbulon arsyen mjekësore që e pengon të bëjë turne të shpeshta
SHBA- Miley Cyrus iu referua edhe një herë në një intervistë të re edemës së Reinke, një gjendje që i j...