Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANA- Individët ngelen klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme pësoi përsëri rënie vitin e kaluar në 3.4%, nga 3.8% që kishte qenë një vit më parë.
Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.
Ndërkohë, raporti i kredive me probleme për bizneset është në nivele më të larta, me 5.7%. Megjithatë, edhe te bizneset raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, rezulton se treguesi i kredive me
probleme në valutë nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2022 dhe ka mbetur në nivelin 4%, ndërkohë që treguesi i kredive me probleme në lekë ka shënuar rënie në nivelin 5.4%, nga 6% që kishte qenë në fund të vitit paraardhës.
Raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008. Ecuria e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar ishte ndjeshëm më e mirë se pritshmëritë. Në fillim të vitit projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave tregtare orientoheshin drejt një rritjeje të lehtë të raportit të kredive me probleme, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe rritjes së normave të interesit.
Një ndikim të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme besohet se dha rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Në fund të vitit 2023 kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore me 9.1%, por në periudha të veçanta të vitit rënia vjetore e kursit arriti deri në 14%.
Ndërkohë, gjatë muajve të parë të këtij viti, ky tregues po shfaqet i qëndrueshëm, me një tendencë të lehtë në rritje. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e lehtë e raportit të kredive me probleme duket të jetë kryesisht efekt i rritjes së normave të interesit në euro.
Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht në segmentin e individëve. Për Bankën e Shqipërisë një rritje ishte e pritshme, duke pasur parasysh rritjen e fortë të normave të interesit për monedhën europiane, deri vitin e kaluar.
Ndërkohë, një ndikim negativ kanë dhënë edhe kredi të veçanta të lidhura me probleme ligjore, siç kanë qenë ato të marra nga shoqëritë që kanë përfituar kontratat e incenereatorëve. Vendosja në sekuestro e këtyre shoqërive ka sjellë edhe klasifikimin e kredive të tyre si kredi me probleme. / Monitor
Foto ilustruese Dashi Marsi do ju bëjë shumë energjikë dhe të motivuar, por nga ana tjetër paksa të paduruar. Shmangni ...
Dua Lipa GJERMANI- Marka e njohur e makinave luksoze Porsche ka zgjedhur artisten e popit me origjinë shqiptare Dua Lipa si imazhin e fushatë...
Aktori ELBASAN- Aktori i njohur, Laert Vasili ka vizituar së fundmi me të afërmit e tij Kishën e Shën Kozmait në Elbasa...
Celine Dion dhe Lady Gaga PARIS- Këngëtarja Celine Dion nuk e ka konfirmuar nëse do të këndojë në ce...
Travis Scott ITALI- Koncerti i Travis Scott në Itali ndezi alarme të rreme për tërmet pasi 80,000 njerëz morën pjes&eum...
Celine Dion PARIS- Këngëtarja Celine Dion është shfaqur mëse e lumtur që është rikthyer në Pari...
Foto ilustruese Dashi Dita e sotme do jetë e përshtatshme për të shprehur ide të reja që do ua ndryshojnë jetën. V...
Bradley dhe Gigi SHBA- Çifti i njohur Bradley Cooper dhe Gigi Hadid kanë shijuar lidhjen e tyre që kur u takuan p...
Jennifer Lopez SHBA- Në ditëlindjen e saj të 55-të këngëtarja Jennifer Lopez ka postuar një fotografi tejet pr...
Bebe Rexha KOSOVË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë, disa d...