SOCIALE

Të dhënat: Individët po e blejnë më pak borxhin e qeverisë

M.B. Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 08:09
Të dhënat: Individët po e blejnë më pak borxhin e
Foto ilustruese

TIRANA- Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars individët zotëronin rreth 20.05% të instrumenteve të borxhit të brendshëm të emetuara nga qeveria shqiptare, nga 20.38% që ishte kjo pjesë në fund të vitit të kaluar dhe 20.74% që ishte në të njëtën periudhë të një viti më parë. Financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë ngelet sektori bankar, me më shumë se 54% të totalit.

Në vlerë absolute, shuma e borxhit të financuar nga individët vlerësohet të ketë arritur në rreth 145 miliardë lekë, në rënie me afërsisht pesë miliardë lekë ose 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e reja të individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve në tremujorin e parë të këtij viti zbritën në 12.1 miliardë lekë, në rënie me 19.8% krahasuar me një vit më parë.

Rënia ishte edhe më e lartë e shprehur në numër transaksionesh, që u tkurrën në 4409, 25.2% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia më e madhe u shënua në tregun e obligacioneve. Vlera e blerjeve të obligacioneve në tregun primar zbriti në më pak se 2.5 miliardë lekë, në rënie me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, investimi në bono thesari ra në 9.65 miliardë lekë, 16.3% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Tendenca rënëse e investimeve të individëve në bono dhe obligacione nisi qysh vitin e kaluar. Sipas AMF-së, për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022. Rënia graduale e peshës së individëve në strukturën e financuesve të borxhit të brendshëm duket të jetë rezultat i rënies së ndjeshme të yield-eve, që prej fillimit të vitit 2023 e në vazhdim. Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet patën marrë një shtysë të fortë gjatë vitit 2022, kryesisht për shkak të rritjes së fortë të yield-eve. Në muajin mars 2022, Banka e Shqipërisë nisi ciklin e normalizimit monetar, duke e rritur normën e interesit pesë herë brenda vitit dhe duke e çuar atë nga 0.5% në 2.75%.

Kjo rritje u reflektua shumë shpejt, madje edhe u tejkalua në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, sidomos në ato me maturim afatshkurtër. Pasiguria nga rritja e shpejtë e interesave dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre i çuan yield-et pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitorët individualë. Një pjesë e depozituesve preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare dhe t’i investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta. Por, pas vitit 2023, frenimi i rritjes së normave të interesit nga banka qendrore solli një rënie të shpejtë të yield-eve dhe ulje të interesit të individëve për të investuar në titujt e qeverisë./Monitor

borxhi i qeverise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve