SOCIALE

Xhemollari: Studentët që vijnë nga rrethet përballen me kosto të papërballueshme jetese

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 09:41

Xhemollari: Studentët që vijnë nga rrethet përballen me

I ftuar sot në “Ora News”, Rigels Xhemollari foli për kostot e larta me të cilat përballen studentët që vijnë nga rrethet për të studiuar në Tiranë, duke u ndalur te qiratë, konviktet, ushqimi dhe shpenzimet e përditshme.

Sipas Xhemollarit, kapacitetet e Qytetit Studenti mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të kërkesës, ndërsa një apartament 1+1 mund të kushtojë rreth 350–400 euro në muaj. Kjo barrë, sipas tij, rëndon drejtpërdrejt mbi familjet dhe po detyron disa studentë të punojnë gjatë kohës që ndjekin studimet.

Xhemollari theksoi se kostoja nuk përfshin vetëm qiranë, por edhe ushqimin, transportin, librat dhe shpenzimet e tjera. Sipas tij, mungesa e mbështetjes dhe akomodimit të përballueshëm mund të ndikojë edhe në cilësinë e studimeve dhe vijimin e tyre.

Rigels Xhemollari: Sigurisht që në momentin që familjet mendojnë për të dërguar fëmijët e tyre në universitet, gjëja e parë me të cilën përballen janë është ekonomia dhe portofoli i tyre, sepse Tirana, të paktën Tirana si kryeqytet, është bërë një qytet jo miqësor dhe i papërballueshëm ekonomikisht për studentët që vijnë nga rrethet. Kjo për dy arsye.

E para është se kapacitetet akomoduese të konvikteve apo të qytetit studenti janë rreth 7%. Pra në qoftë se do të duan të gjithë të kërkojnë një dhomë te Qyteti Studenti, vetëm 7% prej tyre do t'ju plotësohet.Në 100 studentë vetëm shtatë do ta merrnin një dhomë apo një hapësirë aty. Po dhe brenda asaj godinës, ka godina të cilat janë të akomoduara mirë, ka godina të cilat janë të pabarazuara dhe kushtet janë skandaloze.

Kështu që po të zbresim edhe një 2%, kështu që pesë në 100 studentë mund të kenë një strehë normale dhe komode në qytetin studenti. Dhe duke qenë në këtë situatë, stresi më i madh që u krijohet prindërve është strehimi i studentit. Diçka që në kampus edhe në vendet e tjera është gjëja më normale dhe më e thjeshtë. Është brenda universitetit dhe nuk ka pse studenti të kërkojë për shtëpi në Paskuqan dhe të studiojë në Universitetin Politeknik.

Sepse edhe vetë koha që i duhet pastaj të shkojë nga lagja ku jeton drejt universitetit, kthimi, transporti dhe shumë peripeci të tjera që i lindin e bëjnë atë që të ketë një marrëdhënie shumë të cunguar me universitetin. Pra të mos e jetojë jetën si student, por ta jetojë si qytetar i Tiranës. Dhe duke qenë e tillë jeta bëhet akoma më e kushtueshme. 

Dhe kjo jeta e studentëve akoma edhe më e kushtueshme rëndon jo vetëm mbi ta, por rëndon edhe mbi familjet të cilët sakrifikojnë për të sjellë fëmijët e tyre në universitete ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Sa e përballueshme është realisht një qira prej, po marrim një mesatare 350-400 sepse s'besoj se poshtë 300 apo 350 gjen një shtëpi 1+1, 1+1 në Tiranë. Kudo, në cilën do zonë, në Paskuqan apo në zonën e Freskut apo në Yzberisht apo po marr zonat më,

Po, më periferike. Atëherë, një familje e cila, po themi prindërit kanë një pagë minimale në një qytet tjetër e ka gati të pamundur, ose do të shpenzojë rreth 70% të pagës së tyre për të çuar një fëmijë në universitet. Po në qoftë se kanë dy fëmijë, e kanë gati të papërballueshme dhe ne së shpejti do nxjerrim një analizë studimore ku një pjesë e studentëve janë gati dhe të braktisin studimet për shkak se nuk e përballojnë dot. Ose pastaj nuk bëjnë jetë studentore, por bëjnë një jetë duke punuar në kryeqytet, pra bëjnë një ose dy punë për të përballuar studimet.

Por kjo ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë studenti do të jetë ai brenda auditorit. Pra në qoftë se dikush punon 8 orë apo 6 orë në ditë, kur shkon në auditor sa kohë do t'i duhet që të marrë dijen dhe sa kohë do t'i duhet që ta përpunojë atë dhe ta mësojë për të nesërmen. Kështu që automatikisht rëndesa ekonomike na prodhon dhe studentë më të dobët, të cilët orvaten nëpër kryeqytet për të gjetur para për të paguar qiranë, ushqimin, veshmbathjet, librat, fotokopjet e të tjerë, pasi nuk është vetëm strehimi kosto për studentin, por kostot e larta janë dhe ushqimi.

Pra në qoftë se marrim tre vaktet e ushqimit, ato pothuajse shkojnë sa kostoja e qirasë për një muaj. Dhe po të marrim raste paralele, Kosova për shembull e ka të zgjidhur brenda konviktit edhe ushqimin. Me 35 euro që paguan në muaj studenti i Universitetit të Prishtinës, ka të përfshirë dhe tre vaktet brenda mensës të kampusit universitar. Ne nuk e kemi këtë, pra ne pavarësisht se i japim atë godinën ose atë dhomën te konviktet, ai studenti prapë orvatet që ushqimin duhet ta blejë diku. Ushqimin do ta sigurojnë vetë.

Dhe e blejnë njëlloj si ne, pra njëlloj si ne që jemi me paga edhe ai që është student e ka të njëjtin çmim. Pra nuk është se ka funksionuar Karta e Studentit apo përpjekjet që kanë pasur apo kërkesat që kanë pasur studentët në 2018 që të kishte mensa studentore. Me përjashtim të një rasti pozitiv që është në Universitetin e Shkodrës ku bashkia ka ndërtuar një mensë të vogël për studentët dhe ka funksionuar si model ku marrin ushqime me kosto të ulëta.

Por Tirana është shumë e ashpër, shumë e egër, nuk është një qytet miqësor. Është një qytet i cili rëndon ekonominë e familjeve të cilat detyrohen të çojnë fëmijët në universitet. Kam pasur këto ditë mesazhe të ndryshme nga familjarë të qyteteve të ndryshme që më thonë, jemi këtu te konviktet por nuk po na i pranojnë fëmijën. 

Sepse aty ka një dyndje të madhe për shkak të kushteve ekonomike. Të gjithë duan ta vendosin fëmijën aty, por aty ka një mungesë transparence, ka mungesë aplikimesh publike, mund të ketë edhe ndoshta raste korrupsioni ose favorizimesh të njerëzve të lidhur me pushtetin. Pra duhet të kesh mik për t'u futur në konvikt. Duhet të kesh mik që të futësh kokën në një dhomë në konvikte.

 Kështu që këtu fillon dhe kështu fillon stresi i një studenti në Tiranë dhe pastaj vazhdon me fakultetin dhe me universitetin, ku më fal, Sonila doli në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku studentët na thonë që ne jemi studentë IT-je, inxhinierie dhe bëjmë mësim në 6 të pasdites, ku mungojnë kushtet, ku pedagogët sigurisht që kanë edhe ata dy-tre punë të tjera dhe nuk i përgjigjen me orare, ku integriteti akademik nuk është në nivelin e duhur, ku transparenca nuk është në nivelin e duhur.

 Pra ata futen në disa universitete të cilat kanë probleme themelore. Dhe jo më kot gazetarja juaj e përmendi që raporti mes publikut dhe privatit ka ndryshuar. Në qoftë se themi 70% e studentëve kanë shkuar në publik dhe 30% në privat, do të thotë që në Tiranë ky raport është 50-50. Sepse në universitetet e rretheve janë vetëm publik. Raporti i Tiranës ka shkuar diku te gjysmë për gjysmë.

Arsyeja pse ka shkuar këtu, ne i zbulojmë me studentët, dhe besojmë që janë të arsye që lidhen me kushtet brenda auditoreve, me oraret e mësimeve që bëhen të plota, me pajisjet që u vihen në dispozicion, me diplomat dhe me mbështetjen që marrin gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në universitetet jo publike. Por edhe me sjelljen e stafit akademik, që ka mungesë arrogance dhe ka mungesë ryshfeti.

Dhe ata mendojnë sa kohë ta çojnë në publik, që t'i jap para atyre që kërkojnë për notën apo për çdo sezon dhe të blej librat me detyrim, më mirë shkoj këtu, ja jap në fillim atij jo publikut edhe e kam të garantuar që të paktën fëmijës tim nuk i ushtrojnë presion, ai mëson i qetë, ai ka pajisjet e duhura dhe ai merr një diplomë njëlloj si universiteti publik. 

Dhe meqenëse u ndalëm mes universitetit publik dhe privat. Studentët që mësojnë në universitetin privat kanë të drejtë të akomodohen në konviktet e universitetit? Po kanë të drejtë. Tani ne në terminologjinë tonë e përdorim universitet privat, pra biznes privat. Por studentët shkojnë në universitete jo publike. Pra privati është tjetër dhe jo publik është tjetër, sepse ato janë institucione të certifikuara nga Ministria e Arsimit, të monitoruara nga Ministria e Arsimit, të dhëna... programet e studimit janë të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe studentët janë po fëmijë...

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime