Krah për krah për humanizëm/ Aktivistët shpëtojnë jetë dhe mjekojnë uniformat blu
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...

Carlo Ancelotti ka zgjedhur një detyrë të vështirë, atë të qenit trajneri i kombëtares së një vendi ku janë rreth 215 milionë trajnerë kombëtaresh dhe ku thuajse të gjithë e konsiderojnë veten futbollistë apo ish futbollistë. Kështu që mjaftoi një debutim jo shumë i mirë kundër Marokut që për hir të së vërtetës nuk është aspak një skuadër e lehtë që në vend të shpërthejnë dyshimet dhe polemikat për zgjedhjen e bërë.
Sigurisht gabime bëri, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ndryshe ai gjysmëorëshi i parë makthi që përjetoi Seleçao. Por është gjithashtu e vërtetë se Ancelotti rregulloi situatën në fushën e lojës. Për të pasur një perceptim më të mirë të ndjenjës popullore kundrejt Ancelottit është mirë të shkohet drejt e te burimi.
Ai që ka folur ishte Paulo Vinicius Coelho, një prej opinionistëve kryesore të futbollit në Brazol dhe kolonë e rrjetit mediatik Globoesporte. Coelho është një prej atyre që nuk e kanë humbur besimin. ‘Brazili është një vend i çuditshëm-tha Coelho-marrim një trajner italian për kombëtaren dhe pretendojmë që të luajë të gjitha ndeshjet në mënyrë braziliane. E kemi kuptuar që skuadra nuk është perfekte, por si mund të jetë ndryshe, kur Ancelotti e mori detyrën përpara 1 viti dhe i ka parë shumë pak futbollistët e tij personalisht? Nuk mund të japësh një gjykim përfundimtar pas vetëm një ndeshjeje’.
Coelho përveçse është një analist është i apasionuar edhe pas statistikave. ‘Në 2006, Brazili i fitoi të treja ndeshjet në grup, por nuk arriti në finale, ndërsa Italia në grupin e saj barazoi me SHBA dhe në fund fitoi titullin-shtoi Coelho-në historinë e Kupës së Botës, vetëm 3 skuadra kanë triumfuar duke i fituar të 3 ndeshjet në grup; Brazili në 1970 dhe 2002 dhe Franca në 1998. Duhet ta kujtojmë edhe këtë. E rëndësishme është të shkojmë mirë në fund, jo në fillim’.
Ndërsa Vincenzo Montella nisej nga një pozicion më pak i ekspozuar në krahasim me Ancelottin. Turqia nuk është Brazili, nuk ka 5 tituj botërorë. Por në 25 vitet e fundit i ka mësuar njerëzit me rezultate të shkëlqyera në turnetë madhorë. Humbja 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen e parë të botërorit shkaktoi një uragan kritikash që rrezikon të përmbysë gjithçka. Për rastin e Montellës ka folur gazetari Galip Ercan, një njohës i madh i futbollit në Turqi.
‘Objektivi kryesor i kritikave është padyshim Montella. Media sportive është e sigurtn se nuk e ka përgatitur skuadrën siç duhet-tha Ercan-pastaj ka diçka që nuk është shumë e qartë; 3 futbollistë nuk ishin në 100% të formës pasi vinin pas dëmtimeve; Calhanoglu, Arda Guler dhe Yildiz dhe që të tre u aktivizuan madje Calhanoglu luajti ndeshjen e plotë. Guler te Real Madrid luan si mesfushor ofensiv, Montella e ka vendosur si gjysmësulmues i krahut të djatthë. Në Turqi është perceptimi se Montella nuk ka shumë peshë në zgjedhjet dhe se është pikërisht Calhanoglu ai që vendos si për grumbullimin ashtu edhe në momentin e zgjedhjes së formacionit’.
Pas humbjes me Australinë, presidenti i Federatës Turke, İbrahim Hacıosmanoğlu nxitoi të kontaktojë të përjetshmin Fetih Terim për të përgatitur një zëvendësim të mundshëm. Montella, që të shpëtojë vendin e tij duhet të kalojë grupin duke u renditur në 2 vendet e para, një kualifikim si vendi i tretë më i mirë për të nuk do të ishte i mjaftueshëm. Por nuk përjashtohet mundësia që të Turqia të jetë ende në të ardhmen e tij. Fenerbahçe sapo e ka zgjedhur presidentin e tij, por nuk ka ende një trajner dhe pankina e kësaj skuadre mund të jetë e italianit, pavarësisht gjithçkaje.
Për dy legjenda që po plaken dhe që kanë zhvilluar një rivalitet epik për vite me radhë, Kupa e Botës mund të sje...
Një stuhi e vërtetë reagimesh ka shpërthyer pas barazimit 1-1 mes Katarit dhe Zvicrës në raundin e parë të fazës ...
Stafi i ardhshëm i José Mourinhos te Real Madridi po merr formë. I emëruar së fundmi si trajner i Los Blancos pas rizgjed...
Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi. Së fundmi raportohet se disa klube nga Turqia kanë shfaqur interes për yllin e Kosovës....
Franca debuton nesër kundër Senegalit në Kupën e Botës në orën 21:00. Lajmi i mirë pas nxehtësisë intensive ...
Një mik i familjes Schumacher ka sugjeruar një shpjegim pse imazhi i legjendës së Formula 1 mbetet kaq i mbrojtur fort edhe sot....
Një baba dhe djali i tij kanë hyrë në historinë e Rekordeve Botërore Guinness pasi përfunduan një udhëtim të...
Luis de la Fuente me një qetësi olimpike dhe me peshën e trofeut të Europës mbi supe ka folur qetë dhe shkoqur para sfidës ...
Kupa e Botës është në kulmin e saj dhe, përveç ndeshjeve, tifozët po shijojnë një ekstravagancë pamjesh, t...
Luis Díaz ka pasur një sezon debutues fenomenal te Bajerni. Kolumbiani ka kontribuar me shumë gola dhe asistime për skuadrën e Myni...