
Pak orë para derbit kryeqytetas, Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.
– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.
Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
15 Shkurt13:22
Lara Colturi shkëlqen në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas, ja ku renditet
Koha e Lara Colturit është e njëjta me atë të Sara Hector dhe Stjernesund, ndërkohë që ajo ka lënë pas emra ...
SPORT
15 Shkurt11:57
Rey Manaj dërgon sinjale për Poloninë, sulmuesi i Kombëtares shënon dygolësh me Sivassporin
Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën e radhës së Sivasspor kundër Vanspor, duke realizuar dy gola brenda pak minutash në...
SPORT
15 Shkurt11:42
Shpërthimi i Spalletti-t ndaj La Penna-s: E ke falsifikuar ndeshjen!
Juventusi nuk duron më. “Nuk mund të bëhet një gjë e tillë, nuk ekziston!”, bërtet Giorgio Chiellini në hy...
SPORT
15 Shkurt08:50
Inter fiton ndaj Juventusit, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit
Fitore e madhe e Interit 3-2 ndaj Juventusit në Derbin e Italisë. Cambiaso shënoi autogol në minutën e 17-të, ndërsa rregul...
SPORT
14 Shkurt11:08
Trajneri i Interit, Kivu nuk i trembet përballjes me Juventusin: Ndeshje normale
Kristian Kivu do të ketë një emocion në zemër. Sot ai do të ribashkohet me Luçiano Spaletin, një trajner roman p&eum...
SPORT
13 Shkurt22:08
Futbollisti i kombëtares mahnit tek Juventusi, 6 gola në 7 ndeshje
Gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit. Statistika që flet vetë për Arman Durmishin, sulmuesi 17-vjeçar shqiptar që ...
SPORT
13 Shkurt18:57
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Fikayo Tomori pritet të jetë lojtari i radhës i Milanit që do të nënshkruajë nj&...
SPORT
13 Shkurt16:03
NBA, LeBron James vendos një rekord unik
LeBron James ka vendosur një tjetër rekord në NBA. Në moshën 41 vjeçare, legjenda e basketbollit amerikan bëhet lojtari m...
SPORT
13 Shkurt15:58
Drejt Derbit të Italisë/ Chivu: Arbitrat nuk janë problemi i futbollit italian
Këtë të shtunë është programuar një sfidë shumë e rëndësishme përsa i përket ecurisë s&e...
SPORT
13 Shkurt15:29
Spanja nën peshën e dëmtimeve, shumë mungesa kundër Argjentinës
Spanja e tmerruar nga dëmtimet. Nuk ka ditë, ku të mos lexosh një lajm për X apo Y të dëmtuar dhe kjo ka shqetësuar jo...