EMRAT/ Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin, arrest me burg për dy autorët
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...
Nga Tobias Zick, SUEDDEUTSCHE ZEITUNG Presioni mbi kryeministrin Edi Rama vazhdon të rritet dhe po vjen gjithnjë e më shumë edhe nga...
Për Ina Shkurtin, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, ishulli i Sazanit ka qenë gjithmonë një vend i veç...
Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Divjakë. Një 22-vjeçar që po ...
Ish-avokati Abelardo De La Espriella është zgjedhur president i ri i Kolumbisë. Zgjedhja e tij shënon një kthesë të mpreht...
Qeveria e kryeministrit socialist, Edi Rama, po përballet me presion në rritje, ndërsa protestat kundër saj vazhdojnë. Sipas një...
I ftuar në një intervistë për Flavio Qarrin në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, aktivisti Andi Tepelena, i cili f...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e fundit qytetare ...
Analisti Endri Tafani, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë...

Dinamo e dy sezoneve të fundit, ka ndryshuar fytyrë nëse e krahasojmë me Dinamon e disa sezoneve radhazi, kur u kthye në një skuadër modeste të Kategorisë së Parë.
Investimet dhe trofetë e fituar sezonin e fundit, e kanë bërë Dinamon një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion, por njëkohësisht edhe një skuadër potente që mund të synojë edhe grupet e Europës. Sezonin e shkuar, blutë ishin të pafat me shortin ku iu desh të përballej me gjigandë të futbollit, si Hajduk Split apo Jagellonia. Nëse të parët arriti t’i eliminonin, me polakët ishte gjithçka e vështirë. Trajneri Ilir Daja ka sjellë në skuadër një frymë tjetër, të një skuadre që lufton deri në fund duke e rikthyer ekipin te trofetë që në sezonin e tij të parë pasi arriti të fitonte Kupën. Veç skuadrës kërkuese, Daja ka të drejtë kur thotë se Dinamo nuk është një ekip agresiv dhe se gjyqtarët shpesh herë e kanë ndëshkuar ndoshta edhe pa të drejtë. Në një vëzhgim të bërë nga “Panorama Sport”, vihet re se Dinamo është skuadra më “Fair Play” në kampionatin shqiptar si sezonin e shkuar, ashtu edhe këtë sezon.
SEZONI AKTUAL– Renditja “Fair Play” në Superiore për dy sezonet e fundit nxjerr në pah se Dinamo ka qenë skuadra me bilancin më të mirë disiplinor. Pas vendit të parë në sezonin 2024/ 25, blutë kryesojnë edhe në 2025/26. Megjithatë, një lexim i detajuar i statistikave tregon se statistikat e ekipit kryeqytetas kanë ndryshuar ndjeshëm nga një sezon në tjetrin. Në sezonin aktual 2025/26, Dinamo kryeson renditjen “Fair Play” me 59 pikë, duke regjistruar 33 kartonë të verdhë, 2 përjashtime me karton të dytë të verdhë dhe 4 kartonë të kuq direkt, pra 6 të kuq në total. Numri i kartonëve të verdhë është ndjeshëm më i ulëti në kampionat dhe krijon një diferencë të konsiderueshme me ekipet e tjera.
Për krahasim, Tirana ka 54 kartonë të verdhë, Flamurtari 61, Partizani 67, ndërsa Vllaznia arrin në 81, por këta të fundit kryesojnë kampionatin këtë sezon. Kampionët e Egnatias kanë 64 kartonë të verdhë, pothuajse dyfishin e Dinamos. Megjithatë, analiza bëhet më e balancuar kur përfshihen kartonët e kuq. Në sezonin 2025/26 Dinamo ka 6 të kuq në total, një shifër më e lartë se Tirana dhe Flamurtari, që kanë nga 1, por më e ulët se Egnatia, e cila ka 8. Kjo tregon se, ndonëse Dinamo kryeson për korrektësi në aspektin e kartonëve të verdhë, ka pasur episode të ndëshkuara më rëndë, që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e ndeshjeve. Këto statistika tregojnë se për të pretenduar titullin kampion në Shqipëri, nuk mjafton të jesh një skuadër “Fair Play”, por duhet një qasje më agresive dhe për të mos lejuar kundërshtarin të shprehë lojën e saj në fushë, pasi mund të ndëshkohesh siç ka bërë Dinamo.
SEZONI 2024/2025- Krahasimi me sezonin 2024/25 nxjerr në pah një ndryshim të madh nga ky sezon, edhe pse ka edhe shumë javë për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Një vit më parë, Dinamo kishte 55 kartonë të verdhë dhe vetëm 3 kartonë të kuq në total (1 direkt dhe 2 nga dy të verdhë), duke grumbulluar 66 pikë në renditjen “Fair Play”. Ulja nga 55 në 33 kartonë të verdhë në sezonin aktual përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e faulleve të zakonshme. Në të njëjtën kohë, dyfishimi i kartonëve të kuq nga 3 në 6 tregon se ndëshkimet janë zhvendosur nga faulle të shpeshta, por më të lehta, drejt episodeve më të rënda dhe më vendimtare edhe pse shpesh herë ka pasur reagime publike dhe zyrtare kundër gjykimit, duke hedhur poshtë në një farë mënyre ndëshkimet e marra, sidomos ato me të kuq. Në kontekstin e agresivitetit të kampionatit, krahasimi me Egnatian është domethënës.
Skuadra kampione e cila natyrisht është skuadër që duhet marrë shembull, ka një numër dukshëm më të lartë kartonësh, si të verdhë ashtu edhe të kuq, çka sugjeron një stil loje më fizik dhe agresiv. Dinamo, në të kundërt, paraqet një skuadër më të brishtë dhe pa shumë agresivitet në fushën e blertë, gjë e cila nuk e ndihmon dhe këtë e dëshmon titulli kampion i Egnatias që tregon se agresiviteti mbetet një faktor me peshë në garën për kreun. Statistikat tregojnë një skuadër më të kujdesshme në ndërhyrje të zakonshme, por që ka paguar më shtrenjtë në disa episode specifike, në një kampionat ku diferenca mes disiplinës dhe agresivitetit shpesh përcakton është vendimtare.
Fytyra e një mbrëmjeje që mund të hynte në histori mban emrin e Edon Zhegrova. Juventusi ishte vetëm një goditje larg nj&e...
2,144 minuta në 28 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës flasin qartë për peshën që ka marr&eu...
Vinicius Jr dhe Neymar përfaqësojnë dy epoka të ndryshme të futbollit brazilian, por edhe dy histori që shpesh kryqëzohen n...
Osimhen pëlqen “Zonjën e Vjetër” dhe sinjalet pas ndeshjes në Torino ishin të qarta, megjithatë pengesat ekonomike d...
Eliminimi nga Champions League përballë Bodo/Glimt ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm të sezonit për Inter, p...
Influencuesja britanike Bonnie Blue, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger, ka njoftuar se është shtatzën...
Turqit ishin më superiorë, ku për skuadrën turke shënuan Ntcham me penallti, Ndiaye dhe Marius, ky i fundit shënoi 2 herë. G...
Problemet e fundit fizike të Armando Brojës shqetësuan jo pak stafin e Burnley por edhe atë të Shqipërisë. Gjithsesi, lajmi i...
Nga një mundësi e artë për 4-0 në zhgënjimin e 3-2 për Juventus. Bardhezinjtë prekën përmbysjen e madhe ndaj G...
Incidenti që ndodhi gjatë ndeshjes Nantes -Le Havre të dielën e kaluar në mbrëmje ka shkaktuar debat të ashpër, me shum&...