VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Drita është kurorëzuar zyrtarisht me titullin e kampionit në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke e mbyllur një edicion të jashtëzakonshëm me dominim, vazhdimësi dhe paraqitje stabile gjatë gjithë kampionatit.
Skuadra gjilanase e siguroi titullin e pestë në histori dhe të dytin radhazi, duke konfirmuar edhe një herë pozitën e saj si njëra ndër skuadrat më të konsoliduara në futbollin kosovar në vitet e fundit. Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një ceremoni festive.
Përkundër festës së titullit, Drita u mposht në derbin lokal nga Gjilani me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së parafundit të kampionatit. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur pas goditjes së Blerind Morinës, topi u devijua në rrjetë nga sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi. Golin e dytë për Gjilanin e realizoi Robert Rrahmani në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e 48 pikëve në pozitën e gjashtë, ndërsa Drita mbetet lidere me 66 pikë.
Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Ferizajt me rezultat 3:2, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë direkte në elitë. Hero i vendasve ishte Kreshnik Uka me dy gola, derisa një tjetër e realizoi Igball Jashari.
Drenica kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Ukës, por Ferizaj reagoi në pjesën e dytë me golat e Dior Gërbovcit dhe Gueye Arfangut. Në minutën e 60-të, Jashari barazoi rezultatin në 2:2, gol i konfirmuar pas rishikimit nga VAR-i. Kur pritej përfundimi i takimit, Uka realizoi golin e fitores në minutën e 89-të, duke vulosur suksesin e skuadrës skenderajase.
Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 47 pikë, ndërsa Ferizaj, tashmë i rënë nga liga, ka 36 pikë.
Fitore shumë të rëndësishme në garën për shmangien e barazhit realizoi edhe Prishtina, e cila triumfoi në udhëtim ndaj Ballkanit me rezultat 2:1. Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë me golin e Leotrim Kryeziut nga penalltia, ndërsa Ballkani barazoi para përfundimit të pjesës së parë përmes Valentin Serebes. Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Rin Ahmeti në minutën e 70-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës pas tetë xhirosh dhe njëkohësisht një hap shumë i rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës direkte. Prishtina tashmë renditet në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 58 pikë.
Në “Zahir Pajaziti”, Llapi fitoi ndaj Malishevës me rezultat 3:2, por mbetet ende në pozitën që dërgon në barazh. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Arlind Veliut, ndërsa Llapi reagoi shpejt përmes Arianit Hasanit. Më pas, Arbnor Ramadani realizoi nga penalltia për 2:1, ndërsa Arbnor Aliu shënoi edhe golin e tretë për vendasit para përfundimit të pjesës së parë. Në fund, Mevlan Zeka ngushtoi epërsinë për Malishevën, por pa arritur ta shmangë humbjen.
Llapi mbetet në pozitën e tetë me 46 pikë, ndërsa Malisheva mban vendin e tretë me 56 pikë.
Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën e Re, me rezultatin 3:2 në Hajvali. Albion Pllana e kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e 13-të. Nedim Mekiq shënoi dy gola për Prishtinën e Re (35’, 44’), por befasi nuk lejuan Altin Merlaku (65’) dhe Kushtrim Gashi (67’) që realizuan për fitoren e Dukagjinit.
Julian Alvarez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Atletico Madrid, e cila skadon në vitin 2030. Interesi i Barcelonë...
Një nga emrat më të rinj që janë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, ka qenë mbrojtësi Bujar Pllana. ...
Andrea Kimi Antonelli merr fluturimin në Botërorin e Formula 1. Piloti italian i Mercedes fiton Çmimin e Madh të Kanadasë duke sh&e...
Vinsent Kompani i ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores 3-0 ndaj Shtutgart në finalen e Kupës, duke theksuar qetësinë, mentali...
Tetë tifozë të Juventusit janë arrestuar nga policia pas incidenteve të ndodhura gjatë derbit të Torinos ndaj Torino FC. S...
Amarildo Gjoni është zyrtarisht lojtar i Sherif Tiraspolit. Kështu klubi moldav ka konfirmuar lajmin. Nuk bëhen me dije detajet e kontrat&...
Lecce arriti të sigurojë qëndrimin në Serie A edhe për këtë sezon pas një sezoni të vështirë ku iu desh...
Trajneri Luis de la Fuente ka publikuar sot listën zyrtare prej 26 lojtarësh që do të përfaqësojnë Spanjën në Kam...
Olympiacos është kampion i Evropës në basketboll pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 92-85 në një finale emocionuese deri n...
Vera e vitit 2026 nuk po sjell vetëm transferime të mëdha. Ajo po mbyll kapituj që kanë zgjatur gati një dekadë e në d...