SPORT

E bujshme në Itali/ Shefi i Arbitrave, Rocchi hetohet për bashkëpunim në mashtrim sportiv, hije dyshimi për sezonin 2024-25

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 14:48
E bujshme në Itali/ Shefi i Arbitrave, Rocchi hetohet për

Futbolli italian nuk gjen qetësi. Tani kanë shpërthyer polemikat për Shoqatën e Arbitrave dhe më konkretisht, shefin Gianluca Rocchi që ka marrë njoftimin se është nën hetim nga autoritetet italiane. Mësohet se hetimet përqendrohen te sezoni i kaluar 2024/25 dhe dyshohet se krimi është i njëjti si 20 vite më parë kur shpërtheu ‘Calciopoli’ që tronditi të gjithë sistemin e futbollit në vendin e Apenineve.

Misteri në Udinese-Parma. Episodi rreth të cilit është hetimi ka të bëjë me ndeshjen mes Udineses dhe Parmës. Në sallën VAR analizohen imazhet për një penallti të mundshme për prekje të topit me dorë. ‘Nuk më duket jashtë siluetës, shikoje pozicionin e krahut më duket se është te trupi’-ishte leximi i Daniele Paterna që dukej se nuk ishte për akordimin e penalltisë. Më pas, pasi u rrotullua një sekondë, ndryshoi mendje dhe nga leximi i buzëve kuptohet të ketë thënë: ‘Është penallti’.

Komunikim që i shkon arbitrit në fushë, Fabio Maresca. ‘Fabio të këshilloj rishimin në ekran të episodit për penallti të mundshme’. Arbitri ndoqi këshillën dhe akordon penallti. Udinese e fitoi atë ndeshje 1-0 pikërisht falë golit të shënuar me atë penallti nga Thauvin

Kush foli me Paternan? Pyetja lind në mënyrë spontane; kush e bindi Paternan të ndryshojë mendje? Sipas hipotezës që përfshihet në raportin e Domenico Rocca që më pas u arkivua nga drejtësia sportive, bëhej fjalë pikërisht për shefin e arbitrave Gianluca Rocchi.

‘Ai u ngrit menjëherë nga pozicioni i tij për të trokitur disa here në xhamin e sallës VAR ku ishin arbitrat Paterna dhe Sozza për të tërhequr vëmendjen e tyre me këta të fundit që thirrën arbitrin e fushës para monitorit në fushë’-shpjegohej në atë raport

Në dosje është edhe Inter-Verona e 8 janarit 2024. Në atë rast pati një sanksion i munguar ndaj Bastonit për një goditje me bërryl ndaj Dudas, episod që ndodhi përpara se të shënohej goli vendimtar. Dyshimi qëndron te fakti se në këtë rast arbitri nuk u thirr të verifikonte episodin në ekranin e fushës nga sistemi VAR.

Mësohet se janë disa ndeshje të kampionatit të kaluar që janë nën hetim që duhet të sqarojë nëse bëhet fjalë thjesht për gabime apo fshihet diçka më e madhe.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?