SPORT

Egnatia në provë force, vetëm fitorja rikthen stabilitetin. Kampionët besojnë te transfertat në Superiore

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 14:19

Ekipi i Egnatias do të zbresë sërish në kryeqytet, këtë herë për t’u përballur me Dinamon, në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për moralin dhe vazhdimësinë e sezonit të rrogozhinasve.

Në një moment kur shanset për vendin e parë janë thuajse zero, sfida e radhës shihet si mundësia ideale për të rikthyer besimin dhe për të mbajtur gjallë shpresat, sado të vogla, për titullin kampion në fazën “Final 4”. Në përgjithësi, transfertat kanë qenë një nga armët më të forta të Egnatias këtë sezon. Skuadra ka treguar personalitet jashtë fushe, duke marrë rezultate pozitive edhe në terrene të vështira.

Megjithatë, javët e fundit kanë sjellë disa hapa falsë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditje dhe në ecurinë e përgjithshme të ekipit. Pikërisht për këtë arsye, përballja me Dinamon merr një rëndësi të veçantë, pasi një fitore do të shërbente jo vetëm për pikët, por edhe për rikthimin e stabilitetit psikologjik. Pavarësisht formës së luhatshme, te Egnatia ekziston bindja se skuadra ka cilësitë e duhura për të reaguar.

Grupi mbetet i konsoliduar dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij momenti të sezonit. Ndaj Dinamos nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe kryeqytetasit kërkojnë rezultat dhe janë një kundërshtar që di të shfrytëzojë çdo gabim. Megjithatë, rrogozhinasit shpresojnë të imponojnë lojën e tyre dhe të rikthehen te fitorja.

NDESHJET NË KRYEQYTET – Një element që bie qartë në sy këtë sezon është balanca e Egnatias në përballjet ndaj skuadrave të kryeqytetit. Në pesë ndeshjet e zhvilluara në Tiranë, rrogozhinasit kanë ditur të tregohen konkurrues, duke marrë dy fitore, një barazim dhe duke pësuar dy humbje. Ecuria ka qenë e luhatshme, por njëkohësisht tregon se skuadra ka pasur potencialin për të marrë pikë në çdo fushë. Fillimisht, Egnatia arriti të marrë një barazim pa gola ndaj Partizanit, për të vijuar më pas me një fitore të rëndësishme minimale përballë Tiranës. Një tjetër sukses i vlefshëm erdhi ndaj Dinamos, duke konfirmuar forcën e skuadrës në transfertë.

Megjithatë, jo gjithçka ka qenë pozitive. Humbja ndaj Partizanit dhe ajo përballë Tiranës tregojnë se skuadra ka pasur edhe momente të vështira, ku nuk ka arritur të ruajë të njëjtin nivel performance. Kjo luhatje rezultatesh është një nga arsyet pse Egnatia nuk ka mundur të mbetet në garë të plotë për vendin e parë. Gjithsesi, fakti që skuadra ka arritur të fitojë dhe të marrë pikë në disa prej këtyre përballjeve në kryeqytet, mbetet një sinjal pozitiv. Përballja e radhës ndaj Dinamos është një tjetër mundësi për të treguar se Egnatia di të reagojë dhe se transfertat vazhdojnë të jenë një pikë e fortë e saj, pavarësisht luhatjeve të fundit.

Egnatia në provë force, vetëm fitorja rikthen stabilitetin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?