
Mbrëmja e Champions-it sjell përballje të mëdha, por edhe histori që mund të kishin qenë ndryshe. Në një univers paralel, sonte në Stambull, në mitikun “Ali Sa Mien” do të zbriste si lider i sulmit bardhezi Mauro Icardi, përballë “Galatasaray”-t të tij. Në realitet, megjithatë, kjo pistë mbeti thjesht një ide merkatoje.
Sipas asaj që ka raportuar “Tuttosport”, Juventusi nuk e konsideroi kurrë seriozisht afrimin e sulmuesit argjentinas. Vetë Luciano Spalletti kishte qenë i qartë: “Nuk e duam Icardin”. Profili i preferuar i trajnerit ishte tjetër – më shumë lëvizshmëri, më shumë dinamikë – një identikit që përputhej me Kolo Muani. Por mbi të gjitha, në sfond mbetej edhe kujtimi i raportit të ndërlikuar mes Spallettit dhe Icardit në kohën e Interit.
Ironia e fatit do që sonte në qendër të vëmendjes të jetë një tjetër emër i madh: Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian rikthehet të sfidojë Juventusin në play-off-in e UEFA Champions League me fanellën e Galatasaray, por zbulon se edhe ai ka qenë shumë pranë bardhezinjve.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Osimhen ka rrëfyer: se para se të nisnin bisedimet me Galatasaray-n, Giuntoli e kishte telefonuar me qëllimin për ta bindur që të shkonte te Juventusi. Fola me disa persona të klubit, kishte interes konkret. Por e dija që De Laurentiis nuk do të më linte të largohesha, u shpreh sulmuesi nigerian i Gallatasarayt.
Pra, një merkato me shumë “po sikur”. Icardi që mund të ishte përballë të kaluarës së tij, Osimhen që mund të kishte veshur bardhezinjtë. Në fund, zgjedhjet u bënë dhe rrugët u ndanë. Tani flet fusha: Juventusi dhe Galatasaray përballë njëra-tjetrës, me yje që sonte shkruajnë kapitullin e radhës në skenën më të madhe europiane.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
17 Shkurt11:56
Chivu me shifra rekord, Inter i bën gati kontratën e re!
Në fillim, kur emri i tij doli si pasues i Inzaghi-t, dyshimet mbi Chivu ishin shumë të forta, por sot, pas 40 ndeshjeve në krye të e...
SPORT
17 Shkurt11:09
Nga Partizani te Partizani, derbi si makth për Tiranën. “Demat” frenuan serinë pozitive të ekipit të Nuhijut
Periudha nga 7 dhjetori 2025 deri më 15 shkurt 2026 për Tiranën në kampionat përmbledh në mënyrë perfekte sezonin bard...
SPORT
17 Shkurt08:59
Formula 1 qëndron në Barcelonë, do alternohet me garën e Belgjikës
Barcelona e mban vendin e saj në kalendarin e Formula 1 deri në 2032 edhe pse do të alternohet, ndërkohë që pjesë e kë...
SPORT
17 Shkurt08:48
Girona mund Barcelonën me përmbysje, Reali feston vendin e parë
Girona ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1, duke shkaktuar një ndryshim të rëndësishëm në kreun e renditjes së La...
SPORT
17 Shkurt08:19
“Dridhet” stoli i Tiranës, në skenë del emri i trajnerit që shpalli kampion bardheblutë
Humbja në derbin ndaj Partizanit me rezultatin 2 me 0, ka tronditur pozitat e stolit të Tiranës, teksa po mendohet një largim i mundsh&eum...
SPORT
16 Shkurt17:50
Plas dhuna në futbollin shqiptar, fusha kthehet në arenë boksi
Një dhunë e paprecedentë është regjistruar në kampionatin e të rinjve, në duelin mes Luftëtarit U-19 dhe Shkën...
SPORT
16 Shkurt15:49
Ndodh në ndeshjen e La Ligas/ Futbollisti valëvit fanellën pas fitores, tifozët i kundërpërgjigjen me shishe kokës
Ndeshja e La Ligës mes Levantes dhe Valencias nuk u mbyll pa tension.
Pas fishkëllimës së fundit, Eray Komert iu afrua flamurit kënd...
SPORT
16 Shkurt15:46
Vinicius flet për marrëdhënien e tij me Mbappe: I dërgoja gjithmonë mesazh!
Vinicius Zhunior ishte ylli i padiskutueshëm i fitores 4-1 të Real Madridit ndaj Real Sociedad të shtunën.
Me mungesën e Kilian Mbap...
SPORT
16 Shkurt13:43
Këpuca e Artë/ Harry Kane thellon diferencën me Mbappe, Lautaro zbret në vendin e 8-të
Në garën për “Këpucën e Artë”, çmimin e golashënuesit më të mirë në Europë, ka ...
SPORT
16 Shkurt13:38
Dy nga më të besuarit e Dukës u tërhoqën nga gara, zgjdhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së
Mbyllet procesi i Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, teksa zgjidhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Anila Basha ishte e para që...