"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë është shoqëruar me deklarata të...
Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuve...
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsifikimit dhe tjet...
Policia e Shtetit ka saktësuar të dhënat mbi aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte në auto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...
Vala e të nxehtit që ka shkaktuar 1300 viktima në mbarë Europën, ka vënë në pah nevojën urgjente që sistemet...

Luis Hamilton u largua nga Çmimi i Madh i Austrisë me një zhgënjim të madh. As britaniku dhe as Ferrari nuk e kishin parashikuar që gara të përfundonte vetëm me vendin e pestë, një rezultat që tregoi edhe një herë se “Scuderia” vazhdon të jetë larg ritmit të skuadrave kryesuese.
Diferenca prej gati 27 sekondash nga fituesi, Xhorxh Rasëll, pasqyroi qartë një fundjavë ku makina SF-25 nuk ishte në nivelin e rivalëve. Shtatë herë kampioni i botës pati një nisje të mirë dhe arriti të ruante vendin e dytë në xhirot e para, duke ndjekur nga afër Rasëllin. Megjithatë, me kalimin e garës performanca e Ferrarit filloi të binte. Fillimisht u parakalua nga Maks Vershtapen, ndërsa më pas nuk mundi të përballonte as sulmet e Andrea Kimi Antonelit dhe Oskar Piastrit, duke e mbyllur garën në një vend të pestë zhgënjyes.
DISAVANTAZH I MADH NË VIJAT E DREJTA – Hamilton foli për “Sky Sport F1”, ku analizoi dobësitë kryesore të makinës italiane. Britaniku theksoi se problemi më i madh i Ferrarit mbetet njësia e fuqisë, e cila, pavarësisht përditësimeve të bëra në kuadër të rregulloreve teknike, vazhdon të jetë dukshëm prapa Mercedesit. “Që të premten pamë se ishim shumë të shpejtë në kthesa, por në vijat e drejta humbnim rreth gjashtë të dhjetat ndaj Mercedesit. Të shtunën arritëm ta zvogëlonim një pjesë të kësaj diference falë punës së madhe gjatë natës. Të dielën, megjithatë, nuk ishte vetëm ky problemi. Patëm edhe mbinxehje të makinës. Ajo rrëshqiste shumë dhe ishte e vështirë të gjeje ekuilibrin”, deklaroi Hamilton.
KONSUMIMI I GOMAVE – Lartësia mbi nivelin e detit e pistës së Spielbergut pritej të ishte një avantazh për Ferrarin, por realiteti në garë rezultoi krejt ndryshe. Gomat u konsumuan më shpejt se sa ishte parashikuar, si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të pilotit për të kompensuar mungesën e shpejtësisë në vijat e drejta. “Besoja se mund ta ndiqja ritmin e Rasëllit, por degradimi i gomave ishte shumë i lartë. Mercedesët largoheshin në vijat e drejta, ndaj duhej të shtyja shumë në kthesa për ta kompensuar atë diferencë. Nuk e prisja që hendeku të ishte kaq i madh. Mendonim se në një pistë në lartësi do të kishim më shumë mundësi, por nuk ndodhi kështu”, pranoi piloti britanik.
PROBLEM QË NUK ZGJIDHET SHPEJT – Sipas Hamiltonit, diferenca mes motorit të Mercedesit dhe atij të Ferrarit është aq e madhe sa nuk mund të eliminohet brenda një sezoni. “Mendoj se diferenca është shumë, shumë e madhe. Nuk besoj se mund të mbyllet brenda një sezoni. Nevojiten muaj të tërë për zhvillim, testime dhe për të sjellë përmirësimet e nevojshme. Besoj se do të vazhdojmë të përparojmë gjatë pjesës së mbetur të sezonit, por deri atëherë na presin gara të vështira”, u shpreh 41- vjeçari.
SHQETËSIM EDHE PËR ANGLINË – Me kampionatin që po hyn në fazën vendimtare, Hamilton është i shqetësuar për pistat e shpejta, ku fuqia e motorit luan rol vendimtar. Kjo e bën edhe garën e tij të shtëpisë, këtë fundjavë në Silverston, një sfidë të vështirë. “Presim të jemi më konkurrues në pista me më shumë kthesa. Por nëse mendojmë për Silverston, nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse ka edhe shumë vija të gjata të drejta. Unë zakonisht garoj mirë atje, por problemi ynë në vijat e drejta do të mbetet”, përfundoi Hamilton, duke lënë të kuptohet se Ferrari ka ende shumë punë për të bërë për të rikthyer konkurrueshmërinë.
Pas përfundimit të fazës së grupeve të Kupës së Botës FIFA 2026, anëtarët e Grupit të Studimit Tek...
Paraguai ka shpallur sot festë kombëtare, pas fitores historike të kombëtares ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës. Njofti...
Stale Solbakken, trajneri i ekipit kombëtar norvegjez, deklaroi se një pjesë e evolucionit të futbollit në vendin e tij ësht&eum...
Orlando Gill, portieri i Paraguajit, i cili dikur kishte shitur gjithçka për të mbajtur familjen e tij, është shndërruar n&eum...
Manuel Neuer e mbyll përfundimisht karrierën e tij me kombëtaren gjermane, duke u eliminuar tragjikisht nga ky Kampionat Botëror dhe duke ...
Ndërsa vazhdon të presë zhvillime në pistën që çon te Julian Alvarez, Barcelona po eksploron alternativa të tjera p&...
Me katër gola në dy ndeshje, Erling Haaland po ndjek Këpucën e Artë, çmimin për golashënuesin më të mir&eu...
Kontrata e Julian Nagelsmann me kombëtaren gjermane shtrihet deri në Kampionatin Evropian 2028, por eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë n...
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Mats Humels ka folur për Magneta TV pas eliminimit të turpshëm të “Panze...
Argjentina është një nga favoritët në këtë Kupë Bote. Ata e konfirmuan këtë në fazën e grupev...