Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të op...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Dashi Një situatë që dukej e zgjidhur mund t'ju kërkojë ta shikoni edhe një herë. Mund të ketë ende hapësir...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që kompania Apple të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” në...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një rrjeti të trafikut të drogës, pas operacionit të zhvilluar n&...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
Lionel Messi nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Ylli i “Albiceleste”, tashmë 39 vjeç, e bëri zyrtar vendimin këtë të hënë, përmes një letre personale që, sipas vetë futbollistit, ishte shkruar dy ditë pas finales së fundit të Botërorit. Humbja ndaj Spanjës në New Jersey rezultoi të ishte ndeshja e fundit e Messit me përfaqësuesen argjentinase.
Një epokë e artë me Argjentinën
Udhëtimi i Messit me “Albiceleste” ka qenë i gjatë dhe i mbushur me momente të paharrueshme, por mbi të gjitha me trofe.
Me Argjentinën, “pleshti” ka fituar:
1 Kupë Bote – Katar 2022
2 Kupa Amerika – 2021 dhe 2024
1 medalje ari olimpike – Pekin 2008
1 Finalissima – 2022
1 Kupë Bote U20 – 2005
Por përtej trofeve, shifrat e Messit me fanellën e Argjentinës flasin vetë.
Që nga debutimi në gusht të vitit 2005, kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u aktivizua nën drejtimin e José Pékerman, Messi ka zhvilluar 207 ndeshje me Kombëtaren A të Argjentinës. Në këto takime, ai ka realizuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime. Një kapitull që zgjati më shumë se dy dekada dhe që kulmoi me triumfin historik në Kupën e Botës në Katar, në vitin 2022.
Një boshllëk që do të jetë shumë i vështirë për t’u mbushur
Largimi i Messit lë pas një boshllëk të madh te Kombëtarja e Argjentinës. “Numri 10” ka qenë për vite me radhë lideri, kapiteni dhe lojtari rreth të cilit është ndërtuar skuadra. Rruga e tij me Argjentinën nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Në një moment Messi madje njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, por më pas u rikthye dhe vazhdoi të luftonte për trofetë që i mungonin.
Në fund, ai ia doli të shkruante historinë duke fituar Kupën e Botës në Katar, ndërsa më pas ngriti edhe një tjetër trofe të Copa América në vitin 2024.
Pas më shumë se 20 vitesh, 207 ndeshjesh, 125 golash dhe një koleksioni të jashtëzakonshëm trofesh, epoka e Lionel Messit me fanellën e Argjentinës duket se ka mbërritur në fund.
Karim Benzema nuk është më lojtar i Al-Hilal. Sulmuesi francez është larguar zyrtarisht nga klubi saudit pas vetëm gjashtë mu...
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, po bëhet gati për një tjetër aventurë në Itali. Kohët e arta duk...
Egnatia ka marrë tri pikët në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-1 në transfertë. Rro...
Pas një reflektimi të gjatë, një prej figurave të rëndësishme të Kombëtares së Argjentinës ka vendosur ...
Fisnik Asllani vazhdon të jetë jashtë skuadrës së Hoffenheimit, rreth tri javë pasi dështoi transferimi i tij te RB Leipzig...
Chelsea ka nisur kontaktet për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Romës, Manu Kone, teksa klubi londinez po përgatit...
Autoritetet braziliane nisën një operacion të hënën kundër lojtarëve dhe agjentëve të futbollit për për...
Juventusi është në lëvizje të plotë në orët e fundit të merkatos së verës, me afrimin e një sulmue...
Karim Benzema i ka dhënë fund aventurës së tij te Al-Hilal, pasi klubi saudit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me ...
Arijon Ibrahimovic është pranë largimit nga Bayern Munichu, me Augsburgun që ka arritur marrëveshje me klubin bavarez për huazim...