Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Pavarësisht paraqitjes spektakolare të Kylian Mbappé, i cili me dy golat e shënuar në fitoren 3-1 ndaj Senegalit u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze, vëmendjen e legjendës franceze Thierry Henry e mori një tjetër protagonist.
Ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenalit vlerësoi ndikimin e madh të Michael Olise, duke e cilësuar si lojtarin që po transformon lojën e “Gjelave” dhe po bëhet elementi kyç në skemat taktike të ekipit.
“Mbappé do të jetë gjithmonë MVP-ja jonë. Por Olise po bëhet MIP-i ynë, lojtari më i rëndësishëm për ekipin. Kylian iu përgjigj pritshmërive dhe bëri atë që pritej prej tij, por ndikimi i Olise po rritet vazhdimisht”, deklaroi Henry.
Sipas tij, ndeshja ndryshoi rrjedhë në pjesën e dytë, kur Olise u aktivizua në një rol më qendror në mesfushën sulmuese. Pikërisht nga ai pozicion, lojtari arriti të kontrollojë ritmin e lojës dhe të krijojë hapësira për shokët e skuadrës.
Henry theksoi se inteligjenca taktike dhe vizioni i Olise e bëjnë atë një armë të jashtëzakonshme për Francën. “Ai sheh gjithçka në fushë. Mjafton një moment shpërqendrimi nga kundërshtari dhe ai të ndëshkon me një pasim vendimtar. Ndikimi i tij në pjesën e dytë i dha ekipit vrullin e nevojshëm”, u shpreh ai.
Ish-kampioni i botës shkoi edhe më tej në analizën e tij, duke e cilësuar Olise si hallkën që i ka munguar prej kohësh kombëtares franceze.
“Në rolin lidhës mes mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit, Franca më në fund ka gjetur lojtarin që kërkonte. Ai është ai numri 10 klasik që i ka munguar ekipit prej vitesh”, përfundoi Henry.
Me Mbappé që vazhdon të thyejë rekorde dhe Olise që po fiton gjithnjë e më shumë protagonizëm, Franca duket se ka gjetur një dyshe që mund të udhëheqë ekipin drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.
Arsenali po analizon mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin anësor të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, s...
Markus Kroscçe nuk do të jetë drejtori sportiv i ardhshëm i Milanit. As Timo Hardung, emri tjetër i lidhur fort me kuqezinjtë ...
Komisioni i Disiplinës së FIFA u tregua i ashpër me futbollistin e Afrikës së Jugut, Themba Zëane që u ndëshkua me kar...
GRUPI A 11/06 Meksikë 2–0 Afrikë e Jugut 12/06 Kore e Jugut 2–1 Çeki 18/06 Çeki – Afrikë e Jugut ora 18:0...
Si asnjëherë më parë, 4 barazime në një ditë. Kupa e Botës FIFA 2026 ka nisur dhe, me dhjetëra kombëtare q&e...
Sirena italiane për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Ka...
Portugalia ka nisur Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, në një ndeshje ku paraqitj...
Kolumbia fitoi 3-1 kundër Uzbekistanit mëngjesin e kësaj të enjteje me kohën shqiptare në Grupin K të Kupës ...
Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 4 me 2, në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e baraba...
Lionel Messi e nisi Kupën e Botës 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një tripletë n&e...