SPORT

Julian Shehu i motivuar: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 07:55

Julian Shehu i motivuar: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian

Julian Shehu po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku është përshtatur mjaft mirë. Mesfushori është kthyer në protagonist te Kombëtarja dhe ka siguruar fanellën e titullarit duke qenë ndër më të dalluarit.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për mediat polake, ku në një podcast vendës ka folur për shanset e Shqipërisë në ndeshjen me Poloninë si edhe aventurën e tij me fanellën e Vidzevit në kampionatin polak. Shehu u ngacmua edhe në lidhje me situatën në skuadër për ndeshjen me Poloninë, ku u shpreh se ndryshe nga ata që janë me Poloninë, Shehu natyrisht bën tifo për Shqipërinë duke qenë edhe titullar me kuqezinjtë.

A keni folur në skuadër për ndeshjen e ardhshme Poloni–Shqipëri që do të luhet në mars? Kush mendon se do ta fitojë? Po, nuk kemi folur shumë, por pak po. Kemi prekur temën e kësaj ndeshjeje. Ata shpresojnë që ta fitojë Polonia, unë shpresoj që ta fitojë Shqipëria.

Si i sheh shanset e kësaj sfide? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat. Mendoj se do të jetë një përballje shumë e fortë. Në ndeshje të tilla është gjithmonë e vështirë për të dyja palët. Nuk është e lehtë as për ta, as për ne. Besoj se gjithçka do të vendoset nga detaje shumë të vogla. Polonia ka një avantazh të vogël sepse luan në Varshavë dhe ka mbështetjen e tifozëve. E di sa e vështirë është të luash atje, sepse tifozët polakë janë shumë të zjarrtë dhe e mbështesin fort ekipin kombëtar. Kjo do ta bëjë ndeshjen shumë të vështirë për ne.

Cili është roli yt në kombëtaren shqiptare? Sa ndryshon ai nga roli që ke te Vidzev, ku luan më ofensiv? Roli im nuk është i njëjtë. Te Vidzev kam më shumë detyra ofensivë sesa në kombëtaren shqiptare. Por kjo varet nga taktika e trajnerëve dhe mënyra se si ata duan të luajnë. Unë jam një lojtar që mund të përshtatet me të dyja rolet. Trajneri i kombëtares më kërkon më shumë detyra mbrojtëse dhe sigurisht që unë duhet t’i SITUATA zbatoj ato. Te klubi është pak ndryshe. Gjithsesi, përpiqem të jap maksimumin si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren, të jap gjithçka që kam për të ndihmuar ekipin. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur.

Duke folur me një trajner polak, ai e përshkroi Shqipërinë si një ekip me stil italian. A je dakord me këtë dhe cila është filozofia e futbollit të trajnerit Silvinjo? Po, trajneri ynë ka punuar më parë me trajnerë italianë, si Mançini, dhe shumë nga lojtarët tanë luajnë në Itali. Prandaj, mendoj se ka ngjashmëri. Ata që e thonë këtë kanë të drejtë. Por nuk mendoj se kemi cilësi vetëm në mesfushë. Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në çdo repart të fushës. Shqipëria ka shumë cilësi në të gjitha zonat.

Çfarë mund të thuash për kombëtaren polake? Çfarë di për këtë ekip dhe si e vlerëson? Kombëtarja shqiptare ka luajtur disa herë në dy vitet e fundit kundër Polonisë, kështu që mendoj se njihemi mjaft mirë me njëri-tjetrin. Sipas mendimit tim, Polonia ka lojtarë shumë cilësorë. Nuk ka nevojë t’i përmend emrat, sepse të gjithë i njohin. Janë një ekip me shumë cilësi. Me trajnerin aktual kanë bërë përparim dhe luajnë më mirë.

Një pyetje për “egon”. Duke parë ndeshjen tuaj kundër Jagiellonias, pati një moment diskutimi para penalltisë. Çfarë ndodhi aty? Nuk ka asgjë për t’u diskutuar. Ne jemi lojtarë në fushë dhe kishte dy lojtarë të caktuar për ta gjuajtur penalltinë, Berger dhe unë. Në atë moment po flisnim sepse ndihesha mirë për ta goditur unë. Në fund, Berger vendosi ta gjuajë penalltinë dhe unë e respektoj plotësisht këtë vendim. Ai shënoi gol dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk ka rëndësi kush e gjuan penalltinë, rëndësi ka që topi të përfundojë në rrjetë. Në atë moment nuk po kalonim një situatë të mirë në ndeshje dhe nuk ishim të kënaqur me rezultatin. Ndonjëherë, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, disa situata duken më të mëdha nga jashtë, por realisht nuk ka asgjë për t’u komentuar. Unë e dua Bergerin dhe shpresoj të shënojë 20 gola këtë sezon.

Duke folur për Sebastian Bergerin, klubi njoftoi dje rinovimin e kontratës së tij. A mendon se ai duhet të ftohet edhe në kombëtare? Trajnerët e kombëtares zakonisht përgatisin ekipin për një periudhë të gjatë dhe tashmë kanë një grup lojtarësh që kanë qenë pjesë e kualifikueseve. E di që është e vështirë të bësh ndryshime tani. Por sinqerisht besoj se ai e meriton dhe shpresoj që një ditë të marrë edhe ftesën në kombëtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan