
Pas humbjeve të fundit kundër Interit dhe Gallatasarajit në Champions League, Juventusi ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.
Bardhezinjtë presin sot në “Allianz Stadium”, Komon, në një ndeshje që mund të jetë kyçe për garën e vendit të katërt në Serie A dhe për rikthimin e moralit të skuadrës. Trajneri Luçiano Spaleti e ka bërë të qartë se fjala kyçe është “rinisja”. “Duhet të pranojmë rezultatet e fundit dhe tani të vendosim se si do të reagojmë. Kjo dhimbje duhet ta përdorim si një elastik që na shtyn drejt sfidës së radhës”, tha ai.
MUNGESA – Skuadra bardhezi ka disa mungesa të rëndësishme. Bremer nuk do të jetë në dispozicion, ndërsa Dejvid është i grumbulluar, por mund të mos ketë forcën për të luajtur 90 minuta. Në mungesë të Kalulu, Bremer dhe Holm, rolet e mbrojtjes dhe të krahut të djathtë janë sfiduese, duke bërë që rëndësia e MeKeni të jetë vendimtare. Spaletti gjithashtu vlerësoi energjinë dhe kontributin shpirtëror të Lokatelit.
“Lokateli duket se nuk ndjen lodhjen, për mënyrën si e shoh në aspektin e shpirtit dhe të kontributit ndaj shokëve”, vazhdoi më tej. Një nga temat kryesore është pezullimi i Pierr Kalulu, i përjashtuar në ndeshjen ndaj Interit. Juventusi kërkoi falje sportive nga presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, por kërkesa u refuzua. Kjo e bën francezin të pamundur për ndeshjen ndaj Komos. Spaleti komentoi për këtë situatë.
“Është një akt i detyrueshëm nga ana e klubit përballë dy padrejtësive të dukshme. Shoqëria bëri mirë duke kërkuar falje”, deklaroi Spaleti. Presidenti Gravina ka ndërhyrë më parë në raste të ngjashme, si me Romelu Lukakun në prill 2023, duke dhënë falje për një karton të marrë në Kupën e Italisë ndaj Juventusit. Vlerësimi për Komon dhe Çesk Fabregasin. Trajneri italian vlerësoi punën e spanjollit.
“Ai dëshiron të transmetojë karakteristikat e tij te skuadra dhe të kontrollojë ndeshjen. E konsideroj një nga trajnerët më të mirë në Itali”, deklaroi italiani. Megjithatë, Spaletti shprehu besim te lojtarët e tij. “Janë djem të mirë dhe inteligjentë. Dua të mbështetem tek këto aspekte për të interpretuar sa më mirë ndeshjen”, tha trajneri i Juventusit.
PORTIERI DHE E ARDHMJA E KLUBIT – Sa i përket portës, Spaleti konfirmoi se Di Gregorio do të vazhdojë të jetë titullar. “Të gjithë kemi përgjegjësi. Ai nuk ka më shumë se të tjerët, ndaj vazhdojmë me të si portier titullar. Për momentin fokusi im është te fusha dhe te stërvitja e djemve inteligjentë. Nëse ekziston mundësia, mund ta rregullojmë gjithçka menjëherë”, mbylli Spaleti.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
21 Shkurt08:37
Oferta të çmendura pas akuzave për racizëm, kompania që bashkëpunon me FSHF për Kombëtaren kupton në kohë gabimin
Kompania, e cila shet fanellat origjinale të veshura nga lojtarët me një autograf të tyre, është bërë mjaft e njohur m...
SPORT
20 Shkurt15:08
“Pulisiç është një lojtar i shkëlqyer”, Leao flet për marrëdhënien me Ibrën: Nëse kam nevojë për diçka, ai është aty për mua
Gjatë një interviste me CBS , sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, foli për Zlatan Ibrahimoviçin.
“Ai ishte shumë kërkues s...
SPORT
20 Shkurt14:58
Humbi derbin me Tiranën, sulmuesi i Partizanit është në dyshim për duelin me Flamurtarin
Partizani ka nisur përgatitjet për sfidën e javës së 25-të në Kategorinë Superiore, teksa përballë ësht...
SPORT
20 Shkurt13:44
Inter goditet rëndë, Lautaro 1 muaj jashtë fushës
Inter ka marrë një goditje të rëndë, në prag të sfidës së rëndësishme në kampionat ndaj Lecces dhe...
SPORT
20 Shkurt12:21
“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit
Carlo Ancelotti po e shijon në maksimum aventurën e tij në krye të Brazilit, me teknikun italian që është përfshir&eum...
SPORT
20 Shkurt11:05
Sulmuesi kuqezi pëson aksident me makinë! Ja si paraqitet gjendja e tij
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Sivasspor, Rey Manaj, ka pësuar një aksident automobilistik pas rikthimit nga transferta e radhës n&...
SPORT
20 Shkurt09:05
Europa League/ Nottinghami trondit Fenerbahçen në Stamboll, hap i gabuar për Arbër Hoxhën dhe Dinamon e Zagrebit
Janë luajtur katër ndeshjet e para të Europa League në fazën play off, ku golat nuk munguan.
Në sfidën kryesore të mb...
SPORT
20 Shkurt07:27
Kryefjalë në Turqi, Muçi zgjidhet lojtari i muajit/ 24-vjeçari thyen rekordin e grekut
Ernest Muçi po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në Turqi, duke u shndërruar në një...
SPORT
19 Shkurt23:56
Xabi Alonso refuzon ofertën për rikthim te klubi evropian
Pak më shumë se një muaj pas largimit nga Real Madrid, Xabi Alonso ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e Marseille.
S...
SPORT
19 Shkurt23:14
Myrto Uzuni u tundua nga oferta turke, drejtori i Austin: Futbollistëve iu ofrojnë shuma të mëdha parash!
Austin pagoi 12 milionë euro te Granada në Spanjë për bërë të vetin Myrto Uzunin. Pas një viti në futbollin e Shtet...