Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Shqipëria U-21 do të zhvillojë të premten e 5 shtatorit sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në kuadër të takimit të parë miqësor, por edhe ndeshjes së dytë ndaj Zvicrës, që do të luhet më 8 shtator në Aarau kanë folur për fshf.org sulmuesi Erald Maksuti dhe mesfushori Feta Fetai.
Erald Maksuti, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me ekipin e Flamurtarit në vendin tonë foli për fshf.org për dy sfidat e rëndësishme të Shpresave. Djaloshi shqiptar vlerësoi Gjermaninë dhe Zvicrën si dy kundërshtarë mjaft të fortë, por theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë rezultate pozitive.
Maksuti nënvizoi se objektivi i tij është të shënojë sa më shumë gola, ndërsa ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.
Ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Zvicrës – E dimë që janë dy miqësore shumë të forta. Luajmë me nënkampionët e Europës dhe me një ekip të fortë si Zvicra. Janë ndeshje shumë të vështira në letër dhe si kundërshtarë, por ne do futemi të japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive. Objektivi im është që të bëj gola sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin që të ecim.
Atmosfera në prag të ndeshjeve – Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup njihemi, pasi kemi bërë disa ndeshje së bashku. Janë shtuar disa lojtarë që janë shumë të mirë. Do futemi në fushë për rezultate pozitive.
Thirrje për tifozët – I bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, të na mbështesin dhe ne do japim maksimumin për çdo tifoz që do vijë në stadium” – tha Erald Maksuti për fshf.org.
Mesfushori i talentuar, Feta Fetai, tha se dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës janë shumë të forta, por nga ana tjetër një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Fetai foli gjithashtu edhe për gjendjen e skuadrës dhe ftoi tifozët në stadiumin “Elbasan Arena” për të mbështetur kuqezinjtë.
Dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës? – Kemi dy ndeshje shumë të mira dhe të forta për të treguar veten edhe për Europianin U-21 2027. Janë teste shumë të mira për ne, për ekipin dhe për të gjithë lojtarët.
Gjendja e ekipit? – Kanë ardhur të gjithë. Kanë pasur ndeshje, po rikuperohemi dhe po përgatitemi për ndeshjen me Gjermaninë, pastaj për Zvicrën. Lojtarët janë të gjithë në formë. Janë përgatitur, kanë edhe minuta në këmbë. Shpresoj që të japim më të mirën në këto dy ndeshje.
Thirrje për tifozët? – Shpresoj që të ketë sa më shumë tifozë që të na përkrahin në “Elbasan Arena” dhe t’i gëzojmë me një fitore.
Gjendja e përfaqësueses shqiptare paraqitet mjaft e mirë, teksa ditën e sotme është programuar një tjetër seancë stërvitore nga stafi kuqezi. Skuadra do të mbyllë përgatitjet nesër dhe të premten do të luajë takimin e parë ndaj nënkampionëve të Europës. Hyrja në stadium do të jetë falas.
Ndeshja Teuta-Dinamo City që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të enjte është shtyrë. Departamenti i Garave ...
Portieri Elhan Kastrati është larguar nga grumbullimi i Kombëtares, përpara ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë, për shkak d&eu...
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është përforcimi i ri i Juventusit. “Dardani” u transferua ...
Nedim Bajrami mund të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos në Angli. Mesfushori i Kombëtares shqiptare raport...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe...
Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF b&e...
Ish-lojtari i Real Madrid, Sergio Ramos ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm për karrierën e tij muzikore. Mbroj...