Korçë, arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një vogëlush në kopsht
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...

Aksidentet rrugore dhe ajrore kanë lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit, duke i marrë jetën para kohe shumë futbollistëve.
Ngjarje të tilla jo vetëm që kanë tronditur klubet dhe tifozët, por kanë lënë pas edhe histori të dhimbshme që vazhdojnë të kujtohen me keqardhje. Së fundmi, futbolli shqiptar u godit nga humbja tragjike e sulmuesit të AF Elbasanit, një ngjarje që riktheu në vëmendje rastet e shumta të futbollistëve që kanë humbur jetën në aksidente fatale.
Një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit ishte ajo e sulmuesit portugez Diogo Zhota. Verën e kaluar, futbollisti i Liverpulit humbi jetën së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, ndërsa po udhëtonin drejt Anglisë. Lajmi tronditi mbarë botën e futbollit dhe shkaktoi reagime të shumta nga klubet, lojtarët dhe tifozët.
Po gjatë verës së kaluar, jetë tragjikisht humbi edhe Etan MekLeod. Futbollisti 21-vjeçar, i cili kishte qenë pjesë e klubeve si Uolves dhe Maklesfilld, ndërroi jetë pasi automjeti i tij u përplas me një barrierë metalike pranë Northamptonit në Angli.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, futbolli grek u përfshi nga zia pas ndarjes nga jeta të Mario Oikonomou. 33-vjeçari, i cili aktivizohej me AEK-un e Athinës, ndërroi jetë në spital pas disa ditësh në gjendje kritike. Ai ishte përplasur nga një automjet teksa udhëtonte me motor.
Një tjetër emër i njohur që humbi jetën në mënyrë tragjike ishte Zhoze Antonio Rejes. Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Seviljes ndërroi jetë në vitin 2019 pas një aksidenti të rëndë rrugor në aksin mes Utrerës dhe Seviljes në Spanjë. Po atë vit, bota e futbollit u trondit edhe nga vdekja e Emiliano Salës. Sulmuesi argjentinas kishte firmosur me Cardiff City dhe po udhëtonte nga Nanta drejt Britanisë për t’iu bashkuar skuadrës së re, kur avioni i tij i tipit “Piper Malibu” u rrëzua mbi La Mansh për shkak të motit të keq.
Të gjitha këto histori dëshmojnë se futbolli, pavarësisht emocioneve dhe lavdisë që sjell, nuk ka mundur t’u shpëtojë tragjedive. Ndarja nga jeta e sulmuesit të AF Elbasanit i shtohet një liste të gjatë humbjesh që kanë lënë boshllëk në fushat e blerta dhe në zemrat e tifozëve.
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Mesfushori brazilian Ederson dje ka marrë në mënyrë të papritur një ftesë për t’u bërë pjesë e Br...
Pas suksesit në Euro 2024, Spanja synon edhe majën e futbollit botëror dhe trajneri Luis de la Fuente nuk e fsheh ambicien e tij. Tekniku i &ld...
Shqipëria ka regjistruar një sukses të rëndësishëm në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit, i zhvilluar në K...
Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv pasi boshatisi të gjithë organikën administrative t&eum...
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur pas humbjes së pestë radhazi të kuqezinjve, duke shprehur zhgënjimin p&...
Ylli i kërcimit me shkop, Armand “Mondo” Duplantis, ka pësuar një humbje të papritur në garën e Diamond League n&eum...
Trajneri Rolando Maran do të ketë shumë punë për të bërë deri në fundin e shtatorit, duke analizuar dështimi...
Turqia dhe Croatia janë gati. Të dyja kombëtaret arritën të fitonin testet e fundit miqësore në prag të nisjes së...
Vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit, Julian Nagelsmann humbi shërbimet e talentit të Bayern Munich, Lennart Karl, m...