Mbretëria e Bashkuar po dridhet/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut shkaktojnë “tërmet” në Britaninë e Madhe
Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, të mbledhur sot në Cardiff, nënshkruan një deklaratë t&...
Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, të mbledhur sot në Cardiff, nënshkruan një deklaratë t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në prag të seancës që pritet të zhvillohet nes&e...
Sot shënohet dita e 107 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Finlanda ka vendosur t’i ” bashkohet” armës parandaluese bërthamore “të përparuar&rd...
Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën. Shkak ësht&...
Një tjetër shkollë nuk arriti dot të hapte dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçme...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka marrë oferta politike nga subjekte të ndryshme, por ka vendosur të vijojë aktivit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...

“No Luiza, no Party”, kështu mund të përkufizohet situata aktuale në atletikën shqiptare. Këtë e konfirmon më së miri edhe Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura, aktivitet i zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar në Beograd.
Tashmë, me Luiza Gegën jashtë garave, Shqipëria mbërrinte në Serbi pa atleten më fituese në historinë e këtij kompeticioni, e cila për vite me radhë ishte e abonuar me medalje të arta dhe rekorde, madje edhe në disa disiplina gjatë të njëjtit edicion. Kështu, ekipi kuqezi zbarkoi në Beograd me një ekip modest, pa mundur të sigurojë asnjë ngjitje në shkallën më të lartë të podiumit. Rezultatin më të mirë nga atletët e Shqipërisë në Ballkanikun 2026 të sallave të mbyllura e shënoi Franko Burraj në disiplinën e 400 metrave, i cili u klasifikua në vendin e tretë, duke marrë kështu një medalje bronzi.
Burraj shënoi kohën 47.30, kohë larg rezultatit të tij më të mirë, por që gjithsesi i mundësoi një vend në shkallën e tretë të podiumit. Për sa u përket sportistëve të tjerë, Redia Dauti u klasifikua në vendin e katërt në 3000 metra, me kohën 9:46.76. Rekaksa Dauti shënoi rezultatin e saj më të mirë personal në 800 metra, duke regjistruar kohën 2:09.18, për të zënë vendin e nëntë në garën e 800 metrave.
Ndërkohë, Muhamet Çengeli u pozicionua në vendin e 12-të në kërcim së gjati me rezultatin 7.14 metra. Kolindo Kiri u klasifikua në vendin e 14-të në kërcim 3-hapësh, duke shënuar rezultatin 14.08 metra.
Vendi i 14-të edhe për Iljana Beqirin në disiplinën e 400 metrave, me kohën 57.60. Kështu, me largimin nga pista të atletes më të mirë të të gjitha kohërave shqiptare, Luiza Gegës, duke i shtuar këtu edhe tërheqjen e Izmir Smajlajt, tashmë në krye të federatës, apo edhe largimin e David Nikollit nga Kombëtarja për shkak të mos marrjes së shpërblimeve financiare të medaljeve, për atletikën shqiptare parashikohet një periudhë shumë shumë e vështirë, e cila tashmë ka nisur dhe rezultatet e Ballkanikut janë një tregues i qartë.

Napoli po përjeton makthe këtë periudhë, me blutë që e shohin veten totalisht jashtë çdo objektivi të mundsh&eu...
Trajneri i Interit, Kristian Kivu foli para ndeshjes së kthimit kundër Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve. Një gazetar norvegjez e pye...
Kombëtarja shqiptare do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin mars ku për herë të parë...
Vinicius dhe e ardhmja e tij te Madrid mbetet një temë e hapur. Mësohet se fakt është që palët janë afruar sëris...
Luis Diaz është kthyer në një yll të Bajern Mynih që në vitin e tij të parë me bavarezët, duke shënuar ...
Sulmuesi brazilian Neymar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi vazhdimin e karrierës së tij, duke lënë të hapur mundësinë...
Argjentinasi Gianluca Prestianni, lojtar i Benficas, është pezulluar përkohësisht nga Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ...
Skuadra e Tiranës po përgatitet për një periudhë të ngjeshur dhe të rëndësishme në kalendarin e saj sportiv....
Stiven Shpendi është përfshirë në formacionin e javës së 26-të në Serinë B në Itali. Sulmuesi shqiptar u...
Në derbin e Beogradit nuk mjaftoi tensioni i renditjes për të rritur nivelin e përplasjes: u shtua edhe kaosi në tribuna. Gjatë Cr...