SPORT

Partizani dhe Kërnaja po kalojnë momentin më të vështirë, 12 gola në 6 ndeshje! Tani sezoni rrezikon të dështojë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 12:09
Partizani dhe Kërnaja po kalojnë momentin më të

Partizani po kalon një nga momentet më de likate të sezonit dhe shqetësimi më i madh për skuadrën mbetet padyshim aspekti difensiv, i cili në javët e fundit ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në rezultatet e ekipit.

Humbja 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës e konfirmoi edhe një herë këtë problem, teksa të kuqtë vazhduan të shfaqin pasiguri në repartin mbrojtës në një moment vendimtar të kampionatit. Pas dy golave të pësuar ndaj bardhebluve, Partizani regjistron tashmë një statistikë negative, duke pësuar plot 12 gola në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.

STATISTIKAT- Kjo do të thotë se skuadra ka një mesatare prej 2 golash të pësuar për ndeshje, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për një ekip që synon zonën e “Final Four” dhe objektiva madhorë si kualifikimi në Europë. Një mesatare e tillë nuk ishte regjistruar më parë nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, çka e bën edhe më shqetësuese situatën aktuale të ekipit. Madje, edhe në periudhën kur Partizani pësonte gola në tetë ndeshje radhazi, skuadra nuk e kaloi kuotën e 12 golave të pësuar (11), duke mbajtur një mesatare më të ulët, konkretisht 1.5 gola për ndeshje. Kjo seri negative ishte regjistruar nga data 13 dhjetor 2025 deri më 6 shkurt 2026, një periudhë ku skuadra, pavarësisht problemeve në mbrojtje, arrinte gjithsesi të merrte rezultate më pozitive. Në atë fazë, edhe pse Partizani pësonte vazhdimisht gola, të kuqtë arritën të grumbullonin 10 pikë, duke treguar se skuadra kishte forcën për të reaguar dhe për të ruajtur ekuilibrin në garën për objektivat sezonalë. Ndryshe paraqitet situata aktuale, ku përveç problemeve difensive, skuadra nuk po arrin të reagojë as në aspektin e rezultateve.

BILANCI- Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk regjistrohet asnjë fitore, ndërsa bilanci është tre barazime dhe tre humbje, një ecuri që ka komplikuar ndjeshëm garën për vendin e katërt. Kjo krizë ka ardhur pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, kur çdo pikë ka peshë të madhe dhe çdo gabim mund të kushtojë objektivin final. Aktualisht, Partizani renditet në vendin e pestë me 45 pikë, duke mbetur ende në garë për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në “Final Four”. Ky objektiv mbetet jetik për klubin, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për mundësinë e kualifikimit në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Në këtë situatë, stafi teknik dhe trajneri Oltijon Kërnaja duhet të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen për repartin difensiv, pasi pikërisht aty po lindin problemet më të mëdha të skuadrës. Pësimi i golave të lehtë, mungesa e ekuilibrit në tranzicionin negativ dhe vështirësia për të ruajtur rezultatin kanë penalizuar ndjeshëm Partizanin në javët e fundit.

Edhe në derbin ndaj Tiranës, skuadra krijoi mundësi dhe provoi të qëndronte në lojë, por gabimet në mbrojtje rezultuan vendimtare në humbjen 2-1. Në një kampionat kaq të balancuar, ku diferencat mes skuadrave janë minimale, stabiliteti difensiv shpesh bën diferencën mes suksesit dhe dështimit. Për Partizanin, koha për të reaguar është gjithnjë e më e kufizuar dhe çdo ndeshje e mbetur duhet trajtuar si një finale. Nëse të kuqtë arrijnë të rikthejnë sigurinë në prapavijë dhe të gjejnë sërish ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese, shanset për të kapur vendin e katërt mbeten reale. Përndryshe, kjo periudhë negative mund të rrezikojë seriozisht një sezon që deri pak javë më parë dukej plotësisht i menaxhueshëm për objektivat e klubit, madje arriti deri në pikën ku u përmend edhe fjala titull. Në fund, futbolli shpesh vendoset nga detajet, dhe për Partizanin këto detaje aktualisht po kushtojnë shumë. Reagimi duhet të vijë menjëherë, përndryshe “Final Four” mund të mbetet vetëm një mirazh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?