
Egnatia po përpiqet të lërë pas humbjen me Tiranën dhe ecurinë jo të mirë që ka shfaqur që nga fillimi i vitit 2026, ku skuadra ende nuk ka shijuar fitoren.
Edhe pse situata nuk është optimale, kampionët e Rrogozhinës mbeten ende në vendin e dytë të renditjes, vetëm tre pikë larg Vllaznisë kryesuese, dhe me një distancë të sigurt nga ekipet që kërcënojnë për një vend në “Final 4”. Për këtë arsye, në kampin rrogozhinas po përpiqen të shohin përpara dhe të lënë pas problemet e ndeshjes së fundit, ku pati pretendime për vendimet e gjyqtarit gjatë sfidës me Tiranën. Qëndrimi është i qartë: fokusi i plotë është rikthimi te rezultatet pozitive dhe mbajtja e vendit të lartë në renditje.
FLAMURTARI – Këtë të premte, Egnatia do të përballet me një tjetër sfidë të vështirë, këtë herë ndaj Flamurtarit. Ironikisht, pak ditë më parë ata u ndeshën me vendin e fundit, Tiranën, dhe tashmë e gjejnë veten përsëri përballë një ekipi të fundit në renditje.
Pas përvojës së hidhur me bardheblutë të dielën e kaluar, në Rrogozhinë nuk duan të mbështeten më vetëm te renditja, por kërkojnë një fitore që t’i rigjallërojë: Flamurtari, nga ana tjetër, ka treguar se mund të bëjë surpriza të pakëndshme në shtëpi, duke marrë rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve më të forta. Madje, ka qenë vetë Egnatia që e ka provuar në kurriz, kur u mund fazën e dytë në Rrogozhinë. Për këtë arsye, mobilizimi në kampin e drejtuar nga Edlir Tetova është maksimal: një hap fals mund të rëndonte edhe më shumë pozitat e Egnatias në tabelë.
SKUADRA – Për këtë ndeshje, pritet që trajneri Tetova të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të përfitojë edhe nga afrimet e fundit gjatë merkatos. Sulmuesi Alfonso De Oliveira Rodriguez, i cili në ndeshjen me Tiranën qëndroi në stol, mund të marrë minuta të rëndësishme për të shfrytëzuar aftësitë e tij në sulm.
Edhe Daniel Adjesa, i ardhur më parë, ka filluar të marrë minuta dhe ka shënuar gol, duke i dhënë Tetovës më shumë mundësi taktike për të surprizuar kundërshtarin. Nga ana tjetër, portieri Levan Tandilashvili do të duhet të presë për debutim, pasi Mario Dajsinani ka siguruar tashmë vendin në portë. Megjithatë, prania e tij në stolin e Egnatias i siguron trajnerit një alternativë të vlefshme në rast nevoje. Në këtë situatë, sfida ndaj Flamurtarit nuk është vetëm një test i forcës së skuadrës, por edhe një mundësi për Egnatian që të rikthejë moralin dhe të tregojë se është ende një pretendent serioz për vendet e larta.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
4 Shkurt14:03
N’Golo Kante më në fund te Fenerbahçe, presidenti i klubit falënderon Erdogan
N’golo Kante është larguar nga Al ittihad dhe Arabia Saudite për të ndërmarrë një aventurë të re në Tu...
SPORT
4 Shkurt09:56
Ylli i Arsenalit i mbyll derën Real Madridit: Nuk kanë nevojë për dikë si unë
Real Madrid vendosi të mos transferojë një mesfushor gjatë verës, pas largimeve të Toni Kroos dhe Luka Modric në vite t&eum...
SPORT
4 Shkurt08:52
Vlahovic rikthehet në Torino, por ja kur do të zbresë sërish në fushë
Dusan Vlahovic sheh më në fund dritë në fund të tunelit pas dëmtimit të rëndë të pësuar ndaj Cagliarit....
SPORT
4 Shkurt08:25
Milani i Alegrit me hap kampioni në Serinë A
Milan ka arritur kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjeve të Serisë A, vetëm për herën e tretë në epokën e tre pi...
SPORT
4 Shkurt08:20
Incidenti me portierin Audero, vjen dënimi i rëndë për tifozët e Interit
Qeveria italiane ka marrë masa të ashpra ndaj tifozëve të Interit pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së fundjavë...
SPORT
3 Shkurt22:57
Fitore bindëse ndaj Bologna-s, Milani nuk e lë Interin të shkëputet me shumë
Milani e mbyll me fitore dhe një avatazh prej katër pikësh ndaj Napolit javën e 23-të të Serisë A. Skuara kuqezi tregoi vaz...
SPORT
3 Shkurt18:49
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton dokumentet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e dytë për vitin 2026, e cila kis...
SPORT
3 Shkurt18:47
“Risia” e Botërorit 2026/ FIFA po shet edhe vendet e parkimit, një vend kushton 300 USD!
Me kalimin e ditëve të FIFA-s po vendoset në një pozicion gjithmonë e më të vështirë të karshi tifozëve...
SPORT
3 Shkurt18:02
Rrëfehet numri një i Botës: Alkaraz, njeriu që ndryshon tenisin
Karlos Alkaraz, kampioni i sapokurorëzuar i “Australian Open 2026”, një ditë pas suksesit shfaqet i veshur me një kostum “...
SPORT
3 Shkurt16:01
Fund shpenzimeve marramendëse, Manchester United ndryshon filozofi
Në vitet e fundit, Man.United ka humbur shumë nga emri dhe shkëlqimi i dikurshëm duke detyruar tani edhe drejtuesit e klubit t&eum...