Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të op...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Dashi Një situatë që dukej e zgjidhur mund t'ju kërkojë ta shikoni edhe një herë. Mund të ketë ende hapësir...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që kompania Apple të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” në...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një rrjeti të trafikut të drogës, pas operacionit të zhvilluar n&...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...

Michel Platini ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke e akuzuar për etje për pushtet dhe duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i futbollit botëror.
Gjatë një interviste për emisionin “Canal Football Club”, ish-presidenti i UEFA-s dhe legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka kritikuar ashpër Gianni Infantinon dhe drejtuesit aktualë të futbollit ndërkombëtar.
Platini, i cili ka punuar ngushtë me Infantinon gjatë viteve 2007-2015, kur francezi drejtonte UEFA-n dhe italiani-zviceran ishte sekretar i përgjithshëm, tha se prej kohësh kishte vënë re ambicien e Infantinos për pushtet dhe para.
“Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti”, deklaroi Platini, duke shtuar se në atë kohë Infantino kishte ende një epror mbi vete.
Fituesi i tre Topave të Artë kritikoi gjithashtu mënyrën se si drejtohet sot futbolli botëror, duke argumentuar se vëmendja duhet të jetë te lojtarët dhe jo te drejtuesit.
“Futbolli është një festë e mrekullueshme dhe ndeshjet janë ato që kanë rëndësi. Pjesa tjetër është politikë, një mikrokozmos njerëzish që mendojnë se janë bosët e futbollit”, u shpreh ai.
Platini përmendi emra si Kylian Mbappé, Zinedine Zidane dhe Diego Maradona si “shefat e vërtetë” të futbollit, ndërsa drejtuesit institucionalë i cilësoi si “burokratë që arrijnë në një pozicion, shijojnë lavdinë dhe paratë”.
Përplasja mes Platinisë dhe Infantinos tashmë është zhvendosur edhe në fushën ligjore. Ish-kapiteni i Francës ka ngritur një padi ndaj kreut të FIFA-s, duke e akuzuar për disa shkelje, ndërsa në të njëjtën kohë edhe institucionet e futbollit po përballen me hetime dhe procedura të ndryshme.
Platini beson se largimi i Infantinos nuk do të zgjidhet përmes politikës sportive, por përmes gjykatave.
“Nëse UEFA dëshiron ta rrëzojë Infantinon, kjo do të bëhet përmes gjykatave. Ai ka dështuar sepse duhej të ishte garantuesi i rregullave të lojës, por nuk i respektoi ato. Ai duhet të largohet!”, deklaroi Platini.
Pavarësisht kritikave, ish-numri 10 i Francës e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet në drejtimin e futbollit.
“Klubet apo organet drejtuese? Për mua kapitulli është i mbyllur”, përfundoi Platini.
Barcelona është pranë transferimit të Gabriel Jesusit nga Arsenali për rreth 10 milionë euro. Sulmuesi brazilian pritet të ...
Shokuese në US Open. Novak Djokovic është eliminuar që në raundin e parë, duke u mposhtur nga argjentinasi Mariano Navone pas nj...
Juventusi i ka paraqitur një ofertë Mançester Junajtid për Xhoshua Zirkze, sipas Xhanluka Di Marzio, ndërsa bisedimet midis dy klub...
Teuta ka fituar me përmbysje mbrëmjen e djeshme 3-1 përballjen me Tiranën. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Niko Dovan...
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas zhvilloi një ndeshje të zgjuar në “Diego Armando Maradona”, duke kontrolluar topin p&eum...
Mario Mitaj po përjeton një nisje të pazakontë te Genoa, vetëm pak javë pasi iu bashkua klubit italian.Mbrojtësi i Komb&eum...
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka reaguar në rrjetet sociale pas polemikave të fundit për vendimet e VAR-it ndaj skuadrës sh...
Manchester City po tenton një lëvizje të bujshme në ditët e fundit të merkatos. “Qytetarët” kanë arritur m...
José Mourinho ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në fitoren 4-0 ndaj Malagas në javën e tretë të La Lig&eu...
Como ka arritur një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Napolin 2-1 në javën e dytë të Serie A. Skuadra e dre...