
Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…
“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.
Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha./tvklan.al
Artikuj te sugjeruar
SPORT
15 Janar08:49
Interi vuan ndaj Lecces, Esposito i jep 3 pikë
Interi i drejtuar nga Cristian Chivu hedh një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes në krye të Serie A, falë fitore...
SPORT
15 Janar08:10
11 pikë të humbura ndaj ekipeve të vogla, reagon Allegri: Nuk shkohet askund me ‘nëse’ dhe ‘por’!
Milani ka lënë pas 11 pikë të çmuara në ndeshjet kundër skuadrave të konsideruara më të vogla, një bi...
SPORT
15 Janar08:05
Donte të linte futbollin, kush është heroi 25-vjeçar që eliminoi Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit
Albasete shkroi historinë në Kupën e Mbretit duke eliminuar gjigantin spanjoll, Real Madrid, teksa hero i madh i kësaj ndeshjeje ishte pa ...
SPORT
15 Janar08:03
Barazimi i parë ndaj Parmës pas 26 vitesh, Napoli harron si fitohet në Serinë A
Napoli humbi mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në Serisë A, pasi skuadra e Antonio Kontes u ndal në nj&...
SPORT
14 Janar22:48
VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin
Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon me vendimin pë...
SPORT
14 Janar18:52
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat (VIDEO)
Elbasani dhe Flamurtari përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Në tribunat e “Elbasan Arena” situata nuk ka ...
SPORT
14 Janar15:48
Shkarkimi i Xabi Alonsos, Hansi Flick: I sigurt se shumë shpejt do të ketë një projekt të ri, klubet duhet të besojnë te trajnerët
Vendimi i Realit të Madridit për të shkarkuar trajnerin Xabi Alonso, një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës së S...
SPORT
14 Janar15:40
Berat Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares sh...
SPORT
14 Janar15:08
Nuk ka vend më te Lazio, Hysaj bën gati “valixhet” për t’u larguar
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj duket gjithnjë e më pranë largimit nga Lazio gjatë kësaj merkatoje dimërore, duke i dhë...
SPORT
14 Janar14:56
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Arman...