SPORT

Rregulli i ri në Kupën e Botës, karton i kuq kush mbulon gojën dhe proteston

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 09:25

Rregulli i ri në Kupën e Botës, karton i kuq kush mbulon

Futbollistët që mbulojnë gojën gjatë përballjeve me kundërshtarët ose largohen nga fusha në shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit mund të ndëshkohen direkt me karton të kuq në Botërorin e kësaj vere.

Ndryshimi i rregullores u miratua nga International Football Association Board (IFAB) para Kongresit që FIFA mbajti në Vankouver, dhe u konfirmua se protokollet e reja do të zbatohen gjatë Kupës së Botës 2026, e cila nis në qershor. IFAB nuk e ka bërë të detyrueshëm aplikimin e këtyre rregullave në kompeticione të tjera, duke ua lënë organizatorëve të çdo gare vendimin nëse do t’i adoptojnë apo jo.

Vendimi për karton të kuq ndaj lojtarëve që largohen nga fusha si protestë erdhi pas polemikave që shoqëruan finalen e Kupës së Afrikës 2026. Në atë ndeshje, disa futbollistë të Senegalit dolën nga fusha pas një penalltie të akorduar në fund të takimit. Mesfushori i Marokut, Brahim Diaz, e humbi penalltinë pas një ndërprerjeje të gjatë, ndërsa Senegali fitoi finalen pas kohës shtesë.

“Në diskrecionin e organizatorit të kompeticionit, arbitri mund të ndëshkojë me karton të kuq çdo lojtar që largohet nga fusha në shenjë proteste ndaj një vendimi arbitrar”, thuhej në deklaratën e IFAB. “Ky rregull do të vlejë edhe për zyrtarët e skuadrave që nxisin lojtarët të largohen nga fusha. Një ekip që shkakton ndërprerjen e ndeshjes, në parim, do ta humbasë takimin në tavolinë”.

Një nga shqetësimet e ngritura nga ligat europiane lidhet me rastet kur lojtarët largohen nga fusha pasi kanë qenë objekt i abuzimeve raciste. Edhe çështja e mbulimit të gojës është lidhur së fundmi me akuzat për racizëm, pas incidentit të bujshëm në shkurt, kur sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Zhunior, akuzoi lojtarin e Benfikës, Xhianluka Prestiani, për ofendime raciste ndërsa mbulonte gojën me fanellë.

UEFA e pezulloi Prestiannin për gjashtë ndeshje pasi ai pranoi se kishte bërë komente homofobike, ndërsa presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, kërkoi masa më të ashpra ndaj rasteve të tilla. Infantino ka bërë gjithashtu thirrje për dënime më të rënda ndaj lojtarëve që largohen nga fusha, pas finales kontroverse të Kupës së Afrikës. Më vonë, bordi i apelimit i Konfederatës Afrikane të Futbollit anuloi rezultatin e finales së janarit dhe ia dha fitoren Marokut, megjithëse Senegali ka apeluar vendimin në KAS.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?