Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32
Turqia e eliminuar, largohet me nder nga Botërori pas fitores 3-2 kundër SHBA-ve në Los Angeles, duke regjistruar kështu fitoren e tyre t&...
Turqia e eliminuar, largohet me nder nga Botërori pas fitores 3-2 kundër SHBA-ve në Los Angeles, duke regjistruar kështu fitoren e tyre t&...
Kushtet atmosferike gjatë ditës së premte do të jenë kryesisht të qëndrueshme, megjithëse në orët e mesdit&e...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.2 lekë. Euro do të blihet me 93...
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para q...
Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhë...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...

Silvinjo mori drejtimin e kombëtares shqiptare 3 vite më parë dhe në këto 3 vite, ka arritur të shkruajë histori duke qenë një nga trajnerët më të suksesshëm që ka drejtuar Shqipërisë.
Që në vitin e tij të parë, Silvinjo na kualifikoi për në Europian dhe ishte pikërisht janari i vitit 2023, kur Silvinjo u emërua për herë të parë si trajneri i Shqipërisë. Në mars nisën kualifikueset dhe pavarësisht se humbëm kundër Polonisë, paraqitja e kuqezinjve ishte shumë shpresëdhënëse dhe u krijua besim i madh se mund të arrihet diçka. E në fakt, ndodhi ashtu pasi Shqipëria u kualifikua për në Europian për herë të dytë në histori, ndërkohë që edhe kualifikimi në “Play Off” të Botërorit, është një tjetër arritje historike për kuqezinjtë.
Në këto 3 vite, Silvinjo ka pasur lojtarë të shumtë në kontingjent, por nëse shohim debutimet me trajnerin brazilian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në 3 vite si trajner, Silvinjo ka marrë në Kombëtare 16 lojtarë të rinj, ose më saktë kanë debutuar 16 lojtarë duke qenë se pjesë tjetër kanë qenë me kuqezinjtë edhe para se ai të vinte si trajner i Shqipërisë.
DEBUTUESIT- Me fanellën e Shqipërisë, kanë luajtur për herë të parë 16 lojtarë nën drejtimin e Silvinjos dhe duke nisur që nga porta e deri në sulm, alternativat kanë qenë të shumta. Kështu, në portë ka qenë Simon Simoni gardiani që ka debutuar me fanellën e Shqipërisë nën drejtimin e Silvinjos, ndërkohë që në mbrojtje ka pasur vetëm 2 debutime. Klisman Cake ishte lojtari që luajti në miqësore ndaj Jordanisë në muajin tetor ndërkohë që ka debutuar në miqësore me Gjibraltarin edhe mbrojtësi Maldini Kacurri që aktivizohej me të rinjtë e Arsenalit.
Në mesfushë, lojtarët që kanë debutuar për Shqipërinë, janë të shumtë dhe mesfusha ka qenë reparti me më shumë prurje nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Kështu, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Medon Berisha, Sebastjan Spahiu e Anis Mehmeti janë futbollistët që debutuan për skuadrën tonë ndërsa në repartin e sulmit, ka pasur të tjerë emra të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Kristian Shpendi, Arbër Hoxha, Indrit Tuci, Jasir Asani, Arbnor Muja, Mirlind Daku, Marvin Çuni janë sulmuesit që kanë debutuar me fanellën e Shqipërisë gjatë kohës që Silvinjo ka drejtuar kuqezinjtë.
MË TË PËRDORURIT – Nëse shohim futbollistët të cilët Silvinjo ka përdorur më shumë nga debutuesit, ka fakte interesante duke qenë se protagonist absolut mbetet Jasir Asani. Sulmuesi i Esteghlalit ishte një nga heronjtë e kualifikimit për në Europian, ku me golat e tij i dha Shqipërisë shumë pikë duke kontribuuar jo pak me fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi ka shënuar 6 gola me kuqezinjtë dhe është aktivizuar në 25 ndeshje. Askush nga debutuesit nuk ka shënuar më shumë se Asani dhe njëkohësisht askush s’ka luajtur më shumë megjithëse sulmuesi nuk është preferuar në kualifikueset e Botërorit. Pavarësisht se Asani është grumbulluar në të gjitha ndeshjet, ai luajti vetëm në sfidën e parë ndaj Anglisë e më pas u la në stol nga Silvinjo duke mos marrë më minuta në ndeshje zyrtare.
Pas Asanit, në renditje ka vend edhe për Arbër Hoxhën, i cili luan në të majtë të sulmit. Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka luajtur 21 ndeshje me kuqezinjtë por ka shënuar vetëm 1 gol në ndeshjen ndaj Jordanisë. Në kuotën e 15 ndeshjeve është Mirlind Daku, që me Shqipërinë ka shënuar 1 gol, e këtë e ka bërë pikërisht kundër Polonisë ndërkohë që Shehu me 7 ndeshje e Tuci me Pajazitin me nga 5 ndeshje, mbyllin pesëshen e lojtarëve më të aktivizuar që nga debutimi i tij.
DEBUTUESI MË I RI- Silvinjo nuk është nga ata trajnerë që ka dëshirë të madhe që të aktivizojë të rinjtë dhe këtë e ka thënë edhe nëpër konferenca. I pyetur shpesh për risi në listë, Silvinjo i ka qëndruar faktit se nuk është kohë eksperimentesh por duhet eksperiencë dhe lojtarë që kanë kontribuuar. Kështu, nëse shohim lojtarin më të ri në moshë që ka debutuar për Shqipërinë nën drejtimin e Silvinjos, është mbrojtësi Maldini Kacurri në miqësore. Qendërmbrojtësi ka debutuar me Shqipërinë pak muaj më parë dhe ishte 19 vjeç e 11 muaj në ditën që ka luajtur me fanellën kuqezi. Pas tij renditet Medon Berisha. Mesfushori i Leçes ka debutuar me Shqipërinë kur ishte 20 vjec, 7 muaj e 13 ditë ndërkohë që në vendin e tretë, renditet portieri Simon Simoni që ka debutuar 21 vjeç, 1 muaj e 21 ditë.
DEBUTUESI MË I VJETËR- Në muajin tetor, për herë të parë luajti me Shqipërinë Nazmi Gripshi. Mesfushori i Astanës u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë, e pikërisht në këtë miqësore, mori minutat e para me kuqezinjtë. Mesfushori ishte 28 vjeç, 3 muaj e 9 ditë duke qenë kështu lojtari me moshën më të madhe që ka debutuar në kohë të trajnerit brazilian. Jasir Asani renditet në vendin e dytë dhe çuditërisht, edhe pse ka bërë paraqitje dinjitoze me klubet edhe në të shkuarën, Asani u ftua për herë të parë nga Silvinjo dhe debutoi vetëm kur ishte 27 vjeç, 10 muaj e 8 ditë. Në vendin e tretë, renditet Juljan Shehu që u grumbullua për herë të parë në mars të këtij viti që po lëmë pas dhe ishte 26 vjeç, 6 muaj e 18 ditë në ditën kur debutoi me Shqipërinë.
Shteti turk vazhdon hetimin dhe masat për të ndalur skandalin e rëndë të basteve dhe trukimeve në futbollin vendas. Pasi jan&eu...
Lojtari i Real Madridit, Dean Huijsen, po shijon pushimet dimërore me familjen e tij në Dubai. Duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve, a...
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 mil...
Me 3 golat e shënuar në fitoren e fundit në shifrat 3-2 kundër Flamurtarit, Vllaznia u rikthye të jetë një nga skuadrat q&e...
Denis Omedi është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tan...
Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ka vlerësuar talentin e Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, duke e kon...
Kur kanë mbetur pak ditë nga hapja e sesionit dimëror të merkatos, Milani ka nisur tashmë manovrat e tij. Sipas asaj që raporton g...
Një djalë 15-vjeçar vdiq pasi u ndje keq ndërsa luante futboll me miqtë. Ngjarja ndodhi vonë pasditen e së mërkur&eum...
Broja i dha fund “agjërimit”, teksa gjeti golin me fanellën e Burnleyt. Alan Smith, komentator dhe analist i njohur në Angli, k...
Rashford duket i dashuruar me Barcelonën. Sulmuesi, i cili nga Manchester United në huazim, ka shprehur dëshirën e tij të madhe p&eum...