SPORT

Shqipëria zbret në fushë, nis epoka Rolando Maran. Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e parë zyrtare

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 10:23

Shqipëria zbret në fushë, nis epoka Rolando Maran.

Shqipëria do të nisë sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë në krye të stolit.

Trajneri italian zuri vendin e Silvinjos, duke qenë në këtë mënyrë trajneri i ri i skuadrës, i cili do të udhëheqë Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Europianit të ardhshëm, duke pritur natyrisht se çfarë do të ndodhë në kualifikuese. Megjithatë, vëmendjen kryesore për momentin e zënë dy ndeshjet miqësore që luajnë kuqezinjtë pas pak ditësh në Tiranë.

Skuadra jonë luan ndaj Izraelit në datën 3 qershor në “Air Albania”, dhe vetëm 3 ditë më vonë, po në “Air Albania” do të presë Luksemburgun. Për trajnerin Maran, këto do të jenë ndeshjet e para nën drejtimin e skuadrës dhe natyrisht mund t’i shërbejnë për tu njohur më mirë me skuadrën dhe me lojtarët. Këto dy ndeshje, me shumë gjasa janë miqësoret e vetme që kuqezinjtë do të kenë duke qenë se në shtator nis Liga e Kombeve.

PËRGATITJET- Pak ditë më parë, trajneri Maran doli para mediave në konferencë shtypi dhe publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime, ku nuk munguan risitë dhe surprizat. Prej disa ditësh, një pjesë e mirë e lojtarëve që kanë përfunduar kampionatet me skuadrat e tyre, kanë mbërritur në Tiranë dhe janë stërvitur individualisht, teksa nuk ka munguar as rikuperimi për ta, pasi është fundi i kampionatit dhe shumë lojtarë janë të ngarkuar maksimalisht. Ndërkohë, ditën e djeshme është plotësuar grupi dhe sot do të zhvillohet seanca e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit të ri. Maran do të ketë mundësi të punojë pak ditë me grupin e plotë dhe më pas të vendosë për lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë ndaj Izraelit ndërkohë që pritet që të marrin minuta të gjithë futbollistët e grumbulluar me kuqezinjtë në këto dy teste miqësore. Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Shqipëria do të ketë edhe miqësoren e dytë me Luksemburgun ku sërish koha për të përgatitur takimin, do të jetë e limituar duke qenë se kuqezinjtë do të kenë një ditë rikuperim pas ndeshjes dhe më pas 2 seanca stërvitore të tjera.

RIVALËT- FSHF ka njoftuar ndeshjet me dy rivalët pak javë para se trajneri Maran të merrte drejtimin e Shqipërisë dhe ishte bërë e ditur se në këto miqësore, Shqipëria do të ishte e qartë për trajnerin. Dhe në fakt, pak ditë më parë u emërua trajneri i ri i cili do të ketë mundësi që të provojë skuadrën në dy rivalë jo shumë të fortë, sidomos miqësorja e dytë. Nga ana tjetër, skuadrat më të forta janë edhe në Botëror dhe kanë afat të limituar kohe dhe kanë kërkuar që të kenë miqësore me skuadra që gjithashtu luajnë në Botëror. Fakti që dy rivalët nuk janë të një niveli shumë të lartë, i jep mundësi kuqezinjve që të provojnë edhe lojtarë të tjerë që deri më tani nuk kanë pasur hapësira me skuadrën e Silvinjos, si Shpendi apo Hasa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan