SPORT

Skandali në futbollin turk/ 102 lojtarë të pezulluar për baste, përfshirë dy nga Galatasaray

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 09:09

Skandali në futbollin turk/ 102 lojtarë të pezulluar për

Futbolli turk po kalon një krizë të thellë morale dhe institucionale.

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka njoftuar sot pezullimin e 102 lojtarëve nga dy kategoritë më të larta të kampionatit, pas një hetimi të gjerë për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Sipas raportimeve të “Reuters”, mes të pezulluarve janë edhe Eren Elmali dhe Metehan Baltaci, lojtarë të klubit gjigant Galatasaray, të cilët janë dënuar përkatësisht me 45 ditë dhe nëntë muaj pezullim.

Në total, 25 lojtarë vijnë nga Superliga, ndërsa 77 të tjerë nga Kategoria e Dytë.

Ky zhvillim vjen pas një serie masash drastike të marra nga federata.

Vetëm disa javë më parë, 149 gjyqtarë dhe asistentë u pezulluan pasi hetimet zbuluan se shumë prej tyre kishin llogari bastesh dhe kishin vendosur baste mbi ndeshje të futbollit turk.

Hetimet u thelluan të hënën me arrestimin e tetë personave, përfshirë edhe presidentin e një klubi të Superligës, ndërsa 1,024 lojtarë nga të gjitha ligat u pezulluan përkohësisht.

Për pasojë, ndeshjet në kategoritë e dytë dhe të tretë janë shtyrë për dy javë.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e ka cilësuar këtë situatë si “një krizë morale në futbollin turk”.

Ai ka bërë të ditur se nga 571 gjyqtarë aktivë në ligat profesioniste, 371 kishin llogari bastesh, dhe 152 prej tyre ishin lojtarë aktivë në baste.

Një rast ekstrem përfshinte një gjyqtar që kishte vendosur baste 18,227 herë, ndërsa 42 gjyqtarë të tjerë kishin vënë baste mbi më shumë se 1,000 ndeshje secili.

Federata ka paralajmëruar se hetimet do të vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e ndëshkimeve të reja ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të përfshirë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?