Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...

Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte – dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit. Për 39 ditë, 48 kombëtare do të garojnë për trofeun më të lakmuar në sport, në një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.
Këtu mund të mësoni shumëçka për favoritët, yjet, formatin e ri të garës, oraret, biletat dhe zhvillimet që po e shoqërojnë turneun para fishkëllimës së parë.
Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, shënon herën e parë që tri vende e organizojnë së bashku kampionatin që mbahet çdo katër vjet.
Ky do të jetë Botërori më i madh deri më tani sa i përket numrit të pjesëmarrësve.
Ndeshja hapëse e garës do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në Meksiko Siti, të enjten, pra sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Finalja do të luhet më 19 korrik, në Nju Xhersi të SHBA-së.
Kjo Kupë e Botës është e para që përfshin 48 shtete, për dallim nga Botërorët e mëparshëm, që kishin nga 32 sosh.
Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia janë në mesin e kombëtarëve të mëdha, që do të garojnë për trofeun më prestigjioz në futboll.
Këtij Botërori do t’i mungojë fituesja e katërfishtë e Kupës, Italia, që nuk arriti të kualifikohet, ashtu siç nuk arritën as Kosova dhe Shqipëria – megjithëse ishin afër, dështuan në plajof dhe nuk do t’i shohim për herë të parë në një Botëror.
Kombëtaret pjesëmarrëse sivjet janë të ndara në 12 grupe, me nga katër ekipe.
Dy ekipet e para në grup, me më së shumti pikë (fitorja siguron 3, barazimi 1), do të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e radhës të garës – e cila njihet si rrethi i 32 më të mirëve.
Pjesa e mbetur e rrethit të 32 më të mirëve do të përbëhet nga ekipet që do të zënë vendin e tretë në grup gjatë fazës grupore, dhe që do të kenë rezultate më të mira në përgjithësi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të eliminohen në grupe.
Nuk do të ketë gjuajtje të penalltive për të përcaktuar ekipin fitues gjatë ndeshjeve në grupe. Por, në fazat e ardhshme, nëse një ndeshje përfundon me barazim, atëherë do të luhen edhe 30 minuta shtesë. Nëse prapë nuk ka fitues, atëherë do të zhvillohen penalltitë.
Në çfarë oraresh luhen ndeshjet?
Tifozët në Kosovë, dhe në Evropë në përgjithësi, duhet të përgatiten për net të gjata, ose për t’u zgjuar shumë herët në mëngjes, të paktën gjatë dy javëve të para të turneut.
Ndeshjet e Kupës së Botës fillojnë qysh pas mesnate për tifozët në Evropë, më saktë nga ora 1 e mëngjesit e tutje.
Ka, gjithashtu, ndeshje që nisin në orën 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë, por edhe në orët e përshtatshme si 18 dhe 21.
Plot 35 ndeshje të fazës së grupeve fillojnë mes mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë.
Edhe disa nga ndeshjet e fazës eliminatore nuk do të zhvillohen në orare shumë të favorshme, por shikuesit evropianë do të lehtësohen kur të mësojnë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21, sipas kohës lokale në shumicën e vendeve të Kontinentit të Vjetër.
Dy prej kombëtareve që po shihen si favoritet kryesore janë kampionia e dyfishtë, Franca, si dhe Spanja, e cila e ka fituar kampionatin një herë.
Franca ka një skuadër yjesh, përfshirë Kylian Mbappen, Ousmane Dembelen dhe Michael Olisen. Spanja, ndërkaq, var shpresat te të rinjtë e talentuar, siç është 18-vjeçari Lamine Yamal.
Edhe kampionia në fuqi, njëherësh fituese e trefishtë e Botërorit, Argjentina, së bashku me favoritin tradicional, Brazilin – kombëtaren më të suksesshme në Botëror – kanë shanset e tyre reale.
Brazili synon trofeun e gjashtë botëror, i cili do të ishte i pari nga viti 2002.
Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, është përballur me kritika të ashpra për strategjinë e saj të çmimeve të biletave për këtë Kupë Bote.
Kur biletat dolën në shitje të përgjithshme në janar, çmimet silleshin nga rreth 122 euro deri në rreth 7.570 euro. Megjithëse disa bileta më vonë u ofruan me çmime më të ulëta, të tjerat janë shtrenjtuar ndjeshëm – deri në rreth 28.740 euro për finalen.
Çmimet e rishitjes janë edhe më të larta në tregun dytësor.
Në prill, platforma zyrtare e FIFA-s për rishitjen e biletave listonte katër bileta për finalen me çmim pak më të ulët se 2.3 milionë dollarë secila. Edhe pse FIFA nuk i kontrollon çmimet në këtë platformë, ajo përfiton një komision prej 30 për qind nga çdo rishitje.
Muajin e kaluar, FIFA konfirmoi se kombëtarja e Iranit e kishte zhvendosur kampin e saj nga Arizona në Meksikë, si pasojë e bombardimeve të nisura në shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.
Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi në fillim të prillit, ka pasur sulme mes palëve kohë pas kohe.
Ditët e fundit pati raportime se futbollistët e Iranit do të lejoheshin të hynin në SHBA jo më herët se ditën e ndeshjeve të tyre, por kjo u hodh poshtë nga SHBA-ja.
“Këto komunikata janë të pavërteta. Falë zemërgjerësisë së presidentit Donald Trump, ekipi iranian do të jetë në gjendje të mbërrijë një ditë para ndeshjeve”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.
Por, disa anëtarëve të ekipit iranian nuk iu lëshuan viza, përfshirë “anëtarë kyç të stafit drejtues dhe administrativ”, sipas Federatës së Futbollit të Iranit. Mes tyre: menaxheri i ekipit, dy analistë të ekipit, drejtori i mediave dhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Ambasadës së Iranit në Meksikë.
Ndërkohë, gjyqtarit somalez të futbollit, Omar Artan, iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjeve të tij me persona të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste”, sipas zyrtarëve amerikanë.
Artan – i shpallur gjyqtari më i mirë i Afrikës në vitin 2025 – pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Kupe Bote, por iu mohua hyrja në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit të hënën, pavarësisht se posedonte pasaportë diplomatike dhe vizë amerikane.
Somalia është një nga 12 vendet që përfshihen në listën e ndalimit të udhëtimit, të vendosur nga presidenti Trump./REL
Për të luftuar kostot e larta të transportit në SHBA, lojtarët e Gjermanisë kanë vendosur të mbulojnë kostot e tr...
Neymar mungoi përsëri në seancën stërvitore të ekipit kombëtar të Brazilit dje, raporton Foot Mercato. Vërehet s...
Interi po lëviz me vendosmëri në merkaton e verës dhe objektivi i parë i madh për trajnerin Kristian Kivu duket se ësht&eum...
Revista prestigjioze Time ka përfshirë Gerry Cardinale në listën e 100 personave më me ndikim në botën e sportit për v...
Çelsi ka shfaqur interes për transferimin e Dani Olmos gjatë verës, me kërkesë të trajnerit të ri Xabi Alonso, i cil...
Michael Olise mbylli një sezon fantastik me Bayern Munich, por vërtetoi se është një lider i vërtetë edhe në një ...
Klubi i Partizanit ka bërë një lëvizje të bujshme për të siguruar trajnerin për edicionin e ardhshëm. Presidenti ...
Kupa e Botës për Meshkuj pritet të jetë ngjarja më e madhe e basteve të të gjitha kohërave, me më shumë se 5...
Numërimi mbrapsht ka mbaruar. Kupa e Botës 2026 ka mbërritur në Mexico City. Java e hapjes së festimeve e ka transformuar kryeqyteti...
Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ka fituar përballjen ligjore me klubin algjerian CR Belouizdad, pasi Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve n&eum...