SPORT

Tifozeri e zjarrtë dhe e kushtueshme për Elbasanin, klubi gjobitet me 31.5 milionë lekë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 09:30
Tifozeri e zjarrtë dhe e kushtueshme për Elbasanin, klubi gjobitet me

Elbasani ka qenë pa diskutim një nga fenomenet më të bukura të sezonit 2025-2026 në futbollin shqiptar. Rikthimi i verdhebluve në elitë është shoqëruar me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët, të cilët kanë mbushur vazhdimisht stadiumin ”Elbasan Arena” dhe kanë krijuar një atmosferë që rrallë shihet në stadiumet shqiptare.

Në çdo ndeshje, si brenda ashtu edhe jashtë fushe, Elbasani është mbështetur nga mijëra tifozë. Kjo prani masive ka qenë një tregues i qartë i lidhjes së fortë mes qytetit dhe skuadrës, duke e kthyer ekipin në një nga klubet me ndjekjen më të madhe në vend. Për shumë kundërshtarë, ndeshjet në Elbasan kanë qenë ndër më të vështirat jo vetëm për shkak të forcës së skuadrës, por edhe për shkak të atmosferës së krijuar nga tribunat.

PASION ME KOSTO – Megjithatë, pasioni i madh i tifozëve ka sjellë edhe pasoja të rënda financiare. Gjatë gjithë sezonit, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar vazhdimisht klubin për incidente të ndryshme të shkaktuara në tribuna. Hedhja e sendeve në fushë, përdorimi i mjeteve piroteknike, kori fyes dhe sjellje të tjera të konsideruara në kundërshtim me rregulloret disiplinore kanë sjellë një seri gjobash që, të marra së bashku, kanë krijuar një faturë shumë të rëndë për klubin.

FATURA – Në total, Elbasani do të paguajë 3 milionë e 150 mijë lekë të reja vetëm në gjoba gjatë këtij sezoni. Kjo shifër e vendos klubin mes skuadrave më të penalizuara financiarisht dhe tregon qartë se sa e kushtueshme ka qenë sjellja e tifozëve. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, e cila mund të kishte shërbyer për investime të rëndësishme në merkato, në përforcimin e skuadrës, në akademinë e moshave apo në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të klubit. Ndëshkimi më i madh i sezonit erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Tiranë 500 mijë lekë të reja, si edhe pa praninë e spektatorëve në dy ndeshjes e para të sezonit të ardhshëm në shtëpi.

Po ashtu, përballjet ndaj Vllaznisë, Partizanit dhe Dinamos kanë sjellë penalitete të ndjeshme, ndërsa takimet kundër Egnatias, Teutsë, Bylisit dhe Flamurtarit kanë shtuar më tej faturën. Fakti që gjobat janë shpërndarë përgjatë gjithë sezonit tregon se nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara, por me një problem të përsëritur që ka shoqëruar ekipin nga java e parë deri në fund të kampionatit. Shuma prej 3 milionë e 150 mijë lekësh përfshin vetëm gjobat e vendosura nga Komisioni i Disiplinës. Në disa raste, klubi është detyruar të paguajë edhe dëmshpërblime shtesë, çka e ka rritur akoma më shumë barrën financiare. Kjo do të thotë se kostoja reale e incidenteve të shkaktuara nga tifozët ka qenë edhe më e lartë sesa shifra zyrtare e publikuar.

MËSIM PËR TË ARDHMEN – Pavarësisht kostove të mëdha, mbështetja e tifozëve mbetet një nga pikat më të forta të Elbasanit. Pak skuadra në Shqipëri mund të krenohen me një prani kaq të madhe dhe me një atmosferë kaq elektrizuese në stadium. Sfida për sezonin e ardhshëm është që ky pasion të shprehet në mënyrë të organizuar dhe të përgjegjshme. Nëse energjia e tribunave kanalizohet pozitivisht, Elbasani mund të vazhdojë të jetë ndër skuadrat me mbështetjen më të madhe në vend, pa u përballur me penalitete që rëndojnë mbi financat e klubit.

REKORD TIFOZËSH, REKORD GJOBASH – Sezoni 2025-2026 ka nxjerrë në pah dy realitete të kundërta për Elbasanin. Nga njëra anë, skuadra ka rikthyer në stadium mijëra tifozë dhe ka krijuar një nga atmosferat më të forta në futbollin shqiptar. Nga ana tjetër, klubi është detyruar të përballojë një faturë shumë të lartë prej 3.15 milionë lekësh të reja vetëm në gjoba. Është një shifër që tregon se pasioni i tifozëve është një forcë e madhe, por që duhet shoqëruar me përgjegjësi. Vetëm në këtë mënyrë, Elbasani mund të ruajë statusin e tij si një nga klubet me mbështetjen më të madhe në Shqipëri, pa paguar një çmim kaq të lartë financiar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?