VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” premton të jetë një nga më të veçantët në historinë e çmimit prestigjioz. Këtë vit, ceremonia do të sjellë një ndryshim historik, pasi pas shumë vitesh nuk do të organizohet në Paris.
Më 26 tetor 2026, Londra do të presë ceremoninë e madhe, në një event që përkon me 70-vjetorin e trofeut. Zgjedhja e kryeqytetit britanik nuk është rastësore: ceremonia do të zhvillohet në vendin që lidhet me fituesin e parë të “Topit të Artë”, anglezin Stanley Matthews, i cili triumfoi në vitin 1956.
30 emra për meshkuj dhe 30 për femra
Emrat e kandidatëve do të bëhen publikë më 8 shtator, kur “France Football” do të publikojë listat zyrtare. Si në edicionet e mëparshme, në kategorinë e meshkujve do të jenë 30 futbollistë në garë, ndërsa 30 do të jenë kandidaturat për çmimin e femrave.
Por ndryshe nga disa vite të fundit, këtë herë gara duket e hapur dhe pa një emër që të konsiderohet favorit i padiskutueshëm. Mes futbollistëve që pritet të jenë në qendër të vëmendjes janë Rodri, Lamine Yamal, Fabián Ruiz, Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi. Performancat në klub dhe me kombëtaret, veçanërisht në Botëror, do të kenë një peshë të rëndësishme.
Si do të përcaktohet fituesi?
Vlerësimi do të bazohet në paraqitjet gjatë sezonit 2025/26, duke përfshirë edhe performancën në Kupën e Botës. Fituesi do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare gazetarësh. Për meshkujt votojnë përfaqësues nga 100 vendet e para të renditjes së FIFA-s, ndërsa për femrat juria përbëhet nga gazetarë nga 50 vendet e para.
Çdo anëtar i jurisë zgjedh 10 futbollistë nga lista e 30 kandidatëve dhe i rendit sipas preferencës. Pikët shpërndahen në këtë mënyrë:
15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë.
Në fund, futbollisti që grumbullon totalin më të lartë shpallet fitues i “Topit të Artë”.
Edhe trofe të tjerë në ceremoninë e madhe
Mbrëmja e 26 tetorit nuk do të jetë vetëm për “Topin e Artë”. Gjatë ceremonisë do të ndahen edhe disa prej çmimeve më prestigjioze individuale dhe ekipore. Në listë janë Kopa Trophy për talentin më të mirë të ri, Yashin Trophy për portierin më të mirë dhe Gerd Müller Trophy për golashënuesin më të mirë.
Gjithashtu do të jepet Johan Cruyff Trophy për trajnerin më të mirë, çmimi për Klubin e Vitit në kategorinë e meshkujve dhe femrave, si dhe Sócrates Award, që vlerëson kontributin në iniciativa sociale dhe humanitare.
Me listat që do të publikohen më 8 shtator, nis zyrtarisht një tjetër garë për trofeun që çdo vit kurorëzon futbollistin më të mirë në botë.
Los Angeles Clippers kanë shpallur një betejë të hapur me NBA-në pas një prej sanksioneve më të rënda në histo...
Régis Fernandes da Silva, i njohur në botën e futbollit si “Régis Pitbull”, dikur shihej si një prej talenteve brazilia...
US Open vijon me sfidat e raundit të dytë, ku nuk kanë munguar përballet e forta dhe surprizat. Në turneun e meshkujve, Al...
Ferrari dhe Mercedes tashmë po luftojnë në Monza, por kjo nuk është e gjitha. Charles Leclerc vendosi kohën më të sh...
Saliu Guindo u afrua me bujë te Dinamo në verën e kaluar pasi kishte mbyllur aventurën me Dinamon. 29-vjeçari nuk i përmbushi ...
Luis Enrique do të rikthehet të përballet me futbollin italian në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të ketë përba...
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, është transferuar te Al-Hilal në Arabinë Saudite për një shumë prej rreth 70 mili...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Jamal Musiala pësoi disa kriza të të fikëtit gjatë ndeshjeve parasezonale të Bayern Munich. E para ndodhi ku...
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më larg Torinos. Përjashtimi i sulmuesit kosovar nga lista e UEFA-s për Euro...