Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

Bota e futbollit është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billy Vigar, i cili humbi jetën në moshën vetëm 21-vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë në kokë të pësuar gjatë një ndeshjeje në Angli. Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë në një ndeshje të zhvilluar të shtunën në stadiumin e Wingate & Finchley, në kuadër të Isthmian League Premier Division.
Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, Vigar u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos në komë të induktuar, shkruan “Daily Mail”. Familja e tij konfirmoi me dhimbje lajmin e trishtë: “Pas një dëmtimi të rëndë në tru të shtunën, Billy u vendos në koma të induktuar. Të martën iu nënshtrua një operacioni për të ndihmuar në rikuperimin e mundshëm, por për fat të keq, dëmtimi ishte shumë i rëndë. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes. Jemi të shkatërruar, por të prekur nga dashuria që ka marrë Billy nga bota e sportit.”
Klubi i Chichester City, ku Vigar aktivizohej këtë sezon, anuloi ndeshjen e fundjavës dhe publikoi një mesazh ngushëllimi: “Me shumë trishtim konfirmojmë ndarjen nga jeta të Billy Vigar. Ai ishte një djalë i dashur dhe një pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.” Vigar ishte pjesë e ekipit U21 të Arsenalit deri në vitin e kaluar dhe gjatë karrierës së tij të shkurtër ishte huazuar edhe te Derby County dhe Eastbourne Borough, ku la përshtypje shumë pozitive.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e futbollit anglez. Mes shumë mesazheve prekëse, Federata Angleze e Futbollit (FA) shkroi: “Jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Billy Vigar. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.”
Derby County, një prej ekipeve ku ai aktivizohej më parë, deklaroi: “Billy ishte pjesë e ekipit tonë U21 gjatë sezonit 2022/23. Humbja e tij është një tronditje për të gjithë në klub. Mendimet tona janë me të afërmit e tij.” Eastbourne Borough shtoi: “Billy ishte një djalë i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë jemi të tronditur.” Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës në të gjitha ligat jo-profesionale në Angli, në nder të Vigar.
Inter Miami e shkatërroi New York City-n 4-0 në transfertë, me një dopiedë nga Leo Messi, duke i siguruar kualifikimin për në...
Ndeshja e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë u ndërpre pas disa minutash të pjesës së dytë. Në minut&...
Taulant Seferi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në kategorinë e dytë turke, me fanellën e Bodrumspor, duke shënuar me rr...
Arne Slot ka konfirmuar se Giovanni Leoni do t'i nënshtrohet një vlerësimi të mëtejshëm pas dëmtimit që e detyroi të...
Serbi-Shqipëri është një sfidë jetike për kuqezinjtë, por është e tillë edhe për Serbinë. Rivalë...
Lara Colturi është gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës, i katërti për skiatoren e Shqipëris&...
EFL Cup ishte një shans i artë për Brojën, jo vetëm për të fituar minuta, por mbi të gjithë për të bind...
Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj do të blejë klubin e futbollit të Lushnjës. Mbrëmjen e së hënës në emisionin...
Pasi Paris Saint-Germain fitoi çmimet kryesore në galanë e “Topit të Artë” – për klubin më të mir&eu...
Armando Broja është zgjedhur titullar në ndeshjen Burnley-Cardiff, e vlefshme për fazën e 1/16-ve në EFL Cup në Angli. Sulmue...